• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

“Nipërit” robotë iu bëjnë shoqëri gjyshërve të vetmuar

Editor Nga Editor
28 Nëntor, 2025
në Shëndet
A A
0
“Nipërit” robotë iu bëjnë shoqëri gjyshërve të vetmuar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ata kanë sy të mëdhenj e të buzëqeshur, veshë që dalin përjashta dhe flasin me gëzimin llafazan të një fëmije shtatëvjeçar. Disa mbajnë fustane rozë me gërsheta; të tjerë veshin bluza blu dhe një papijon. Por këta nuk janë nipër e mbesa të zakonshme. Ata janë prej pambuku dhe metali, të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, dhe po përdoren si një përgjigje e papritur ndaj krizës së shëndetit mendor të të moshuarve në Korenë e Jugut, shkruan CNN.

Çdo ditë, rreth 10 të moshuar në Korenë e Jugut humbin jetën përmes vetëvrasjes.

Kjo shifër, që vjen nga një raport tronditës i publikuar në qershor 2025 në Journal of the Korean Medical Association, pasqyron një prirje të vazhdueshme dhe shqetësuese në gjithë Azinë Lindore. Vende si Japonia dhe Hong Kongu prej kohësh kanë dokumentuar nivele të larta vetëvrasjesh te të moshuarit. Megjithatë, situata në Korenë e Jugut shqetëson veçanërisht autoritetet lokale, pasi vendi renditet me një nga nivelet më të larta në botën e zhvilluar dhe më i larti ndër vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

“Është një krizë e vërtetë,” thotë Othelia E Lee, profesoreshë e punës sociale në Universitetin e Karolinës së Veriut në Charlotte, e cila ka hulumtuar izolimin social te të moshuarit në Korenë e Jugut. Vendi klasifikohet si një shoqëri “super-e moshuar” dhe ka më shumë se 10 milionë njerëz të moshës 65 vjeç e lart. “Tani, ata përbëjnë një të pestën e popullsisë së vendit,” thotë Lee. “(Kjo) ndodhi aq shpejt sa qeveria koreane nuk pati kohë të krijonte një sistem të duhur pensioni dhe mbështetjeje. T’i lëshosh të përballen vetë nuk është një mundësi.”

Të moshuarit koreanë po përballen me një vështirësi të paprecedentë: transformimi i shpejtë ekonomik i vendit ka shkaktuar një ndryshim të thellë në strukturën tradicionale shoqërore. “Tani kemi më pak familje shumëbreznore dhe më pak mbështetje familjare, duke bërë që një në tre të moshuar në Korenë e Jugut të jetojë vetëm,” shpjegon Lee. “Kjo izolim sjell drejtpërdrejt vështirësi financiare, vetmi të thellë dhe ndjenjën e të qenit barrë — kushte që lidhen drejtpërdrejt me depresionin dhe vetëvrasjen.”

Ndërsa sistemi i ngarkuar i shëndetit publik përpiqet të ecë me ritmin e këtij ndryshimi shoqëror, qeveria e Koresë së Jugut është drejtuar gjithnjë e më shumë te kompanitë teknologjike për të adresuar “krizën K-elderly” dhe për të plotësuar boshllëqet kritike në fuqinë punëtore të kujdesit social. Kjo i hapi rrugën kompanive si Hyodol, një platformë e kujdesit shëndetësor me AI dhe shtëpi të zgjuar, e cila qendërzohet te një robot në formë kukulle i dhënë personave të moshuar që jetojnë vetëm. Roboti në formë kukulle lidhet me një aplikacion telefoni dhe një platformë monitorimi për familjarët ose kujdestarët. /Skyweb.al

Etiketat: te moshuaritvetmia
Artikulli para

Mitet dhe gënjeshtrat për raportin e shqiptarëve me Perandorine

Artikulli pas

Kushton 13 mln dollarë, FBI sekuestron një nga super makinat më të rralla në botë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë
Shëndet

Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

28 Gusht, 2026
A po i bën ngrohja globale El Nino-t më të fuqishëm?
Shëndet

A po i bën ngrohja globale El Nino-t më të fuqishëm?

28 Gusht, 2026
Miliona fëmijë po përballen çdo vit e më shumë me stres termik për shkak të ndryshimeve klimatike
Shëndet

Miliona fëmijë po përballen çdo vit e më shumë me stres termik për shkak të ndryshimeve klimatike

28 Gusht, 2026
Pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni?
Shëndet

Pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni?

28 Gusht, 2026
Pse robotët nuk po arrijnë të zëvendësojnë njerëzit në përgatitjen e picave?
Shëndet

Pse robotët nuk po arrijnë të zëvendësojnë njerëzit në përgatitjen e picave?

28 Gusht, 2026
Jetëgjatësia mund të jetë pjesërisht e trashëgueshme: çfarë tregon studimi i ri për prindërit mbi 100 vjeç
Shëndet

Jetëgjatësia mund të jetë pjesërisht e trashëgueshme: çfarë tregon studimi i ri për prindërit mbi 100 vjeç

28 Gusht, 2026
Artikulli pas
Kushton 13 mln dollarë, FBI sekuestron një nga super makinat më të rralla në botë

Kushton 13 mln dollarë, FBI sekuestron një nga super makinat më të rralla në botë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dalin SMS-të, Erion Braçe dhe Admir Kadelli kërkuan ndërhyrjen e policisë sepse protestuesit po gjuanin me vezë, pastaj nisi zvarritja
Aktualitet

Dalin SMS-të, Erion Braçe dhe Admir Kadelli kërkuan ndërhyrjen e policisë sepse protestuesit po gjuanin me vezë, pastaj nisi zvarritja

Nga SkyWeb
30 Qershor, 2026
0

Ndërhyrja e dhunshme e policisë ndaj protestuesve u kërkua nga deputetët e Partisë Socialiste. Kapitali publikon bisedat e deputetëve socialistë,...

Lexo të plotë
PLANI/ BSH dhe Financat do të nxisin kreditimin me 2% për Bujqësinë pas bllokimit të IPARD

PLANI/ BSH dhe Financat do të nxisin kreditimin me 2% për Bujqësinë pas bllokimit të IPARD

11 Shkurt, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

10 Prill, 2026
Tmerr në ajër me Ryanair, plagosen dy stjuardesa

Tmerr në ajër me Ryanair, plagosen dy stjuardesa

22 Shtator, 2025
E përdorni për dhimbje koke, por shkencëtarët kanë zbuluar “efektet magjike” të ibuprofenit për kancerin

E përdorni për dhimbje koke, por shkencëtarët kanë zbuluar “efektet magjike” të ibuprofenit për kancerin

22 Janar, 2026

Të Fundit

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

28 Gusht, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr