• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shpallen fituesit e parë të naftës, sa para përfitojnë fermerët sipas kulturave bujqësore

Editor Nga Editor
4 Tetor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Shpallen fituesit e parë të naftës, sa para përfitojnë fermerët sipas kulturave bujqësore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka publikuar listën me 1277 përfituesit e parë të skemës së mbështetjes me naftë për punime të mekanizuara në bujqësi. Përzgjedhja e këtyre fermerëve është bërë në bazë të aplikimeve të kryera në platformën e-Albania, ku aplikantët kanë vetëdeklaruar kulturat bujqësore të mbjella ose të planifikuara për mbjellje. Çdo parcelë e deklaruar është shoqëruar me dokumentacionin përkatës të pronësisë ose të përdorimit, si dhe me të dhënat për kulturën që është ose do të mbillet në atë sipërfaqe.

Mbështetja financiare për fermerët është e përcaktuar në bazë të një vendimi qeverie dhe ndryshon sipas llojit të kulturës bujqësore. Shuma maksimale që mund të përfitohet arrin deri në 186 euro për hektar. Për bimët e arave, mbështetja varion nga 18,582 lekë për hektar për kulturat pranverore si misri, fasulet, luledielli, soja dhe sorgumi, në 12,714 lekë për hektar për bimët e lashta si gruri, tërshëra, thekra, elbi, bimët foragjere njëvjeçare dhe ato industriale si patatja, duhani, panxhari dhe pambuku. Ndërkohë, për bimët foragjere shumëvjeçare dhe ato aromatike-mjekësore, mbështetja është 8,802 lekë për hektar.

Në sektorin e drufrutorëve, kultivimi i mollës mbështetet me 18,582 lekë për hektar, ndërsa për frutat e tjera, ullirin, agrumet dhe vreshtat jepen 15,648 lekë për hektar. Për kulturat si arra, bajamet, lajthitë dhe gështenjat jepen 13,692 lekë për hektar, ndërsa për fidanët e të gjitha bimëve farore, bërthamore dhe arrore mbështetja arrin në 16,626 lekë për hektar.

Për sa i përket perimeve, pagesa për naftën është 14,670 lekë për hektar për të gjitha llojet e perimeve të fushës në sezonin e parë, përfshirë shalqirin, pjeprin dhe luleshtrydhen, ndërsa për perimet e serës në sezonin e parë jepen 16,626 lekë për hektar.

Fermerët mund të përfitojnë deri në 100% të vlerës për sipërfaqet deri në 10 hektarë. Për sipërfaqet mbi këtë kufi, mbështetja reduktohet në 50%, me përjashtim të atyre që kanë aplikuar si “Grup fermerësh” ose si “Shoqëri e Bashkëpunimit Bujqësor” (SHBB), të cilët përfitojnë të plotë vlerën.

Të gjitha aplikimet e shpallura fituese kanë kaluar më parë në një kontroll të plotë administrativ për të verifikuar përputhshmërinë e vetëdeklarimeve me dokumentacionin përkatës për parcelat, sipërfaqet dhe kulturat bujqësore. /Skyweb.al

 

Etiketat: nafta
Artikulli para

Rama: Aty ku vihet zjarr, nuk do të ndërtohet për 30 vite, do t’i mbjellim me dronë

Artikulli pas

“The Economist”: Mos taksoni të pasurit!

Editor

Editor

Nga Kategoria

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete
Ekonomi

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator
Ekonomi

70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

28 Gusht, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Ekonomi

Leku “letër”, tregu përmbytet me para si KURRË më parë

28 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Java mbyllet me rritje për Dollarin dhe Euron

28 Gusht, 2026
Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës
Aktualitet

Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës

28 Gusht, 2026
Artikulli pas
“The Economist”: Mos taksoni të pasurit!

“The Economist”: Mos taksoni të pasurit!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama thotë se Shqipërisë po i buzëqesh fati në procesin integrues në BE
Aktualitet

Rama fton në bashkëbisedim publik protestuesit për Zvërnecin: Mblidhuni 20 veta dhe bujrum!

Nga Editor
2 Qershor, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ftoi sot në një bashkëbisedim publik një grup prej 20 personash, si përfasues të protestuesve për Zvërnecin...

Lexo të plotë
WhatsApp vendos kuotë mujore për mesazhet pa përgjigje

WhatsApp hap rrugën për biseda me përdorues të aplikacioneve të tjera

12 Nëntor, 2025
Jamie anglezi dhe Xhoni shqiptari

Jamie anglezi dhe Xhoni shqiptari

4 Prill, 2025
Lëshimi i apartamenteve me qira ditore nuk kërkon NIPT, por tatimi do të paguhet te DIVA

Lëshimi i apartamenteve me qira ditore nuk kërkon NIPT, por tatimi do të paguhet te DIVA

22 Shtator, 2025
“Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale

“Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale

6 Gusht, 2026

Të Fundit

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

28 Gusht, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr