• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Njihuni me kullat e reja në qendër të Tiranës

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Prill, 2025
në Aktualitet
A A
0
Njihuni me kullat e reja në qendër të Tiranës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Erblin Vukaj-Citizens.al 

Mbi 17,000 m2 truall në qendër të Tiranës, ku aktualisht ndodhen rreth 35 ndërtesa, përfshirë katër pallate deri në 9 kate, si dhe godinat publike të Teatrit Metropol dhe “Info-Point” i bashkisë, pritet të rrafshohen për t’i hapur rrugë një plani për kulla.

Kjo u mësua të hënën gjatë konkursit ndërkombëtar për të ashtuquajturin Masterplan i Qendrës së Tiranës, një garë arkitekturore që kishte për synim ridizejnimin e një prej zonave më të lakmuara nga ndërtuesit: hapësira në qendër pas Muzeut Historik Kombëtar krah “Bulevardit Zogu I-rë”, e njohur si zona e ish-Cirkut (shembur në 2021 pasi trualli iu kthye pronarëve).

Zona ndodhet mes universitetit jopublik “Albanian University” (ish-UFO) dhe gjimnazit “Sinan Tafaj”. Ajo është një hapësirë e ngjeshur me banesa të vjetra, pallate dhe godina me funksione kulturore e arsimore.

Zona ku parashikohet të zbatohet “Masterplani i Qendrës”.

Fitues i konkursit u shpall propozimi i studios franceze l’AUC. Ata propozonin ndërtimin e katër kullave tregtare, rezidenciale dhe të hotelerisë – njëra mbi 150 metra e lartë – dhe krah tyre një pallat publik (Palazzo Civico) me salla për shfaqje, ekspozita, teatër dhe kinema.

Juria, e përbërë nga arkitektë të huaj si Xaveer De Geyter, apo Bjarne Mastenbroek dhe zyrtarë të urbanistikës dhe politikës shqiptare, mes të cilëve kryeministri Edi Rama, vlerësoi te ideja e l’AUC “qasjen skulpturore dhe poetike”.

Megjithatë, në fund, juria sugjeroi që studioja franceze të rishikojë strategjinë e ndjekur për një plan më realist dhe kosto më të ulëta ndërtimi. Për këtë u këshillua të bashkëpunohej me arkitektë të tjerë.

Teksa modelet 3D e prezantonin të ashtuquajturin “Masterplan për qendrën” si një tjetër “hap përpara” për kryeqytetin, qytetarët nuk u sqaruan se si u mbërrit deri në këtë fazë. Asnjë media apo institucion publik nuk dha detaje në këtë pikë.

Asnjë dokument zyrtar i masterplanit nuk ishte bërë publik para vendimit të jurisë. Njësoj nuk ka asgjë të botuar në lidhje me marrëveshjet mes autoriteteve publike dhe subjekteve private të zonës.

Propozimi i studios franceze l’AUC për zhvillimin e zonës së ish-Cirkut të Tiranës në qendër.

Nuk ka një raport të ndikimit social, nuk ka të dhëna për konsultim me banorët, dhe nuk është bërë e ditur çfarë do të ndodhë me ta apo funksionet aktuale të godinave që sugjerohen të shemben.

Paralelisht në konkurs morën pjesë edhe studiot: Archea e Marco Casamontit, Nieto Sobejano, Groupwork, Go Hasegawa, Cobe etj. Të gjitha paraqitën vizione të ngjashme për kulla me intensitet të lartë ndërtimi.

Në këtë pikë, masterplani i shton të tjera ndërtesa të larta siluetës së qendrës, e cila aktualisht ka të paktën tetë ndërtesa të larta rreth saj.

“Zhvillimi larg qytetarëve”

Konkursi u promovua nga kompania Veliaj Construction, e Astrit Veliajt, sipërmarrës i njohur ky në fushën e stomatologjisë, arsimit privat dhe ndërtimit. Ndërtesa të mëdha të stilit neoklasik janë ngritur nga Veliaj – jo pa kontestime – në Durrës, Berat, Fier dhe Tiranë.

Ai ka pasur një të shkuar si politikan në radhët e Partisë Demokratike ku ka qenë dhe deputet.

Pjesëmarrja në konkurs e studiove të njohura ndërkombëtare ngriti pritshmëritë për një projekt me vlera reale arkitektonike. Por pa transparencën dhe pa përfshirjen e publikut, edhe konkursi më i mirë rrezikon të kthehet në instrument legjitimues për një zhvillim që konceptohet pa komunitetin.

Për publikun nuk ishte e qartë se me çfarë tagri e zhvilloi konkursin sipërmarrësi Veliaj. Çfarë roli do të ketë ai për zhvillimin e vizionit të l’AUC, çfarë roli do të ketë bashkia dhe çfarë pritet të përfitojë publiku nga kjo pjesë veç hapësirave të reja për Teatrin Metropol dhe Info-Pointit.

Ky projekt është vetëm një nga dhjetëra zhvillime të vrullshme urbane që po ndodhin në kryeqytet – nga kullat e betonit në qendër te terminali verior, ku nuk është e qartë nëse po ndërtohet në mënyrë të ligjshme.

Në këto raste, duket se planifikimi urban ka kaluar nga një proces institucional dhe publik, në sipërmarrje private në bashkëpunim me pushtetin qendror dhe vendor.

Mungesa e transparencës, e pjesëmarrjes qytetare dhe e planeve afatgjata për zhvillimin social të qytetit është kthyer në normë. Tirana nuk po rritet, po ngushtohet për shumicën dhe zgjerohet për pakicën.

Kullat rreth qendrës dhe lartësitë e tyre.
Etiketat: kullattirane
Artikulli para

I pari në Shqipëri i listuar nga Forbes, biznesmeni Samir Mane tregon ndodhinë me përfaqësuesit e revistës

Artikulli pas

Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

DOSSIER/ Diskutimet kur hartohej Kushtetuta: Ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe trajtohet si i tillë
Aktualitet

DOSSIER/ Diskutimet kur hartohej Kushtetuta: Ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe trajtohet si i tillë

7 Dhjetor, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Paraburgimet e arrestet pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, Rama: Paraburgimet e arrestet pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri

7 Dhjetor, 2025
Pse tani ka më shumë se kurrë burra dhe gra “single”?
Aktualitet

Pse tani ka më shumë se kurrë burra dhe gra “single”?

7 Dhjetor, 2025
Pemët e Krishtlindjes, përfitimet dhe sfidat mjedisore shkojnë përtej debatit “natyrale apo plastike”
Aktualitet

Pemët e Krishtlindjes, përfitimet dhe sfidat mjedisore shkojnë përtej debatit “natyrale apo plastike”

6 Dhjetor, 2025
I pari në histori, Elon Musk arrin 500 miliard dollarë pasuri neto
Aktualitet

Elon Musk: BE duhet të shpërbëhet, të kthehet sovraniteti i shteteve

6 Dhjetor, 2025
Suedia ngre alarmin: Nëndetëset ruse shfaqen pothuajse çdo javë në Detin Baltik
Aktualitet

Suedia ngre alarmin: Nëndetëset ruse shfaqen pothuajse çdo javë në Detin Baltik

6 Dhjetor, 2025
Artikulli pas
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

OKB: Inteligjenca artificiale mund të thellojë pabarazitë globale
Aktualitet

OKB: Inteligjenca artificiale mund të thellojë pabarazitë globale

Nga Editor
2 Dhjetor, 2025
0

Një raport i ri i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) paralajmëron se inteligjenca artificiale mund të thellojë...

Lexo të plotë
Naftëtarët e “Bankers” në protestë për bukën e gojës, “shefja” me cigare në dorë bën sehir nga tarraca

Naftëtarët e “Bankers” në protestë për bukën e gojës, “shefja” me cigare në dorë bën sehir nga tarraca

30 Tetor, 2025
“Jeni të mbikualifikuar”/ Spektakël në Patos, bashkia skualifikon 10 oferta dhe shpall fitues PE-VLA-KU me 97% të fondit limit

“Jeni të mbikualifikuar”/ Spektakël në Patos, bashkia skualifikon 10 oferta dhe shpall fitues PE-VLA-KU me 97% të fondit limit

28 Prill, 2025
Aeroporti i Dublinit heq kufizimin e 100 ml lëngje në avion

Aeroporti i Dublinit heq kufizimin e 100 ml lëngje në avion

19 Shtator, 2025
Një tjetër shtet europian do të ndalojë rrjetet sociale për moshën nën 15 vjeç

Një tjetër shtet europian do të ndalojë rrjetet sociale për moshën nën 15 vjeç

10 Nëntor, 2025

Të Fundit

FOTO/ Del nga pista avioni i linjës Prishtinë-Stamboll

FOTO/ Del nga pista avioni i linjës Prishtinë-Stamboll

8 Dhjetor, 2025
KUJDES! Dita më e zakonshme e javës për të pësuar ATAK në zemër!

KUJDES! Dita më e zakonshme e javës për të pësuar ATAK në zemër!

7 Dhjetor, 2025
DOSSIER/ Diskutimet kur hartohej Kushtetuta: Ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe trajtohet si i tillë

DOSSIER/ Diskutimet kur hartohej Kushtetuta: Ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe trajtohet si i tillë

7 Dhjetor, 2025
Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë

Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë

7 Dhjetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr