• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 27 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

S’ka më tendera për armë, qeveria i jep biznesmenit Emiljano Dusha me MSSC monopolin e furnizimit të policisë dhe ushtrisë

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
0
Me padi në  SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria shqiptare ka mbyllur praktikisht çdo garë për furnizimin me armë, municione e pajisje ushtarake, duke i dhënë biznesmenit Emiljano Dusha me kompaninë MSSC përmes shoqërisë shtetërore “KAYO” monopolin e furnizimit të ushtrisë, policisë dhe strukturave të tjera të sigurisë, raporton Skyweb.al.

Vendimi, i miratuar sot nga Këshilli i Ministrave, përcakton se të gjitha institucionet e sigurisë janë të detyruara të blejnë pajisjet dhe armatimet vetëm përmes “KAYO”-s, ose përmes kompanive të krijuara apo të lidhura me të.

Në vendim thuhet se “KAYO”, sh.a., është e autorizuar vetë apo përmes kompanive të lidhura, të prodhojë dhe tregtojë armë, municione, pajisje, teknologji dhe veshje ushtarake, për përdorim nga strukturat e sigurisë dhe organet në varësi të tyre.

Sipas vendimit, çdo kërkesë për furnizim me produkte apo shërbime nga këto institucione duhet të paraqitet vetëm pranë “KAYO”-s, e cila do të vendosë nëse do ta realizojë vetë furnizimin ose përmes një prej kompanive të saj të lidhura.

 

Nëse “KAYO” nuk përgjigjet brenda 30 ditësh, institucioni mund të kalojë në procedura të tjera prokurimi, por në praktikë, kjo e bën atë deri në 100% portën e vetme të furnizimit për shtetin shqiptar në sektorin e armëve.

Kujtojmë se “KAYO” është një kompani shtetërore me 100% kapital publik, e krijuar në vitin 2024 për prodhimin dhe tregtimin e pajisjeve ushtarake.

Por në fund të gushtit të këtij viti, ajo u bë bashkëaksionere me biznesmenin Emiljano Dusha, përmes dy kompanive të reja të përbashkëta:

  • “Guna Tactical”, ku KAYO zotëron 51% dhe Dusha 49%.

  • “M.K.D”, ku Dusha zotëron 80% dhe shteti shqiptar vetëm 20%.

Në këtë mënyrë, Dusha, i njohur për lidhjet e ngushta me pushtetin dhe përfitues i disa tenderëve sekretë në fushën e mbrojtjes, futet zyrtarisht në monopolin shtetëror të tregtimit të armëve dhe municioneve.

Tre vite më parë, biznesmeni përfitoi një kontratë rreth 30 milionë euro, përmes një tenderi sekret për furnizimin e ushtrisë me armë, çka e bëri një nga emrat më të fuqishëm të industrisë së mbrojtjes në vend.

Vendimi i sotëm i qeverisë jo vetëm e forcon pozitën e tij në treg, por praktikisht i jep Emiljano Dushes kontroll të plotë mbi furnizimet e të gjitha strukturave të sigurisë shqiptare, përmes kompanive ku ai dhe shteti janë ortakë. Në këto kushte, Dusha nuk është më një biznesmen privat, por një kontraktor privat që operon në emër të shtetit.

Pozitë më të volitshme për të bërë para as që do ta kishte imagjinuar kur blinte vota për maxhorancën, sipas opozitës në zgjedhjet e 2021.

Ky model eliminon konkurrencën dhe rrit rrezikun e abuzimeve, pasi çdo blerje e ardhshme e policisë apo ushtrisë do të bëhet përmes një kanali të vetëm, “KAYO”-s dhe kompanive të saj të lidhura me Dushen. /skyweb.al

Etiketat: emiljano dushaguna tacticalkayom.k.d
Artikulli para

Rama firmos ndryshime të tjera në qeveri

Artikulli pas

Stuhitë e pluhurit, kërcënimi i ri global

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec
Aktualitet

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

26 Qershor, 2026
Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug
Kryesore

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

26 Qershor, 2026
Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri
Ekonomi

Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

26 Qershor, 2026
Jo vetëm studentët e Akademisë së Sigurisë, kompania SORI-AL furnizon me ushqim edhe spitalet: A ka rrezik?
Aktualitet

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al” Alma Tafani

26 Qershor, 2026
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës
Ekonomi

Pensionet indeksohen me 2.7% nga 1 korriku, Ibrahimaj: Përfitojnë 900 mijë pensionistë

26 Qershor, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës, sektorët që përfitojnë më shumë

26 Qershor, 2026
Artikulli pas
Stuhitë e pluhurit, kërcënimi i ri global

Stuhitë e pluhurit, kërcënimi i ri global

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sllovakia padit BE-në për ndalimin e importeve të gazit rus
Ekonomi

Sllovakia padit BE-në për ndalimin e importeve të gazit rus

Nga Editor
27 Janar, 2026
0

Sllovakia ka njoftuar se do të paraqesë një padi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (GJED), për të kundërshtuar rregulloren e...

Lexo të plotë
Bllokohen në Doganë 1.5 ton çokollata Milka

Bllokohen në Doganë 1.5 ton çokollata Milka

5 Mars, 2026
Një fluturim nga Beogradi ndalohet në aeroportin e Tivatit, Policia malazeze kontrollon udhëtarët

Një fluturim nga Beogradi ndalohet në aeroportin e Tivatit, Policia malazeze kontrollon udhëtarët

3 Qershor, 2026
Taksitë ajrore elektrike fluturojnë për herë të parë mbi San Francisco

Taksitë ajrore elektrike fluturojnë për herë të parë mbi San Francisco

31 Mars, 2026
Çmimi i arit nuk ndalet, arrin tjetër rekord historik

Çmimi i arit nuk ndalet, arrin tjetër rekord historik

24 Dhjetor, 2025

Të Fundit

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

26 Qershor, 2026
Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

26 Qershor, 2026
Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

26 Qershor, 2026
Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

26 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr