• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 14 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Mitet dhe gënjeshtrat për raportin e shqiptarëve me Perandorine

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Nëntor, 2025
në OP-ED
A A
0
Mitet dhe gënjeshtrat për raportin e shqiptarëve me Perandorine
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Nga fundi i shekullit XIV deri në vitin 1912, pjesa dërrmuese e trojeve shqiptare ishte pjesë organike e Perandorisë Osmane, e njohur në dokumentet osmane si Arnavutluk.

Rreth vitit 1430, hapësira gjeografike shqiptare ndahej mes sferës veneciane në Veri dhe kontrollit të drejtpërdrejtë osman në Jug, kontroll që më pas u zgjerua. Pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së Shkodrës më 1479, rezistenca e organizuar përfundoi, duke çuar në integrimin e plotë të territoreve në sistemin osman.

Shqiptarët nuk ishin thjesht “të sunduar” gjatë këtyre pesë shekujve. Ata ishin pjesë aktive e aparatit perandorak: oficerë, jeniçerë, pashallarë, vezirë të mëdhenj, deri tek dinasti me origjinë shqiptare si familja Qyprilli apo Mehmet Ali Pasha, themelues i Egjiptit modern, i cili krijoi një dinasti 150-vjeçare. Shumë dhjetëra vezirë të mëdhenj ishin me origjinë shqiptare. (Ju nuk keni qenë anëtarë të Perandorisë, por sundimtarët të saj i tërhiqte vërejtje Eqerem Bej Vlorës, ministri Brendshëm osman më 1908). Kjo krijoi një disbalancë: shqiptarët ishin të mbipërfaqësuar në elitën osmane, ndërkohë që territori i tyre mbetej në skaj të Perandorisë dhe i pazhvilluar.

Miti 1. Osmanët barbarë

Historiografia e periudhës komuniste e paraqiste pushtimin osman si një akt të egër ushtarak, pa asnjë implikim apo “lojë” lokale. Për komunizmin kemi vetëm “osmane që bien nga qielli”. Studimet bashkëkohore e sfidojnë këtë narrativë: shumë princër ballkanikë, përfshirë edhe shqiptarë, i ftuan trupat osmane si aleatë në konfliktet e tyre dinastike dhe lokale. Rasti klasik për hapjen e derës së pasme është beteja e Savrës 1385, ku osmanët hyjnë si aleatë të njërit krah shqiptar kundër tjetrit.

Elitat lokale shpesh ruajtën pronat duke u integruar në sistemin osman të timarit. Pushtimi ishte real, por nuk ishte një histori “bardh e zi” (100% viktima kundër 100% barbarëve), por një proces me llogari, interesa, aleanca dhe tradhti.

Miti 2. Rezistencë e pandërprerë

Versioni i mësuar në shkolla promovon idenë e një rezistence të vazhdueshme kombëtare nga Skënderbeu deri më 1912. (400 kryengritje ne 500 vjet).Në të vërtetë, pas vitit 1479, vërehen rreth tre shekuj ku elitat shqiptare ishin kryesisht pjesë e sistemit osman. Rebelimet e mëvonshme (Pashallëqet, Ali Pasha, Bushatllinjtë) ishin luftëra për pushtet, taksa dhe privilegje, dhe jo kryengritje “kombëtare” në kuptimin modern.

Miti 3: Islamizimi erdhi me shpatë

Narrativa komuniste theksonte se feja “na u ndërrua me zjarr e hekur”: Historianët bashkëkohorë (Oliver Jens Schmitt, Noel Malcolm, Nathalie Clayer) argumentojnë se Islamizimi zgjati rreth 4-5 shekuj.

Konvertimi nisi shpesh nga lart-poshtë, kryesisht te elitat që synonin ruajtjen e pasurisë dhe bërjen e karrierës ushtarake ose administrative. Për shumëkënd, ishte një akt politik besnikërie, jo përjetim mistik.

Feja Islame shërbente edhe si shenjë statusi, pasi vetëm myslimanët gëzonin paketën e plotë të të drejtave politike. Edhe pse pati presion dhe diskriminim ndaj të krishterëve, tabloja është shumë më komplekse.

Miti 4: Shqiptarët vetëm vuajtën

Në versionin komunist shqiptarët janë vetëm viktima.

Në fakt nga shek. XVII e më tej, shumica e garnizoneve osmane në disa pika kyçe perandorie kishin kontingjent të madh shqiptar, deri te mbrojtja e Budës në 1688 ku burimet europiane theksojnë se mbrojtësit myslimanë ishin kryesisht shqiptarë.

Dhjetëra vezirë të mëdhenj dhe pashallarë të fuqishëm janë me origjinë shqiptare

Si individë shqiptarët kanë përfituar nga “kullotat e pafundme të perandorisë” siç i thoshte me 1908 ministri i Brendshëm Eqerem Bej Vlorës.

Miti 5: Shqiptarët më të shtypurit

Ne jemi më të varfërit se grekët, serbët etj sepse ishim “halë në sy” për osmanet.

Studimet flasin ndryshe: prapambetja erdhi sepse pjesa më e madhe e trojeve shqiptare ishte zonë malore, e vështirë për t’u integruar në qendrat tregtare. Perandoria investonte atje ku kishte interes ekonomik dhe ushtarak (p.sh., Selaniku, Vojvodina)

Elitat shqiptare bënin karrierë në qendra si Stambolli, Kajro apo Siria, dhe jo domosdoshmërisht kanalizonin burimet në qytetet e origjinës.Nuk është se ne “hëngrëm më shumë dajak” se popujt e tjerë, por raporti elitë-territor ishte i deformuar:

Miti 6: Shqipëria e gjitha myslimane

Ideologjia komuniste e trajtoi Islamin thuajse si “fe shtetërore osmane të shqiptarëve”.

Deri në shekullin XIX ekzistonte një mozaik: Veriu dypalësh (katolikë/myslimanë), Qendra/Lindja me shumicë sunite, Jugu tri-fetar (ortodoksë/myslimanë/bektashinj).

Shqiptarët nuk kanë qenë as “komb mysliman”, as “komb martir i krishterë”. Ky mozaik u kthye në forcë të nacionalizmit, kur Rilindasit ndërtuan me sukses identitetin mbi gjuhën: “Feja e shqiptarit është shqiptaria.” (Pashko Vasa).

Miti 7: Identiteti kombëtar i pastër që nga Mesjeta

Komunizmi hoqi një vijë të drejtë: nga ilirët te Skënderbeu, te Rilindja, te Partia Komuniste.

Ndërkohë, sipas shumë studiuesve ne shekujt. XVI–XVIII: shumë shqiptarë identifikohen më fort me fenë, fshatin, klanin, rrethin e pashait se me “kombin” në kuptimin modern.
Vetë emërtimi shqiptar dhe Shqipëri që zëvendësoi Arbër / Arbëri erdhi relativisht vonë.

Elitë e pasur, Shqipëri e varfër

Perandoria ishte projektuar për të ushqyer makinerinë ushtarake dhe burokratike, jo për të zhvilluar periferitë. Karriera bëhej në Stamboll, Kajro, apo Selanik. Elitat shqiptare u “globalizuan osmanisht” (duke i dhënë “Besën e Madhe Perandorisë”) dhe rrallë u kthyen për të investuar në “vendin e vogël të origjinës” (“Besën e Vogël”) siç shkruante Sami Frashëri. Kombinuar me terrenin malor dhe prishjen e lidhjeve tregtare veneciane, këto faktorë e lanë Shqipërinë në periferi ekonomike.

Të fundit

Shqipëria doli e fundit nga Perandoria për disa arsye:

Mungesa e institucionit fetar kombëtar: Greqia dhe Serbia patën Kishat Ortodokse si instrumente nacionalizmi. Shqiptarët, të ndarë në tri fe, nuk patën një institucion të tillë;

Një pjesë e elitës myslimane gëzonte status të privilegjuar në sistemin osman dhe nuk kishte arsye të priste “degën ku ishte ulur”.

Shpallja e Pavarësisë u shty në momentin e fundit, kur copëtimi i Perandorisë dhe interesat gjeopolitike të Fuqive të Mëdha (Italia dhe Austro-Hungaria) e bënë projektin shqiptar një mjet për të penguar zgjerimin e Serbisë në Adriatik.
Përfundimisht, Shqipëria doli e fundit nga Perandoria sepse elitat e saj ishin përfituese të sistemit dhe projekti kombëtar ishte i vonuar.

Artikulli para

Shkencëtarët zbulojnë rrufe në Mars

Artikulli pas

“Nipërit” robotë iu bëjnë shoqëri gjyshërve të vetmuar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

OPINION/ Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!
Ekonomi

OPINION/ Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

10 Prill, 2026
Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës
Ekonomi

Malaj thotë se eurot që po “zhysin” lekun s’janë para të pista

9 Prill, 2026
A mundet që një shtet të jetë super i pasur dhe mbi të gjitha: Cilat janë rreziqet
Ekonomi

A mundet që një shtet të jetë super i pasur dhe mbi të gjitha: Cilat janë rreziqet

4 Prill, 2026
Në mes të krizës, qeveria shton dhe dy taksa të tjera mbi karburantet
Ekonomi

FAKTET/ A qendron deklarata e Ramës se heqja e taksës së qarkullimit ndaj karburanteve do t’i bënte shqiptarët të paguanin 4 herë më shumë?

1 Prill, 2026
Debati mes një Komunisti dhe një Miliarderi që po formëson botën ku do jetojnë fëmijët tanë
OP-ED

Debati mes një Komunisti dhe një Miliarderi që po formëson botën ku do jetojnë fëmijët tanë

1 Prill, 2026
Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur
Ekonomi

Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur

30 Mars, 2026
Artikulli pas
“Nipërit” robotë iu bëjnë shoqëri gjyshërve të vetmuar

"Nipërit" robotë iu bëjnë shoqëri gjyshërve të vetmuar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi
Ekonomi

Dollari shënon rritje, si paraqitet monedha europiane

Nga Editor
11 Nëntor, 2025
0

Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 83.1 lekë dhe...

Lexo të plotë
Misteri pas Lidl Albania, Ahmetaj: Investigoni kush qendron pas projektit, u shkel ligji me magazinën doganore

Misteri pas Lidl Albania, Ahmetaj: Investigoni kush qendron pas projektit, u shkel ligji me magazinën doganore

8 Janar, 2026
Një dekadë pas “ftohjes” së madhe, Edi Rama dhe Koço Kokëdhima darkojnë në restorant!

Një dekadë pas “ftohjes” së madhe, Edi Rama dhe Koço Kokëdhima darkojnë në restorant!

27 Dhjetor, 2025
Jug-Lindja e bllokuar, Rama e gjen zgjidhjen me helikopter për në Korçë

Jug-Lindja e bllokuar, Rama e gjen zgjidhjen me helikopter për në Korçë

23 Shkurt, 2026
Qytetarët po konsumojnë më shumë pas pandemisë, por gjithnjë e me tepër VETËM

Qytetarët po konsumojnë më shumë pas pandemisë, por gjithnjë e me tepër VETËM

4 Janar, 2025

Të Fundit

Brezi “Baby Boomers” mbush 80 vjeç. Pse pleqëria e tyre është kaq ndryshe?

Brezi “Baby Boomers” mbush 80 vjeç. Pse pleqëria e tyre është kaq ndryshe?

14 Prill, 2026
Dy kroçera sjellin në Sarandë më shumë se 2300 turistë

Dy kroçera sjellin në Sarandë më shumë se 2300 turistë

14 Prill, 2026
Presidenti Begaj pret në Tiranë kreun e Parlamentit të RMV: Marrëveshja e Ohrit nuk negociohet, zbatohet!

Presidenti Begaj pret në Tiranë kreun e Parlamentit të RMV: Marrëveshja e Ohrit nuk negociohet, zbatohet!

14 Prill, 2026
EMRAT/ 1 mln euro CASH dhe 7 të arrestuar: “Rrjeta” ndaj Call Centerave kap “peshqit e vegjël”, bosat u njoftuan nga policët e korruptuar

Sabotimi i mega operacionit ndaj Call Centerave i “ha kokën” kreut të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës

14 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr