• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Trump mesazh popullit amerikan: Trashëgova një katastrofë, por në 2026 do të ketë një bum ekonomik të paparë

Editor Nga Editor
18 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Trump mesazh popullit amerikan: Trashëgova një katastrofë, por në 2026 do të ketë një bum ekonomik të paparë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Me një ton të prerë dhe sfidues, Trump e hapi fjalimin e tij televiziv të mërkurën në mbrëmje me fjalët: “Mirëmbrëma, Amerikë. Njëmbëdhjetë muaj më parë trashëgova një fatkeqësi dhe po e rregulloj.”

Fjalimi, që zgjati 18 minuta dhe iu kushtua tërësisht ekonomisë, u mbajt në sfondin e dekorimeve të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë. Duke folur nga Salla e Pritjes Diplomatike, një ambient jo i zakonshëm për fjalime televizive drejtuar kombit, presidenti renditi ato që i konsideron arritje të vitit të tij të parë, si forcimi i sigurisë kufitare dhe operacionet kundër emigracionit të paligjshëm. Ai fajësoi administratën e mëparshme të Joe Biden për rritjen e kostos së jetesës dhe parashikoi “një bum ekonomik që bota nuk e ka parë kurrë më parë”. Trump u rikthye te tarifat, të cilat i quajti sërish “fjala e tij e preferuar”, dhe deklaroi se falë të ardhurave nga to janë dërguar tashmë çeqe me vlerë 1,776 dollarë për të gjithë personelin ushtarak, një referencë simbolike ndaj vitit të Deklaratës së Pavarësisë.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump nuk kishte zakon të mbante fjalime në fundvit. Këtë herë, menjëherë pas adresimit televiziv, ai u tha gazetarëve se ishte nxitur nga shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, që t’i drejtohej kombit. Koha e fjalimit nuk ishte e rastësishme: pas mbylljes së përkohshme të qeverisë, që vonoi publikimin e të dhënave ekonomike, raportet federale kanë nisur të dalin. Të martën, raporti i punësimit tregoi se papunësia kishte arritur në 4.6 për qind, niveli më i lartë që nga viti 2021, kur Biden mori detyrën dhe ekonomia po rimëkëmbjej nga pandemia.

Strategjia e Trump vazhdon të jetë sulmi ndaj paraardhësit të tij. Edhe së fundmi, në Shtëpinë e Bardhë u shfaqën mesazhe kritike nën portretet e presidentëve demokratë dhe madje edhe të George W. Bush. Trump këmbëngul se shenjat e përmirësimit ekonomik janë tashmë të dukshme. Megjithatë, për administratën dhe për republikanët që i drejtohen zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor 2026, sfida kryesore mbetet shqetësimi i amerikanëve për koston e jetesës dhe çmimet e larta. Brenda Partisë Republikane ka presion që Trump të fokusohet më shumë te ekonomia, gjë që ai po përpiqet ta bëjë edhe përmes udhëtimeve të shpeshta në terren, përfshirë vizitën e planifikuar në Karolinën e Veriut pas ndalesës së javës së kaluar në Pensilvani.

Trump paraqiti një sërë shifrash dhe stafi i tij u shpërndau gazetarëve tabela për të mbështetur pretendimet, por verifikuesit e fakteve në median amerikane kundërshtuan menjëherë disa prej tyre. Ai deklaroi se inflacioni kishte qenë më i larti gjatë presidencës së Biden, megjithëse niveli më i lartë në 40 vjet u shënua në verën e vitit 2022 me rreth 9.1 për qind, ndërsa historikisht inflacioni ka qenë më i lartë edhe në dekada të tjera si vitet 1910, 1970 dhe 1980. Është e vërtetë që çmimet e karburantit kanë rënë, por kjo nuk vlen për shumë produkte ushqimore.

Trump pretendoi se çmimi i gjelit të Detës së Falënderimeve kishte rënë me 33 për qind krahasuar me një vit më parë dhe se çmimi i vezëve kishte rënë me 82 për qind që nga marsi. Në realitet, ndonëse çmimet e ushqimeve janë stabilizuar pas rritjeve të forta të viteve të fundit, gjeli është rreth 40 për qind më i shtrenjtë se vitin e kaluar dhe vezët kanë rënë me rreth 43 për qind, jo 82. Ndërkohë, produkte si kafeja dhe mishi vazhdojnë të shtrenjtohen. Inflacioni mbetet rreth 3 për qind dhe, sipas një sondazhi të CBS të publikuar këtë vit, tre të katërtat e amerikanëve thonë se pagat e tyre nuk po e kompensojnë rritjen e çmimeve.

Presidenti fajësoi gjithashtu demokratët për rritjen e pritshme të çmimeve të sigurimeve shëndetësore, në një kohë kur Kongresi po shkon drejt pushimeve pa miratuar zgjatjen e subvencioneve të Obamacare, gjë që mund të rrisë kostot për mbi 20 milionë amerikanë duke filluar nga 1 janari. Trump e kritikoi ligjin e Obamës dhe tha se synon t’ua japë paratë drejtpërdrejt qytetarëve për ta bërë sigurimin shëndetësor realisht të përballueshëm. Sipas tij, humbësit e vetëm do të jenë kompanitë e sigurimeve dhe Partia Demokratike, të cilat ai i akuzoi se janë të lidhura ngushtë me to. Ai premtoi gjithashtu ulje të kostos së barnave dhe njoftoi krijimin e TrumpRX, një platformë online që do të lejonte shitjen direkte të disa ilaçeve nga kompanitë te konsumatorët.

Referencat për politikën e jashtme ishin të pakta. Trump deklaroi shkurtimisht se kishte sjellë paqe në Lindjen e Mesme “për herë të parë në 3,000 vjet” dhe se kishte siguruar lirimin e pengjeve.

Emigracioni i paligjshëm mbeti një temë qendrore e fjalimit, ashtu si gjatë fushatës. Trump përmendi shifrën prej 25 milionë migrantësh të kapur nga autoritetet kufitare gjatë presidencës së Biden, megjithëse sipas të dhënave të CBS rreth 11 milionë persona hynë në vend pa dokumente të vlefshme. Ai tha se kostot e strehimit dhe disponueshmëria e vendeve të punës do të përmirësohen përmes “ri-migrimit”, pra kthimit të migrantëve në vendet e tyre të origjinës. Po atë ditë, Shtëpia e Bardhë publikoi edhe një video të drejtuar “kriminelëve që emigrojnë ilegalisht”, me pamje të agjentëve të emigracionit dhe me këngën “Jingle Bells”, duke u uruar atyre një Krishtlindje të Gëzuar “në një aeroplan falas që ju nxjerr jashtë vendit”.

Etiketat: Donald trump
Artikulli para

“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026

Artikulli pas

Trafiku dhe ndotja e ajrit, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Editor

Editor

Nga Kategoria

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili
Aktualitet

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

11 Gusht, 2026
Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit
Aktualitet

Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

11 Gusht, 2026
ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend
Aktualitet

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Aktualitet

Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë

11 Gusht, 2026
SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”
Aktualitet

SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”

11 Gusht, 2026
Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve
Aktualitet

Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve

10 Gusht, 2026
Artikulli pas
Trafiku dhe ndotja e ajrit, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Trafiku dhe ndotja e ajrit, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Lufta rrezikon ta fusë botën në një spirale të rrezikshme inflacioni për shkak të çmimeve të karburanteve
Ekonomi

G7 zotohet të mbrojë botën nga çmenduria e çmimeve të karburanteve, cili është plani

Nga SkyWeb
30 Mars, 2026
0

Vendet e G7 kanë deklaruar se janë të gatshme të ndërmarrin “çdo masë të nevojshme” për të garantuar stabilitetin e...

Lexo të plotë
Gëzim Hoxha i FIRST, njeriu “hije” i dy dosjeve AKSHI dhe Durana Tech Park: Kompani guaskë në “Parajsën Fiskale” në Xhafzotaj

Gëzim Hoxha i FIRST, njeriu “hije” i dy dosjeve AKSHI dhe Durana Tech Park: Kompani guaskë në “Parajsën Fiskale” në Xhafzotaj

15 Janar, 2026
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht

Biznesi kërkon uljen në 5-7% të TVSH-së për ushqimet, a do të përkthehej kjo në çmime më të ulta?

25 Nëntor, 2025
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Plani i ri për familjet e varfa: Pajisje të reja elektroshtëpiake, izolim dhe panele diellore

31 Korrik, 2026
Reagon deputetja e Durrësit, Manjola Luku, pas vrasjes së dyfishtë në Manëz: “Dhuna dhe armët nuk janë zgjidhje”

Reagon deputetja e Durrësit, Manjola Luku, pas vrasjes së dyfishtë në Manëz: “Dhuna dhe armët nuk janë zgjidhje”

23 Tetor, 2025

Të Fundit

AI zbulon një sekret të mënyrës si lexojmë: Pse kapërcejmë dhe rilexojmë fjalët?

AI zbulon një sekret të mënyrës si lexojmë: Pse kapërcejmë dhe rilexojmë fjalët?

11 Gusht, 2026
Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

11 Gusht, 2026
Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

11 Gusht, 2026
Trump firmos urdhrin për më pak vaksina për fëmijët

Trump firmos urdhrin për më pak vaksina për fëmijët

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr