• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E enjte, 30 Tetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Dinjiteti në punë në kohën e ALGORITMIT

Dinjteti në Punë në kohën e ALGORITMIT

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Prill, 2025
in OP-ED
A A
0
Dinjiteti në punë në kohën e ALGORITMIT
Share on FacebookShare on WhatsApp

Amer Kapetanović 

Opinion i Sekretarit të Përgjithshëm të RCC,  me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

Çdo vit, 1 Maji na fton të ndalemi për një çast, të reflektojmë dhe të nderojmë fuqinë punëtore globale – miliarda njerëz, përpjekjet e të cilëve ushqejnë ekonomitë tona dhe formësojnë shoqëritë ku jetojmë.

ADVERTISEMENT

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve nuk është thjesht një datë në kalendar; është një thirrje e përhershme për drejtësi, dinjitet dhe trajtim të drejtë në vendin e punës.

Parimi i njohur “tetë orë punë, tetë orë pushim dhe tetë orë për vullnetin tonë”, i vendosur më shumë se një shekull më parë, ishte një hap revolucionar drejt një shpërndarjeje më të drejtë të kohës dhe punës. Por sot, ndërsa bota e punës po përjeton një ndryshim të thellë, i nxitur nga dixhitalizimi, tranzicioni i gjelbër dhe inteligjenca artificiale, ky ekuilibër po tronditet.

Puna nga distanca po zbeh kufijtë mes kohës profesionale dhe asaj personale, inteligjenca artificiale po sfidon rolet tradicionale të punës dhe ekonomitë e gjelbra po kërkojnë aftësi dhe struktura të reja. Në këtë kontekst, idetë themelore të drejtësisë në punë, si të drejtat e punëtorëve dhe kushtet e denja të punës, mund të mos jenë më të mjaftueshme. Ato ndoshta duhet të rishikohen dhe përshtaten për të mbetur të rëndësishme në një botë ku mënyra, vendi dhe arsyeja pse punojmë po rishkruhen vazhdimisht.

Siç do të këshillonin njerëzit e matur, “nuk duhet të lodhemi kurrë së mbrojturi dinjitetin e punës”. Kjo përmbledh thelbin e vërtetë të 1 Majit, një ditë që nuk përfaqëson thjesht punësimin dhe prodhimin ekonomik, por dinjitetin themelor të çdo personi që punon.

Por dinjiteti në punë nuk jeton vetëm në fjalë. Ai jeton ose shuhet në politika, në praktikë dhe në përvojën e përditshme. Dhe pikërisht këtu Ballkani Perëndimor ndodhet në një udhëkryq.

Ndërsa treguesit ekonomikë mbresëlënës sugjerojnë progres, ata gjithashtu fshehin pabarazi të thella dhe të vazhdueshme. Pyetja që duhet të shtrojmë nuk është thjesht sa veta janë të punësuar, por në çfarë kushtesh, me çfarë perspektivash dhe me çfarë kostoje për mirëqenien afatgjatë të rajonit?

Po, ka pasur përparim. Shkalla e punësimit në Ballkanin Perëndimor ka arritur nivele historike – 56.5% në vitin 2023, krahasuar me 50.4% vetëm tre vite më parë. Papunësia gjithashtu ka rënë në nivele rekord, me një mesatare prej 12%, nga 16.6% në vitin 2020. Por pas këtyre shifrave fshihen sfida të thella strukturore: informalitet i qëndrueshëm, akses i kufizuar në vende pune cilësore, një forcë punëtore që zvogëlohet dhe plaket, një rrjedhje e vazhdueshme e talenteve, mospërputhje mes aftësive dhe kërkesave të tregut të punës, dhe qasje të fragmentuara ndaj mobilitetit të punës dhe migracionit. Të gjitha këto kërcënojnë ta ndalojnë progresin dhe ta thellojnë më tej pabarazinë ekzistuese.

Humbja e trurit është reale, dhe po përshpejtohet. Që nga qershori 2024, Gjermania ka dyfishuar kuotat e vizave të punës për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, duke mundësuar që 50,000 qytetarë shtesë të punojnë ligjërisht në Gjermani.

Edhe pse kjo ka hapur mundësi për individët, ajo ka thelluar mungesën e fuqisë punëtore në vendet tona. Sipas sondazhit më të fundit të Balkan Barometer, bizneset në të gjithë rajonin e përmendin mungesën e punonjësve dhe largimin e vazhdueshëm të talenteve si sfidat e tyre më të mëdha.

Mospërputhjet e aftësive e shtojnë edhe më tej problemin. Shumë të rinj përfundojnë arsimin formal vetëm për të zbuluar se kualifikimet e tyre nuk përputhen me nevojat reale të tregut.

Kurrikulat e vjetruara dhe mungesa e trajnimeve praktike krijojnë një hendek të thellë midis arsimit dhe punësimit, duke kontribuar në papunësinë e lartë të të rinjve dhe duke nxitur emigracionin e mëtejshëm.

Si përgjigje, qeveritë në rajon kanë filluar të rishikojnë politikat e imigracionit, me synimin për të tërhequr punëtorë të huaj për të mbushur boshllëqet. Numri i lejeve të punës për punëtorët migrantë është më shumë se dyfishuar gjatë pesë viteve të fundit, nga 46,000 në vitin 2018 në mbi 100,000 në vitin 2023.

Por politika nuk mjafton. Pa implementimin e duhur, pa përputhje me objektivat e integrimit në BE dhe pa mbrojtje të fuqishme për punëtorët vendas dhe të huaj, këto përpjekje rrezikojnë të mbeten zgjidhje afatshkurtra.

Sigurimi i pagës së drejtë, kushteve të sigurta dhe mundësive të mirëfillta për karrierë nuk është vetëm çështje strategjie ekonomike.

Është mbi të gjitha çështje mbrojtjeje të dinjitetit njerëzor përballë ndryshimeve të shpejta. Teksa inteligjenca artificiale po transformon industri të tëra dhe kufijtë po bëhen gjithnjë e më të tejkalueshëm, ne duhet të mbrojmë thelbin njerëzor të punës.

Këtë 1 Maj, le ta ritheksojmë angazhimin tonë për një të ardhme ku secili, pavarësisht prejardhjes apo pasaportës, të ketë akses në punë të denjë dhe shpërblyese. Jo si privilegj, por si një e drejtë themelore. Një të drejtë që ia vlen të mbrohet – sot, nesër dhe gjithmonë. /skyweb.al

Etiketat: Amer Kapetanović
Artikulli para

“Beteja” brenda maxhorancës për 10 mln euro, akuza të forta dhe përplasje në gjyq: Zbardhen argumentet e Gerond Meçes përballë Ermal Beqirit në KPP

Artikulli pas

Shqiptarët sofistikohen, kalojnë nga vjedhjet fizike në ato online: Çfarë nxjerrin të dhënat e INSTAT

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shqiptari! Një identitet, shumë paradokse!
OP-ED

Shqiptari! Një identitet, shumë paradokse!

28 Tetor, 2025
Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar
OP-ED

“Diella shtatzënë” me 83 fëmijë socialistë: Inteligjenca artificiale që lind kontroll politik

27 Tetor, 2025
Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar
Aktualitet

Forbes “mahnitet” me Diellën, por ne nuk e dimë ende se kush e ndez ministren AI

27 Tetor, 2025
Plumbi që del nga goja!
Aktualitet

Plumbi që del nga goja!

23 Tetor, 2025
Kush do t’i paguajë borxhet e shteteve të pasura?!
Ekonomi

Kush do t’i paguajë borxhet e shteteve të pasura?!

22 Tetor, 2025
Sherri për plaçkën në Aeroportin e Vlorës
OP-ED

Sherri për plaçkën në Aeroportin e Vlorës

22 Tetor, 2025
Artikulli pas
Shqiptarët sofistikohen, kalojnë nga vjedhjet fizike në ato online: Çfarë nxjerrin të dhënat e INSTAT

Shqiptarët sofistikohen, kalojnë nga vjedhjet fizike në ato online: Çfarë nxjerrin të dhënat e INSTAT

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ADVERTISEMENT

Të Përzgjedhura

E thonë shkencëtarët: Vaji i ullirit ndihmon trupin kundër kancerit
Aktualitet

E thonë shkencëtarët: Vaji i ullirit ndihmon trupin kundër kancerit

Nga SkyWeb
17 Tetor, 2025
0

Një studim i ri nga Universiteti i Hong Kongut ka zbuluar se acidi oleik, një përbërës i pranishëm në vajin...

Lexo të plotë
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 

Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 

4 Prill, 2025
Në kurthin e piramidave online edhe qindra punonjës policie

Në kurthin e piramidave online edhe qindra punonjës policie

23 Shtator, 2025
Korrupsion, pastrim parash dhe konkurrencë e shtrembëruar: DASH publikon raportin për klimën e biznesit në Shqipëri

Korrupsion, pastrim parash dhe konkurrencë e shtrembëruar: DASH publikon raportin për klimën e biznesit në Shqipëri

27 Shtator, 2025
Instituti Shqiptar i Medias publikon udhëzimet për përdorimin etik të inteligjencës artificiale në media

Instituti Shqiptar i Medias publikon udhëzimet për përdorimin etik të inteligjencës artificiale në media

28 Tetor, 2025

Të Fundit

Te gjitha bizneset e lidhura në 6 kv, nga 1 janari do dalin në treg të lirë

Te gjitha bizneset e lidhura në 6 kv, nga 1 janari do dalin në treg të lirë

30 Tetor, 2025
Naftëtarët e “Bankers” në protestë për bukën e gojës, “shefja” me cigare në dorë bën sehir nga tarraca

Naftëtarët e “Bankers” në protestë për bukën e gojës, “shefja” me cigare në dorë bën sehir nga tarraca

30 Tetor, 2025
Energjia diellore nga orbita në Tokë, një ide e vjetër që po bëhet realitet

Energjia diellore nga orbita në Tokë, një ide e vjetër që po bëhet realitet

30 Tetor, 2025
Trump e quan të mrekullueshëm takimin me Xi, shpresa për uljen e tensioneve tregtare SHBA-Kinë

Trump e quan të mrekullueshëm takimin me Xi, shpresa për uljen e tensioneve tregtare SHBA-Kinë

30 Tetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr