• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 1 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

LISTA/ Sa duhet të paguhet një infermier, mjek, berber dhe estetiste sipas qeverisë: Kush merr më pak, ka RRISK

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
30% e stafit shëndetësor shqiptar ka emigruar në Gjermani
Share on FacebookShare on WhatsApp

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe atë të kujdesit personal, një mekanizëm që do të përdoret për të identifikuar rastet e dyshuara të mosdeklarimit të pagave reale.

Sipas kësaj liste, pagat referencë në sektorin shëndetësor arrijnë nivele të larta për profesionet më të specializuara. Kirurgët e specializuar (neuro, kardio, ortopedi, plastike) dhe anestezistët kanë një pagë indikative prej 215 mijë lekësh, ndërsa kirurgët e përgjithshëm dhe specialistë si kardiologët apo neurologët janë në nivelin e 200 mijë lekëve.

Mjekët pediatër dhe gjinekologë janë vendosur në rreth 210 mijë lekë, ndërsa mjekët e përgjithshëm në 163 mijë lekë dhe mjekët e familjes në 165 mijë lekë. Për stomatologët paga indikative është 110 mijë lekë, ndërsa për dentistët e specializuar rreth 105 mijë lekë.

Në nivelet më të ulëta të këtij sektori, infermierët e përgjithshëm kanë një pagë referencë prej 100 mijë lekësh, kryeinfermierët 125 mijë lekë, ndërsa asistentët mjekësorë dhe dentarë rreth 85 mijë lekë. Laborantët mjekësorë janë në nivelin e 100 mijë lekëve, ndërsa teknikët e laboratorëve dentarë në rreth 80 mijë lekë.

Ndërkohë, në sektorin e kujdesit personal, lista përfshin edhe profesione që deri më tani nuk ishin në fokus të këtij mekanizmi. Berberët dhe parukierët kanë një pagë indikative prej 75 mijë lekësh, estetistët dhe kozmetistët 80 mijë lekë, ndërsa manikyristet, pedikyristet dhe trajnerët e palestrës gjithashtu në nivelin e 80 mijë lekëve. Instruktorët personalë janë vendosur më lart, me një pagë referencë prej 120 mijë lekësh.

Administrata Tatimore sqaron se këto nivele nuk janë detyrim ligjor për pagesë, por do të përdoren si bazë krahasimi për analizën e riskut.

“Tatimpaguesit që deklarojnë paga nën nivelin e pagave indikative për profesionet përkatëse, apo që ndryshojnë kategorizimin e profesionit të punonjësit me qëllim deklarimin e një page më të ulët, do të konsiderohen me risk dhe do të jenë objekt verifikimi nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Administrata u bën thirrje bizneseve të deklarojnë saktë pagat reale, duke theksuar se kjo masë synon rritjen e kontributeve dhe garantimin e pensioneve më të qëndrueshme për punonjësit në këto sektorë.

Etiketat: infermiermjek
Artikulli para

“Kompani publike për karburantet”, Rama: Paguajmë sigurimet shoqërore për kujdestarët e fëmijëve me aftësi ndryshe

Artikulli pas

Ambasada e SHBA-së jep alarmin: Grupe të lidhura me Iranin mund të bëjnë sulme në Shqipëri, KUJDES!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Në mes të krizës, qeveria shton dhe dy taksa të tjera mbi karburantet
Ekonomi

FAKTET/ A qendron deklarata e Ramës se heqja e taksës së qarkullimit ndaj karburanteve do t’i bënte shqiptarët të paguanin 4 herë më shumë?

Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO, është një “tigër letre”, e di edhe vetë Putin
Aktualitet

Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO, është një “tigër letre”, e di edhe vetë Putin

1 Prill, 2026
Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat
Ekonomi

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

1 Prill, 2026
Nuk do të reduktohet flota, transporti publik do marrë subvencionin për naftën
Ekonomi

Nuk do të reduktohet flota, transporti publik do marrë subvencionin për naftën

1 Prill, 2026
Bileta të lira dhe dhjetra destinacione të reja: Si u shndërrua TIA në portën e Shqipërisë me botën
Aktualitet

Bileta të lira dhe dhjetra destinacione të reja: Si u shndërrua TIA në portën e Shqipërisë me botën

1 Prill, 2026
Artikulli pas
Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH për sigurinë

Ambasada e SHBA-së jep alarmin: Grupe të lidhura me Iranin mund të bëjnë sulme në Shqipëri, KUJDES!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Skemë kriminale, SPAK dërgon për gjykim skandalin e mikrokredive
Aktualitet

Skemë kriminale, SPAK dërgon për gjykim skandalin e mikrokredive

Nga SkyWeb
23 Korrik, 2025
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen penale ndaj...

Lexo të plotë
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje

Dollari e nis të martën me rritje, euro nuk luhatet

3 Mars, 2026
1 në 2 biznese në Shqipëri ka dhënë rryshfet te administrata publike, rritje e fortë në 2025

1 në 2 biznese në Shqipëri ka dhënë rryshfet te administrata publike, rritje e fortë në 2025

15 Dhjetor, 2025
Ngriti padi për Diellën, flet aktorja Anila Bisha: Kush s’do kryeministrin, më urren edhe mua…është e rrezikshme

Ngriti padi për Diellën, flet aktorja Anila Bisha: Kush s’do kryeministrin, më urren edhe mua…është e rrezikshme

15 Shkurt, 2026
Andreas Wil Gerdes & Lumjana Shehu sjellin frymën e re të nomadizmit digjital në AllWeb Tirana!

Andreas Wil Gerdes & Lumjana Shehu sjellin frymën e re të nomadizmit digjital në AllWeb Tirana!

1 Nëntor, 2025

Të Fundit

Në mes të krizës, qeveria shton dhe dy taksa të tjera mbi karburantet

FAKTET/ A qendron deklarata e Ramës se heqja e taksës së qarkullimit ndaj karburanteve do t’i bënte shqiptarët të paguanin 4 herë më shumë?

1 Prill, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH për sigurinë

Ambasada e SHBA-së jep alarmin: Grupe të lidhura me Iranin mund të bëjnë sulme në Shqipëri, KUJDES!

1 Prill, 2026
30% e stafit shëndetësor shqiptar ka emigruar në Gjermani

LISTA/ Sa duhet të paguhet një infermier, mjek, berber dhe estetiste sipas qeverisë: Kush merr më pak, ka RRISK

1 Prill, 2026
“Kompani publike për karburantet”, Rama: Paguajmë sigurimet shoqërore për kujdestarët e fëmijëve me aftësi ndryshe

“Kompani publike për karburantet”, Rama: Paguajmë sigurimet shoqërore për kujdestarët e fëmijëve me aftësi ndryshe

1 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr