• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

DOKUMENTI/ Policia blen me URGJENCË 600 mln lekë gas lotsjellës, do të hidhet nga 8 makina për shpërndarjen e turmave

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
DOKUMENTI/ Policia blen me URGJENCË 600 mln lekë gas lotsjellës, do të hidhet nga 8 makina për shpërndarjen e turmave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në një kohë kur protestat e opozitës janë rikthyer në bulevard dhe përplasjet me policinë kanë shënuar muajt e fundit të jetës politike në Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hapur me urgjencë një tender për blerjen e gazit lotsjellës që do të përdoret nga makinat speciale të ujit për menaxhimin e turmave.

Sipas dokumenteve që ka konsultuar skyweb.al, bëhet fjalë për lëndën “OC Gas Solution”, me bazë Oleoresin Capsicum, një substancë irrituese që përdoret nga policitë për shpërndarjen e turmave, neutralizimin e përkohshëm të personave të dhunshëm dhe kontrollin e trazirave.

Policia e Shtetit e cilëson këtë blerje si pjesë të rritjes së kapaciteteve operacionale të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Fondi limit i procedurës është 50.9 milionë lekë pa TVSH, ose rreth 61 milionë lekë të reja me TVSH.

Tenderi është hapur përmes një “procedure të kufizuar”, në kuadër të ligjit për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Pjesa më e fortë e dokumentit është arsyeja pse Policia kërkon shkurtimin e afateve. Autoriteti kontraktor thotë se ndodhet në “kushtet e emergjencës”, pasi makinat speciale që përdoren për menaxhimin e turmave nuk janë të furnizuara me gaz lotsjellës.

Policia ka aktualisht në përdorim 8 automjete speciale për menaxhimin e trazirave, por të gjitha këto automjete nuk janë të mbushura me lëndën OC Gas Solution. Sipas vetë Policisë, kjo gjendje ndikon negativisht në operacionalitetin e strukturave dhe në aftësinë për të menaxhuar trazira apo për të neutralizuar persona të dhunshëm.

Edhe më domethënës është fakti se kompletimi i fundit i këtyre automjeteve me gaz lotsjellës është bërë në vitin 2011.

Pra, prej rreth 15 vitesh, makinat speciale të ujit nuk kanë qenë të pajisura me këtë lëndë, edhe pse janë pjesë e strukturave që përdoren në situata protestash, trazirash apo ndërhyrjesh për rendin publik.

Gazi që kërkon të blejë Policia nuk është një spray dore që përdoret nga efektivët individualisht.

Lënda përdoret për mbushjen e automjeteve speciale të menaxhimit të turmave dhe lëshohet në formë “shiu”, e përzier me ujin në raport 5 deri në 10 për qind.

Kjo do të thotë se makinat e ujit, përveç presionit të ujit, mund të hedhin edhe lëndë irrituese mbi turmat. OC, ose Oleoresin Capsicum, është përbërësi aktiv i njohur ndryshe si lëndë me bazë speci djegës.

Agjencitë shëndetësore e klasifikojnë si agjent për kontrollin e turmave, që shkakton irritim të syve, gojës, fytit, mushkërive dhe lëkurës, duke e bërë përkohësisht personin të paaftë të funksionojë normalisht.

Ekspozimi ndaj kësaj lënde mund të shkaktojë djegie të fortë në sy, lotim, mbyllje të pavullnetshme të qepallave, kollë, vështirësi në frymëmarrje, acarim të lëkurës dhe irritim të rrugëve të frymëmarrjes.

Në raste ekspozimi të gjatë, në sasi të madhe apo në ambiente të mbyllura, efektet mund të jenë më serioze.

Policia e justifikon blerjen edhe me faktin se është në proces të marrjes së dy automjeteve të reja për menaxhimin e trazirave dhe sigurinë e rendit publik.

Sipas dokumentit, kontrata për këto mjete pritet të lëvrohet brenda dy deri në katër muaj, por operatori ekonomik nuk merr përsipër furnizimin fillestar me gaz lotsjellës dhe lëndë të tjera shoqëruese.

Për këtë arsye, Policia thotë se pa këtë lëndë nuk mund të bëhet testimi në prodhim i automjeteve, testimi gjatë pranimit, trajnimi i operatorëve dhe punonjësve të policisë, si dhe vënia në gatishmëri e automjeteve speciale.

Tenderi vjen në një moment politik të ndjeshëm. Gjatë muajve të fundit, opozita ka organizuar disa protesta antiqeveritare në Tiranë, ndërsa në disa prej tyre janë raportuar përplasje me policinë, përdorim uji dhe gazi lotsjellës ndaj protestuesve. /skyweb.al

Etiketat: gazipolicia
Artikulli para

Prodhuesit e makinave elektrike rrisin ndjeshëm fitimet pas luftës me Iranin

Artikulli pas

Shqipëria fillon të ndjejë efektet negative të turizmit, AIRBNB çon qiratë në qiell

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend
Aktualitet

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Aktualitet

Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë

11 Gusht, 2026
11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri
Ekonomi

11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri

11 Gusht, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit
Ekonomi

Energjia mund të shitet edhe me çmim negativ/ ERE ndryshon rregullat e bursës shqiptare, kufiri zbret në -50 euro/MWh

11 Gusht, 2026
SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”
Aktualitet

SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”

11 Gusht, 2026
Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve
Aktualitet

Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve

10 Gusht, 2026
Artikulli pas
Zonat që kryesojnë kërkesat për qira në Tiranë, ku po zhvendosen familjet dhe të rinjtë

Shqipëria fillon të ndjejë efektet negative të turizmit, AIRBNB çon qiratë në qiell

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

PUNIMET/ Bllokohet për dy ditë mbikalimi i Rinasit, ARRSH: Rrugët alternative
Aktualitet

PUNIMET/ Bllokohet për dy ditë mbikalimi i Rinasit, ARRSH: Rrugët alternative

Nga SkyWeb
12 Janar, 2026
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se gjatë natës së 13–14 janarit do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në...

Lexo të plotë
Përmbytjet në Durrës, deputetja: Duhet ndërhyrje urgjente për lirimin e rrugëve

Përmbytjet në Durrës, deputetja: Duhet ndërhyrje urgjente për lirimin e rrugëve

6 Janar, 2026
Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

12 Shtator, 2025
Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli i paditur apo djallëzor?

“Lufta” për Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli i shkruan Ramës, thotë se ka investuar dhjetëra miliarda

19 Maj, 2026
Nga “Gjykata e Tenderëve”, Jonaid Myzyri kalon në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

GJKKO pushon çështjen ndaj ish-kreut të KPP-së, Jonaid Myzyraj

9 Korrik, 2026

Të Fundit

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

11 Gusht, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Euro nuk ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

11 Gusht, 2026
Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën

Na marrtë të keqen Irani, Rama thotë se Shqipëria është e para në botë për sigurinë kibernetike

11 Gusht, 2026
ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr