• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 13 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Dhuna digjitale ndaj grave, jo më pa ndëshkim: Ligji i ri parashikon gjoba, bllokim llogarish reagim nga platformat

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
0
Dhuna digjitale ndaj grave, jo më pa ndëshkim: Ligji i ri parashikon gjoba, bllokim llogarish reagim nga platformat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kuvendi I Shqipërisë ka miratuar së fundmi ligjin “për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje”

Për herë të pare. ligji adreson drejtpërdrejt dhunën digjitale dhe ndërhyrjen e shtetit në mjedisin online. Dhuna në internet nuk do të trajtohet më si fenomen social apo problem etik, por si shkelje ligjore me pasoja konkrete.

Ligji e përkufizon dhunën digjitale si çdo formë ngacmimi, përndjekjeje, kërcënimi, publikimi të të dhënave personale apo shpërndarjeje të materialeve intime pa pëlqim, të kryera përmes rrjeteve sociale, aplikacioneve dhe platformave online, që cenojnë dinjitetin, sigurinë dhe mirëqenien e viktimës.

Sipas dispozitave të reja, gjykata mund të urdhërojë ndalimin e menjëhershëm të komunikimit online, mbylljen ose bllokimin e llogarive, si dhe heqjen e përmbajtjes abusive Brenda afateve të detyrueshme nga 12 deri në 24 orë, në varësi të rrezikut dhe natyrës së rastit. Njëkohësisht , ligji parashikon ruajtjen e provave digjitale, të tilla si mesazhe, pamje, video, apo të dhëna elektronike, të cilat tashmë njihen si prova të vlefshme ligjore.

Risi e rëndësishme është edhe vendosja e përgjegjësisë ligjore për platformat online. Nëse ofruesit e shërbimeve nuk zbatojnë urdhrat për heqje apo bllokim të përmbajtjes abuzive, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare mund të vendosë gjoba administrative që variojnë nga 30 mijë deri në 500 mijë lekë për çdo 24 orë vonesë.

Ligji parashikon gjithashtu mekanizma gjurmimi për autorët e dhunës digjitale, përmes bashkëpunimit me platformat online, ruajtjes së të dhënave teknike dhe, në rastet kur plotësohen elementët e veprës penale, referimin e çështjes për hetim penal.

Me këtë ndryshim ligjor, dhuna nuk konsiderohet më e kufizuar vetëm në hapësirat fizike, por edhe në mjedisin virtual, ku vitet e fundit është shënuar rritje e ndjeshme e rasteve të ngacmimit dhe përndjekjes online. Institucionet synojnë që përmes këtij ligji, të kufizojnë anonimitetin abuziv dhe të krijojnë një mekanizëm reagimi të shpejtë për mbrojtjen e viktimave në internet. /tvscan

Artikulli para

Dy njoftime për probleme brenda muajit, ç’po ndodh me qumështin formulë për fëmijët?

Artikulli pas

Dollari rikuperon humbjet, si paraqitet euro në kursin e këmbimit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës

13 Maj, 2026
Malaj njofton pullat e reja fiskale: Çdo produkt do të gjurmohet deri te konsumatori
Aktualitet

Malaj njofton pullat e reja fiskale: Çdo produkt do të gjurmohet deri te konsumatori

13 Maj, 2026
IKMT: Durrës Marina e Alabbar po fundoset
Aktualitet

IKMT: Durrës Marina e Alabbar po fundoset

13 Maj, 2026
Vajzat shqiptare po ikin drejt qyteteve, djemtë e periferisë mbetet pa “nuse”
Aktualitet

Vajzat shqiptare po ikin drejt qyteteve, djemtë e periferisë mbetet pa “nuse”

13 Maj, 2026
Dy kate pa leje, konfiskohet pallati në Tiranë
Aktualitet

Dy kate pa leje, konfiskohet pallati në Tiranë

13 Maj, 2026
“Populli do të dëgjohet çdo vit” premtimi i pambajtur për Këshillimin Kombëtar
Aktualitet

“Populli do të dëgjohet çdo vit” premtimi i pambajtur për Këshillimin Kombëtar

13 Maj, 2026
Artikulli pas
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Dollari rikuperon humbjet, si paraqitet euro në kursin e këmbimit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Boll i vratë vajzat!
Aktualitet

Boll i vratë vajzat!

Nga SkyWeb
4 Prill, 2025
0

Perpos termetit qe verehet ne piramiden e popullsise ne Shqiperi sipas te dhenave te Censit, treguesi qe me ka tronditur...

Lexo të plotë
Shpërdorimi i pasurisë kombëtare, kush e siguroi Frident Kuqin dhe Likometat se do të fitonin tenderin e naftës së Albpetrolit? Ofruan vetëm 1 cent mbi çmimin fillestar të ankandit

Shpërdorimi i pasurisë kombëtare, kush e siguroi Frident Kuqin dhe Likometat se do të fitonin tenderin e naftës së Albpetrolit? Ofruan vetëm 1 cent mbi çmimin fillestar të ankandit

22 Gusht, 2025
28 milion euro, shpallet mega tenderi për uniformat e policisë, kush janë PRETENDENTËT

TABELAT/ Ndryshojnë pagat për policët, rritja sipas gradave

2 Mars, 2026
Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini

Skema e pensioneve në kolaps, tre sugjerimet afatshkurtra por të dhimbshme nga BB

7 Janar, 2026
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

Qeveria miraton shpërblimet e fundvitit për pensionistët, sa merr secila kategori

26 Nëntor, 2025

Të Fundit

BE do të ndalojë importet e mishit brazilian për shkelje të standardeve ushqimore

BE do të ndalojë importet e mishit brazilian për shkelje të standardeve ushqimore

13 Maj, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës

13 Maj, 2026
Ecni me vështirësi? Studimi i ri tregon se mund të jenë veshët problemi e jo gjunjët

Ecni me vështirësi? Studimi i ri tregon se mund të jenë veshët problemi e jo gjunjët

13 Maj, 2026
CEO i ITA Airways qetëson udhëtarët: Kemi karburant edhe për 9 muajt e ardhshëm

ITA Airways do të bëhet gjermane, Lufthansa drejt blerjes së 90% të aksioneve

13 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr