• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“The Economist”: Mos taksoni të pasurit!

Editor Nga Editor
4 Tetor, 2025
në Ekonomi
A A
“The Economist”: Mos taksoni të pasurit!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Franca ndodhet në një gropë të thellë fiskale. Këtë vit, qeveria pritet të ketë një deficit prej 160 miliardë eurosh, më shumë se 5% e PBB-së. Investitorët janë të shqetësuar dhe politikanët duhet të gjejnë mënyra për të ulur këtë hendek. Ekonomistët e majtë, dhe një numër gjithnjë e më i madh i atyre centristë, propozojnë rikthimin e një takse mbi pasurinë. Gabriel Zucman nga Shkolla e Ekonomisë në Paris, ka propozuar një taksë vjetore prej të paktën 2% mbi pasuritë që tejkalojnë 100 milionë euro. Por, edhe pse argumentet e sotme janë më të sofistikuara se më parë, ato janë po aq të gabuara.

Në vitin 1990, shumë vende të OECD-së kishin taksa mbi pasurinë. Por me kalimin e kohës, kjo qasje ka humbur mbështetjen. Austria e hoqi taksën në vitin 1994, Gjermania në 1997 dhe Suedia në 2007. Edhe vetë Franca e braktisi në 2018. Aktualisht, vetëm tre vende të pasura, Norvegjia, Spanja dhe Zvicra vazhdojnë të kenë një taksë të tillë. Pse u braktis? Sepse nuk funksionoi. Rishikimi i mirënjohur “Mirrlees Revieë”, publikuar nga Instituti për Studime Fiskale në vitin 2011, përfundoi se taksat mbi pasurinë “mund të sjellin pak të ardhura dhe mund të jenë të padrejta e joefikase”. Vlerësimi i saktë i pasurisë është i vështirë dhe të pasurit kanë prirjen t’i shmangen taksave duke u larguar nga vendi.

Si rezultat, taksat mbi pasurinë nuk sjellin shumë të ardhura. Disa në të djathtën politike mund të ekzagjerojnë dëmet ekonomike të tyre, por edhe rishikimi i OECD-së gjeti “pak argumente” në favor të tyre përveç atyre që tashmë mbulohen nga taksat mbi fitimet kapitale dhe trashëgiminë. Sidoqoftë, të pasurit në vendet e pasura gjithsesi paguajnë taksa të larta. Në SHBA, për shembull, norma efektive e taksimit shkon nga 2% për 20% më të varfër deri në 45% për 0.01% më të pasurit.

Megjithatë, diskutimet për rikthimin e taksës mbi pasurinë nuk janë të kufizuara vetëm në Francë. Ato janë duke u shqyrtuar edhe në Britani, Gjermani dhe Australi. Në SHBA, presidenti Joe Biden propozoi një taksë mbi fitimet e parealizuara kapitale, një formë tjetër e taksës mbi pasurinë.

Edhe pse ekonomistët janë të vetëdijshëm për problemet e kësaj takse, një numër në rritje mbështesin rikthimin e saj. Olivier Blanchard, ish-kryeekonomist i FMN-së, ka përkrahur një taksë në stilin e Zucman, por me një normë më të ulët. Argumenti është se për të shmangur një valë tjetër populizmi, publikut duhet t’i tregohet se edhe të pasurit po mbajnë barrën. Një taksë e tillë, që gëzon mbështetjen e 86% të popullsisë franceze, mund të duket si mënyra perfekte për ta arritur këtë. Por është një argument joshës dhe i gabuar.

Një taksë në stilin e Zucman mund të jetë e popullarizuar tani, por kjo mbështetje është e paqëndrueshme. Publiku ka qëndrime kontradiktore ndaj taksave. Amerikanët, për shembull, duan taksa progresive në teori, por kundërshtojnë taksat e tilla kur i shohin në praktikë. Një studim nga Ursula Dallinger tregon se mbështetja për taksat mbi pasurinë ndryshon në varësi të gjendjes ekonomike. Franca rrezikon të mbetet me një politikë që dëmton ekonominë dhe nxit pakënaqësi politike.

Edhe nëse kjo taksë mbetet popullore, nuk do të arrijë qëllimet e saj. Publiku mund të ndjejë një kënaqësi të përkohshme duke ndëshkuar “plutokratët”, por kjo ndjenjë do të shuhet shpejt kur qeveria të njoftojë ulje në përfitimet sociale ose rritjen e moshës së pensionit. Taksa nuk do të sjellë mjaftueshëm të ardhura për të shmangur këto masa.

Mbështetësit e kësaj takse nënvlerësojnë rreziqet. Një taksë 2% mund të jetë vetëm fillimi. Zucman, në të kaluarën, ka propozuar një normë prej 8% për pasuritë më të mëdha në SHBA. Thomas Piketty, mentori i tij, ka shkuar më tej, duke propozuar taksa që konfiskojnë 90% të pasurive të mëdha. Madje ka sugjeruar që të pasurit që përpiqen të largohen nga Franca për të shmangur taksën, të ndalohen në aeroport.

Franca ka mënyra të tjera për të ndrequr financat publike pa bërë prerje të ashpra. Rritja e TVSH-së, si dhe taksat mbi tokën dhe pasuritë e paluajtshme, mund të sjellin të ardhura të qëndrueshme. Një taksë mbi karbonin do të ndihmonte gjithashtu. Dhe në fund, vendi do të duhet të përballet me realitetin e moshës së ulët të pensionit. Asnjë nga këto masa nuk është e lehtë, por zbatimi i një politike të keqe vetëm për të arritur një rezultat të mirë, është zakonisht një vendim i gabuar.

Përshtatur nga “The Economist”

/Skyweb.al

Etiketat: taksat
Artikulli para

Shpallen fituesit e parë të naftës, sa para përfitojnë fermerët sipas kulturave bujqësore

Artikulli pas

Dobi: Të kthejmë lavdinë që ka pasur ky stadium në vitet ’90, fitorja detyrim kundër Bylisit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!
Ekonomi

Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!

12 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 
Ekonomi

Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Dobi: Të kthejmë lavdinë që ka pasur ky stadium në vitet ’90, fitorja detyrim kundër Bylisit

Dobi: Të kthejmë lavdinë që ka pasur ky stadium në vitet ’90, fitorja detyrim kundër Bylisit

Të Përzgjedhura

Njihuni me kullat e reja në qendër të Tiranës
Ekonomi

Kompanitë fantazëm që do të ngrenë kulla mbi 20 kate! Njëra prej tyre u regjistrua vetëm një javë para marrjes së lejes

Nga SkyWeb
4 Tetor, 2026
0

Nion shpk është një kompani e themeluar në 18 korrik të këtij viti nga një shtetas i quajtur Kristi Joti....

Lexo të plotë
Sa prona ishin aktive në korrik për Air Bnb? Vlora vijon të ketë numrin më të lartë dhe fluksin më të madh

Sa prona ishin aktive në korrik për Air Bnb? Vlora vijon të ketë numrin më të lartë dhe fluksin më të madh

25 Gusht, 2026
“Ke një gjobë…”, polica jep alarmin për një skemë të sofistikuar mashtrimi online

“Ke një gjobë…”, polica jep alarmin për një skemë të sofistikuar mashtrimi online

25 Prill, 2026
VENDIMET/ KKTU miraton 13 leje për parqe fotovoltaike, lista

Parku fotovoltaik i dyti më i madh në vend duhet të nisë prodhimin e energjisë deri në fund 2027

19 Shkurt, 2026
Studentët që jetuan sikur të ishin në Hënë në malet e Zvicrës

Studentët që jetuan sikur të ishin në Hënë në malet e Zvicrës

28 Tetor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr