• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Si po përpiqen studiuesit të reduktojnë ndotjen farmaceutike në Detin Baltik

Editor Nga Editor
28 Shtator, 2026
në Shëndet
A A
Si po përpiqen studiuesit të reduktojnë ndotjen farmaceutike në Detin Baltik
Share on FacebookShare on WhatsApp

Deti Baltik, një det i brendshëm i rrethuar nga nëntë vende në verilindje të Evropës  është një nga detet më të ndotura në botë.

Ai mbart pasojat e dekadave të ndotjes: mijëra tonë municione kimike dhe materiale të tjera luftarake u hodhën në ujërat e tij pas Luftës së Dytë Botërore.

Sot, mikroplastika, kimikatet industriale dhe mbetjet nga aktivitetet bujqësore po shtojnë presionin mbi një ekosistem veçanërisht të brishtë për shkak të natyrës së tij gjysmë të mbyllur.

Por studiues nga Suedia, Finlanda, Lituania dhe Letonia po fokusohen te një tjetër problem: ndotja farmaceutike. Ata argumentojnë se ky problem nuk mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet trajtimit të ujërave të zeza.

“Çështja nuk ka të bëjë vetëm me trajtimin e ujërave të zeza. Duhet të shohim të gjithë ciklin jetësor”, tha për Euronews Marmar Nekoro, studiuese në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin e Uppsalës në Suedi.

Një pjesë e ndotjes farmaceutike mund të parandalohet shumë më herët: që në momentin kur një ilaç përshkruhet, kur pacienti vendos nëse dhe si do ta përdorë, si dhe kur ilaçet e papërdorura kthehen në farmaci në vend që të hidhen.

Studiuesit nuk po kërkojnë që pacientët të ndalojnë përdorimin e ilaçeve që u nevojiten. Në vend të kësaj, ata sugjerojnë që mjekët të marrin parasysh edhe ndikimin mjedisor kur zgjedhin mes medikamenteve, ndërsa pacientët dhe sistemet shëndetësore mund të bëjnë më shumë për të parandaluar që ilaçet e papërdorura të përfundojnë në mjedis.

Një prej barnave që po monitorohet është diklofenaku, një qetësues dhe antiinflamator i përdorur gjerësisht, i cili është zbuluar në mjediset ujore. Sipas Kristina Garuolienė, studiuese në Universitetin e Vilniusit, në disa raste mund të merren në konsideratë alternativa të tjera.

“Kur mjekët përshkruajnë ilaçe, duhet të mendojnë edhe se cili prej tyre është më pak i rrezikshëm për mjedisin”, tha ajo.

Si përfundojnë ilaçet në Detin Baltik?

Barnat arrijnë në Detin Baltik përmes disa rrugëve, përfshirë ujërat e zeza nga familjet dhe spitalet, shkarkimet nga fabrikat farmaceutike, si dhe rrjedhjet nga bujqësia dhe burime të tjera tokësore. Edhe kafshët shtëpiake mund të kontribuojnë në ndotje kur jashtëqitjet e tyre nuk mblidhen dhe asgjësohen siç duhet.

Sipas një raporti të UNESCO-s dhe Komisionit për Mbrojtjen e Mjedisit Detar të Baltikut, impiantet e trajtimit të ujërave të zeza vlerësohet se çlirojnë rreth 1,800 tonë produkte farmaceutike në Detin Baltik çdo vit. Shumica e këtyre impianteve ende nuk kanë një fazë të katërt trajtimi të projektuar posaçërisht për eliminimin e ndotësve farmaceutikë.

“Kur merrni ilaçe, trupi nuk e përthith të gjithë substancën. Një pjesë, madje një pjesë e konsiderueshme, eliminohet nga organizmi”, shpjegoi Nekoro.

Pasi arrijnë në det, disa produkte farmaceutike mund të qëndrojnë në mjedis për një kohë të gjatë. Karbamazepina, një ilaç që përdoret për trajtimin e epilepsisë, dhimbjeve nervore dhe çrregullimit bipolar, është zbuluar vazhdimisht në Detin Baltik.

Sipas Nekoros, karbamazepinës i duhen rreth tre vjet e gjysmë për t’u përgjysmuar, çka tregon se shpërbërja e saj në mjedis është shumë e ngadaltë dhe mund të çojë në akumulimin e saj.

Shqetësimi kryesor nuk është se njerëzit do të dëmtohen thjesht duke notuar në këto ujëra, përveç rrezikut që lidhet me rezistencën ndaj antibiotikëve dhe antimikrobikëve.

Studiuesit janë veçanërisht të shqetësuar për ndikimin te organizmat detarë. Medikamentet mund të ndikojnë te kafshët dhe organizmat e tjerë të detit dhe të kontribuojnë në problemin më të gjerë të rezistencës antimikrobike.

Etiketat: deti baltik
Artikulli para

Pse norvegjezët po blejnë gjithnjë e më shumë makina elektrike kineze, pavarësisht skepticizmit në rritje

Artikulli pas

Më shumë aksidente në rrugët e vendit, Tirana dhe Durrësi kryesojnë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA
Shëndet

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

6 Nëntor, 2026
Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok
Shëndet

BE akuzon TikTok-un për nxitjen e varësisë: Rrezik për shëndetin mendor të fëmijëve

6 Nëntor, 2026
Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?
Shëndet

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

5 Nëntor, 2026
“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës
Shëndet

“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

5 Nëntor, 2026
OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit
Shëndet

OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit

5 Nëntor, 2026
5 gjëra që s’duhet të bëni para orës 09:00 të mëngjesit sipas kardiologëve
Shëndet

5 gjëra që s’duhet të bëni para orës 09:00 të mëngjesit sipas kardiologëve

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rritet numri i aksidenteve në rrugë, korriku me shifra të frikshme

Më shumë aksidente në rrugët e vendit, Tirana dhe Durrësi kryesojnë

Të Përzgjedhura

STUDIMI I RI/ Sa hapa duhet të ecni çdo ditë për të luftuar obezitetin
Shëndet

STUDIMI I RI/ Sa hapa duhet të ecni çdo ditë për të luftuar obezitetin

Nga SkyWeb
11 Maj, 2026
0

Një studim i ri i Shoqatës Europiane për Studimin e Obezitetit sugjeron se ecja rreth 8500 hapa në ditë mund...

Lexo të plotë
Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës për dosjen “Veliaj 2”, sekuestrohen dokumente për udhëtimet dhe dietat

28 Korrik, 2026
Pse nuk është hapur ende programi IPARD III? Reagon ministria e Bujqësisë

Financat thotë se po avancojnë me plotësimin e kushteve për rihapjen e fondeve IPARD

22 Prill, 2026
Skema e re e TVSH-së, nga1 korriku nis kompensimi për fermerët

Skema e re e TVSH-së, nga1 korriku nis kompensimi për fermerët

30 Prill, 2026
Pse i hoqi Trump përkohësisht sanksionet ndaj naftës ruse

Pse i hoqi Trump përkohësisht sanksionet ndaj naftës ruse

14 Mars, 2026

Të Fundit

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

6 Nëntor, 2026
Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr