• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 29 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

‘Zero pagesa në rrugët me koncesion’ / Një premtim elektoral që mund t’i kushtojë shtetit miliona euro

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Maj, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
‘Zero pagesa në rrugët me koncesion’ / Një premtim elektoral që mund t’i kushtojë shtetit miliona euro
Share on FacebookShare on WhatsApp

“Rrugë pa pagesë” është një nga premtimet më të forta të Partisë Demokratike në këtë fushatë, por zbatimi i tij përballet me barriera ligjore dhe financiare. Kontratat koncesionare janë të mbrojtura me ligj dhe çdo ndërprerje e njëanshme mund t’i kushtojë shtetit miliona euro dëmshpërblime.

Esmeralda Topi
“Në javën e parë të qeverisjes, rrugët me pagesë do të jenë falas”  Ky është një nga premtimet më të bujshme që ish-kryeministri Sali Berisha ka artikuluar në kulmin e fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

“Trau do hiqet javën e parë, nuk do paguani asnjë qindarkë,” tha Berisha gjatë një takimi elektoral në Kukës, duke e cilësuar tarifimin e “Rrugës së Kombit” si një padrejtësi ndaj qytetarëve të Veriut.

Fakt

Aktualisht në Shqipëri janë dy akse rrugore që funksionojnë me pagesë për përdoruesit:

Milot-Morinë (Rruga e Kombit) – me tarifë 5 euro që nga viti 2018, dhënë me koncesion 30-vjeçar kompanisë “Albkalaj”.

Thumanë-Kashar – një autostradë me tarifë 2.1 euro nga 3 janari i këtij viti, dhënë me koncesion 35 vjeçar kompanisë “Gener2”.

Në të dy rastet, pagesat janë të sanksionuara në marrëveshje të mbrojtura me ligj, ku shteti ka detyrime ndaj kompanive private nëse ndalon njëanshmërisht zbatimin e kontratës.

A është rruga pa pagesë e mundur? Në teori, po. Në praktikë, me kosto të lartë. Nëse një qeveri vendos të kompensojë koncesionarin për të mbuluar mungesën e të ardhurave nga tarifimi, atëherë pagesa kalon nga xhepi i qytetarit te buxheti i shtetit pra sërish nga xhepi i qytetarit. Në vend që të parashtrohet një plan konkret për të negociuar ose përmirësuar kontratat, shpallet një masë drastike që ngre më shumë pikëpyetje sesa ofron zgjidhje.

“Ky premtim është më shumë një mesazh për votuesit, sesa një politikë e realizueshme pa pasoja,” argumentojnë ekspertët.

“Më shumë se një mundësi evidente, premtimin në fjalë nëse blloku opozitar fiton zgjedhjet, e shoh si një thjeshëzim i një problemi të komplikuar në një kontekst të fortë elektoral.  Gjithsesi është pozitive që debatohet publikisht për çështje të ndjeshme si për buxhetin e shtetit, ashtu edhe për buxhetin e familjeve”, thotë Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

“Një vendim i njëanshëm për të hequr tarifat, do të përfundonte në arbitrazh dhe shteti do të detyrohej të paguante miliona euro dëmshpërblim,” paralajmëron eksperti i ekonomisë Ilir Brasha.

Në të njëjtën linjë është edhe eksperti për ekonominë dhe financat Elvin Meka.

“Njëra mundësi është që qeveria të paguajë koston e prishjes se kontratës; tjetra është arbitrazhi, që sigurisht është jo më pak e kushtueshme”, thekson Meka.

Fatura e arbitrazhit

Shqipëria ka përfunduar disa herë në gjykata ndërkombëtare arbitrazhi për prishje të njëanshme të kontratave koncesionare. Vetëm nga çështjet e humbura, fatura për buxhetin ka kapur 181 milionë euro deri në fund të vitit 2023, sipas të dhënave nga Ministria e Financave. Çdo rast i ri rrezikon të shtojë barrën mbi buxhetin e shtetit. Në vazhdimësi Ministria e Financave ka rekomanduar forcimin e rolit negociues të institucioneve buxhetore dhe Avokaturës së Shtetit në çështjet e kësaj natyre.

“Kjo, me qëllimin final të lehtësimit, reduktimit dhe/ose shmangies së barrës financiare mbi buxhetin e shtetit” argumenton Ministria e Financave.

Ekspertët shpjegojnë se mënyra më e drejtë për të trajtuar kontrata të tilla është:

Rishikimi i tarifave, jo anulimi i tyre

Negociata për reduktim, jo prishje e njëanshme

Zhvillimi i rrugëve alternative publike, për të mos e lënë qytetarin pa zgjedhje

“Vetëm kështu mund të garantohet një sistem i drejtë dhe i qëndrueshëm i tarifimit,” argumenton Eduard Gjokutaj nga qendra ALTAX.

Po ashtu, ekspertët e vënë theksin tek rëndësia që ka auditimi i kostove të kontratave koncesionare.

“Më shumë sesa prishje të këtyre kontratave do ishte mirë të auditoheshin kostot ekstreme të koncesioneve, që përkthehen tarifa përdorimi jashtë çdo logjike ekonomike” thekson më tej Meka.

Përfundim 

Premtimi i PD-së për heqjen e menjëhershme të çdo pagese në rrugët me koncesion është i pambështetur në realitetin ligjor dhe financiar të kontratave ekzistuese. Ekspertët e financave dhe të infrastrukturës paralajmërojnë se një veprim i tillë do sillte kosto shumë të larta për buxhetin e shtetit dhe mund të sjellë përballje me arbitrazh ndërkombëtar. Ndaj, premtimi konsiderohet si retorikë elektorale pa plan konkret zbatimi. Në vend të rrugëve pa pagesë, Shqipëria ka më shumë nevojë për kontrata të ndershme, transparencë dhe politika të qëndrueshme. Sepse “rruga falas” nuk është asnjëherë falas. Dikush gjithmonë paguan. /Faktoje.al

Etiketat: koncensionirruga
Artikulli para

Tenderi i Albpetrol që flet mbi zhvatjen masive të naftës shqiptare: Pusi CA-58, Stream Oil, ARMO dhe babëzia ndaj pasurive nëntokësore

Artikulli pas

Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe dhunës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj pritet nga homologu polak: Integrimi i Shqipërisë në BE, domosdoshmëri gjeopolitike
Aktualitet

Presidenti Begaj pritet nga homologu polak: Integrimi i Shqipërisë në BE, domosdoshmëri gjeopolitike

28 Qershor, 2026
Çfarë përmban Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe ENI-t për energjinë
Ekonomi

Çfarë përmban Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe ENI-t për energjinë

28 Qershor, 2026
Shoferët problematikë, Lamallari: S’do ketë rëndësi mbiemri apo apo çmimi i makinës!
Aktualitet

Shoferët problematikë, Lamallari: S’do ketë rëndësi mbiemri apo apo çmimi i makinës!

28 Qershor, 2026
Zgjidhja nga sheshi, politika apo SPAK?
Aktualitet

AP: Kush qendron pas protestave në Shqipëri

28 Qershor, 2026
Kompani izraelite furnizuan fshehurazi Katarin dhe Arabinë Saudite me pajisje ushtarake
Aktualitet

Kompani izraelite furnizuan fshehurazi Katarin dhe Arabinë Saudite me pajisje ushtarake

28 Qershor, 2026
Kush zyrtar e informoi Armando Pacanin se ndaj tij ka urdhër arrest nga Gjermania?
Aktualitet

Kush zyrtar e informoi Armando Pacanin se ndaj tij ka urdhër arrest nga Gjermania?

28 Qershor, 2026
Artikulli pas
Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe dhunës

Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe dhunës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Barku i birrës” lidhet drejtpërdrejt me dëmtimet e zemrës te meshkujt
Shëndet

“Barku i birrës” lidhet drejtpërdrejt me dëmtimet e zemrës te meshkujt

Nga Editor
6 Dhjetor, 2025
0

Një studim i ri i publikuar nga Radiological Society of North America (RSNA) ka zbuluar se dhjami i grumbulluar në...

Lexo të plotë
Sardenja jo si të tjerat, miratohen tavanët e çmimeve të biletave drejt Romës dhe Milanos, si funksionon për të huajt

Sardenja jo si të tjerat, miratohen tavanët e çmimeve të biletave drejt Romës dhe Milanos, si funksionon për të huajt

20 Gusht, 2025
Hapet në Dubai hoteli më i lartë në botë

Hapet në Dubai hoteli më i lartë në botë

12 Dhjetor, 2025
Media italiane: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime

Media italiane: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime

9 Qershor, 2026
Jaht 1 milion euro, një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, zbulohet pse u thirr në SPAK biznesmeni Ermal Beqiri

Jaht 1 milion euro, një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, zbulohet pse u thirr në SPAK biznesmeni Ermal Beqiri

16 Shtator, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj pritet nga homologu polak: Integrimi i Shqipërisë në BE, domosdoshmëri gjeopolitike

Presidenti Begaj pritet nga homologu polak: Integrimi i Shqipërisë në BE, domosdoshmëri gjeopolitike

28 Qershor, 2026
Çfarë përmban Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe ENI-t për energjinë

Çfarë përmban Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe ENI-t për energjinë

28 Qershor, 2026
Shoferët problematikë, Lamallari: S’do ketë rëndësi mbiemri apo apo çmimi i makinës!

Shoferët problematikë, Lamallari: S’do ketë rëndësi mbiemri apo apo çmimi i makinës!

28 Qershor, 2026
Zgjidhja nga sheshi, politika apo SPAK?

AP: Kush qendron pas protestave në Shqipëri

28 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr