• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Indeksi i masës trupore nuk identifikon të gjitha rastet e obezitetit, studiuesit propozojnë ndryshimin e diagnostikimit

Editor Nga Editor
12 Nëntor, 2026
në Shëndet
A A
Indeksi i masës trupore nuk identifikon të gjitha rastet e obezitetit, studiuesit propozojnë ndryshimin e diagnostikimit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Obeziteti nuk duhet të diagnostikohet vetëm përmes indeksit të masës trupore (BMI). Ky është përfundimi i një studimi të ri ndërkombëtar, i publikuar në revistën shkencore “Nature”, sipas të cilit metodat aktuale mund të mos bëjnë dallimin mes personave që kanë tashmë probleme shëndetësore për shkak të yndyrës së tepërt trupore dhe atyre që janë të rrezikuar, por ende nuk shfaqin dëmtime të funksioneve të organeve.

Studimi analizoi të dhënat shëndetësore të 844 mijë e 108 të rriturve nga Kina, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Spanja. Studiuesit argumentojnë se përcaktimi i obezitetit duhet të marrë parasysh jo vetëm peshën dhe gjatësinë, por edhe shpërndarjen e yndyrës në trup dhe ndikimin e saj në shëndet.

Aktualisht, obeziteti klasifikohet kryesisht përmes indeksit të masës trupore, i cili llogaritet në bazë të peshës dhe gjatësisë së një personi. Megjithatë, kjo metodë nuk tregon sasinë reale të yndyrës në trup, vendndodhjen e saj apo nëse ajo ka filluar të dëmtojë funksionimin e organeve.

Në janar të vitit 2025, një komision i publikuar në revistën “The Lancet Diabetes & Endocrinology” propozoi një qasje të re për diagnostikimin e obezitetit, duke e ndarë atë në dy kategori: obezitet klinik dhe obezitet paraklinik.

Obeziteti klinik përfshin rastet kur yndyra e tepërt trupore ka shkaktuar dëmtime në funksionimin e organeve ose pengon kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Ndërsa obeziteti paraklinik përfshin personat që kanë yndyrë të tepërt trupore dhe rrezik më të lartë për probleme shëndetësore, por që ende nuk kanë dëmtime të evidentuara në funksionet normale të organizmit.

Për të vlerësuar saktësinë e këtij klasifikimi, studiuesit nga King’s College London dhe bashkëpunëtorë ndërkombëtarë analizuan të dhënat e katër popullatave. Rezultatet treguan se përdorimi i vetëm indeksit BMI mund të çojë si në mbivlerësimin, ashtu edhe në nënvlerësimin e rasteve të obezitetit.

Sipas studimit, përfshirja e matjes së perimetrit të belit dhe raportit bel-gjatësi, krahas BMI-së, ndihmon në përmirësimin e diagnostikimit. Vetëm BMI-ja nuk arriti të identifikonte nivele të obezitetit në deri në 8.6% të pjesëmarrësve, ndërsa deri në 3.1% u klasifikuan gabimisht si persona me obezitet.

Një tjetër gjetje e rëndësishme lidhet me pasojat shëndetësore të dy kategorive. Obeziteti klinik u shoqërua me një rrezik ndjeshëm më të lartë të vdekshmërisë, ndërsa obeziteti paraklinik me një rritje më të moderuar të këtij rreziku.

Gjithashtu, nga personat e klasifikuar fillimisht me obezitet paraklinik, 77 deri në 91% nuk kaluan në obezitet klinik gjatë një periudhe 10-vjeçare të ndjekjes.

“Indeksi i masës trupore, i vetëm, nuk mund të na tregojë nëse një person është tashmë i sëmurë, në rrezik për t’u sëmurë apo çfarë lloj kujdesi shëndetësor ka nevojë. Kjo i bën njerëzit të cenueshëm si ndaj trajtimit të pamjaftueshëm, ashtu edhe ndaj trajtimit të tepruar”, u shpreh profesori Francesco Rubino, autor i studimit dhe drejtues i kirurgjisë metabolike dhe bariatrike në King’s College London.

Sipas tij, obeziteti paraklinik nuk duhet konsideruar automatikisht si një sëmundje aktive, por as të shihet si një gjendje pa rrezik. Disa persona mund të kenë nevojë për ndërhyrje parandaluese, por intensiteti i trajtimit duhet të përcaktohet në bazë të rrezikut individual.

Studiuesit vlerësojnë se ky klasifikim i ri mund t’i ndihmojë profesionistët e shëndetësisë të përcaktojnë më saktë se cilët persona kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm dhe cilët për masa parandaluese, duke shmangur një qasje të njëjtë për të gjithë individët me BMI të lartë. /skyweb.al

Etiketat: obeziteti
Artikulli para

JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje

Artikulli pas

A ia vlejnë ilaçet e shtrenjta kundër gripit? Ekspertët vënë në pikëpyetje efektivitetin e tyre përballë barnave “klasike”

Editor

Editor

Nga Kategoria

A ia vlejnë ilaçet e shtrenjta kundër gripit? Ekspertët vënë në pikëpyetje efektivitetin e tyre përballë barnave “klasike”
Shëndet

A ia vlejnë ilaçet e shtrenjta kundër gripit? Ekspertët vënë në pikëpyetje efektivitetin e tyre përballë barnave “klasike”

12 Nëntor, 2026
Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!
Aktualitet

Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!

11 Nëntor, 2026
Frika nga rrëzimi, rreziku i fshehur për të moshuarit
Shëndet

Frika nga rrëzimi, rreziku i fshehur për të moshuarit

11 Nëntor, 2026
Studimi: Ndalimi i barnave GLP-1 dyfishon rrezikun kardiovaskular tek personat me diabet
Shëndet

Studimi: Ndalimi i barnave GLP-1 dyfishon rrezikun kardiovaskular tek personat me diabet

11 Nëntor, 2026
El Niño prek edhe mëngjesin, thatësira ndikoi në drithërat më të preferuara të tryezës
Shëndet

El Niño prek edhe mëngjesin, thatësira ndikoi në drithërat më të preferuara të tryezës

10 Nëntor, 2026
Industria ushqimore kundërshton udhëzimet e OBSH-së për produktet me ngjyrues
Shëndet

Industria ushqimore kundërshton udhëzimet e OBSH-së për produktet me ngjyrues

10 Nëntor, 2026
Artikulli pas
A ia vlejnë ilaçet e shtrenjta kundër gripit? Ekspertët vënë në pikëpyetje efektivitetin e tyre përballë barnave “klasike”

A ia vlejnë ilaçet e shtrenjta kundër gripit? Ekspertët vënë në pikëpyetje efektivitetin e tyre përballë barnave "klasike"

Të Përzgjedhura

SPAK propozon Joni Ketën për të drejtuar BKH-në
Aktualitet

SPAK propozon Joni Ketën për të drejtuar BKH-në

Nga Editor
26 Nëntor, 2025
0

Komisioni i Përzgjedhjes në SPAK, në mbledhjen e zhvilluar sot më 26 nëntor, në prani të përfaqësuesve të ICITAP-it dhe...

Lexo të plotë
Trump prezanton aplikacionin e ri, lajme në kohë reale nga Shtëpia e Bardhë

Trump prezanton aplikacionin e ri, lajme në kohë reale nga Shtëpia e Bardhë

30 Mars, 2026
Bien aksionet, Apple rrezikon të humbë 500 miliardë dollarë

Bien aksionet, Apple rrezikon të humbë 500 miliardë dollarë

1 Gusht, 2026
Sa duhet ta keni rrogën për të blerë një apartament në Shqipëri

Shqipëria fiton terren në renditjen ndërkombëtare për pasuritë e paluajtshme, përmirësohet pozicioni në Indeksin e të Drejtave të Pronës

3 Shkurt, 2026
Lufta në Iran, sa pritet të shtrenjtohen karburantet në Shqipëri

LUFTA/ Kush përfiton dhe kush humb më shumë nga rritja e çmimeve

16 Mars, 2026

Të Fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr