• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Mënyra si ha ushqim ka më shumë rëndësi se sasia

Editor Nga Editor
22 Mars, 2026
në Shëndet
A A
Mënyra si ha ushqim ka më shumë rëndësi se sasia
Share on FacebookShare on WhatsApp

Koha e ditës kur hamë një vakt, sa shpejt e hamë ushqimin dhe madje sa shumë e përtypim atë mund të ndikojnë në numrin e kalorive që përfitojmë prej tij, shkruan BBC.

Çelësi për të ruajtur një peshë të shëndetshme, është të numërojmë kaloritë që marrim kundrejt kalorive që shpenzojmë. Ka kuptim, energjia që futet kundrejt energjisë që del. Tingëllon e thjeshtë, apo jo?

Por kjo mënyrë të menduari lë jashtë një të vërtetë të rëndësishme: jo të gjitha kaloritë nga ushqimi janë të njëjta. Në fakt, në trupin tonë ndodh një ndërveprim kompleks biologjik, i ndikuar nga lloji i ushqimit që hamë, sa shpejt e konsumojmë dhe nga ndërveprimi i tij me komunitetin e madh të mikrobeve që jetojnë në zorrët tona.

“Kjo është një fushë kërkimi që po zgjerohet shumë,” thotë Sarah Berry, profesoreshë e ushqyerjes në King’s College London në Mbretërinë e Bashkuar. “Po fillojmë të kuptojmë sa të ndryshme janë reagimet tona ndaj ushqimit dhe që unë mund të ha diçka që e metabolizoj shumë ndryshe nga mënyra se si ti e metabolizon të njëjtin ushqim.”

Kur hamë

Ajo që hamë sigurisht ka rëndësi, një dietë me shumë perime të freskëta është më e mirë se një dietë e mbushur me hamburgerë. Por kjo nuk është e vetmja gjë që ka rëndësi. Koha e ushqimit, për shembull, ndikon në mënyrën se si e tretim dhe çfarë lëndësh ushqyese përthithim. Shkencëtarët besojnë se kjo lidhet me ritmet tona cirkadiane dhe mënyrën si metabolizojmë ushqimin, një fushë e re e quajtur krononutricion.

Të hash më herët mund të ndihmojë gjithashtu. Studiues në Spanjë zbuluan se njerëzit që hanin drekën më herët humbnin më lehtë peshë ose mbanin një peshë më të ulët krahasuar me ata që hanin pas orës 15:00. Edhe koha e ushqimeve të vogla (snacks) ka rëndësi: studimet tregojnë se ngrënia pas orës 21:00 lidhet me sheqer të lartë në gjak dhe nivele më të larta të kolesterolit të keq, duke rritur rrezikun për obezitet dhe sëmundje kardiovaskulare.

Në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, rreth një e katërta e energjisë ditore vjen nga snacks, ndaj është e rëndësishme të mendojmë si për atë që hamë, ashtu edhe për kohën kur e hamë.

Sa shpejt hamë

Por koha nuk është e vetmja gjë që ka rëndësi, edhe shpejtësia me të cilën hamë është e rëndësishme.

Ata që hanë shpejt kanë tendencë të hanë më shumë dhe të marrin më shumë kalori. Në një studim, pjesëmarrësve iu dha akullore dhe u kërkua ta hanin shpejt (në 5 minuta) ose ngadalë (në 30 minuta). Ngrënia e ngadaltë rriti çlirimin e hormoneve që kontrollojnë oreksin, si GLP-1 – i njëjti hormon që imitojnë disa ilaçe moderne për humbje peshe.

Duhet rreth 15 minuta që hormoni cholecystokinin të arrijë nivele që japin ndjesinë e ngopjes. Ndërsa GLP-1 dhe PYY arrijnë kulmin pas 30–60 minutash dhe ulin oreksin për disa orë. Kjo shpjegon pse ndonjëherë duam ëmbëlsirë menjëherë pas ushqimit, por dëshira zhduket nëse presim pak.

Të hash ngadalë ndihmon të ndihesh më i ngopur për më gjatë. Në një studim, pjesëmarrësit që hanin më ngadalë kujtonin më mirë çfarë kishin ngrënë dhe hanin më pak më vonë.

Ngrënia e ngadaltë gjithashtu ndikon në nivelin e sheqerit në gjak. Në një studim, të njëjtit persona hëngrën të njëjtin vakt një herë për 10 minuta dhe një herë për mbi 20 minuta. Kur hanin më shpejt, kishin rritje më të lartë të sheqerit në gjak, gjë që me kalimin e kohës mund të rrisë rrezikun për diabet të tipit 2.

Struktura e ushqimit

Numri i kalorive që përthithim varet edhe nga struktura e ushqimit, pasi kjo përcakton sa lehtë çlirohen lëndët ushqyese.

Merrni si shembull bajamet. Një grusht ka rreth 160–170 kalori. Por sa prej tyre përthithim varet nga mënyra si i hamë. Nëse i përtypim mirë, përthithim më shumë kalori; nëse jo, më pak. Gjithashtu, bajamet e bluara japin më shumë kalori sesa ato të plota. Njësoj, salca e mollës konsumohet më shpejt se një mollë e plotë dhe ndikon ndryshe në ndjesinë e ngopjes.

Kjo shpjegon edhe pse ushqimet ultra të përpunuara çojnë më shpesh në shtim në peshë – struktura e tyre i bën më të lehta për t’u metabolizuar dhe përthithur.

Ndryshimet individuale

Është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë se njerëzit reagojnë ndryshe ndaj ushqimit.

Në vitin 2015, studiuesit zbuluan se edhe kur hanë të njëjtin ushqim, nivelet e sheqerit në gjak ndryshojnë shumë nga personi në person. Disa njerëz reagojnë më shumë ndaj domateve, të tjerë ndaj bananeve. Kjo mund të lidhet me mikrobet në zorrët tona (mikrobiotën), të cilat ndryshojnë nga një person te tjetri.

Edhe binjakët identikë mund të kenë reagime të ndryshme metabolike ndaj të njëjtit ushqim. Në një studim me mbi 1,000 persona, u pa një variacion i madh në nivelet e yndyrnave në gjak, glukozës dhe insulinës pas të njëjtit vakt.

Këto dallime mund të çojnë drejt ushqyerjes së personalizuar në të ardhmen.

Megjithatë, siç thotë Berry, të gjithë duhet të konsumojmë më shumë fibra dhe të kufizojmë sheqerin, kripën dhe yndyrnat. Duke qenë se reagimet tona ndryshojnë, është e rëndësishme të ushqejmë mikrobiomën tonë me një dietë të larmishme, të pasur me fruta dhe perime, dhe të kufizojmë snacks të pashëndetshme.

Etiketat: ushqim
Artikulli para

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Artikulli pas

Nuk gjenin punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500 euro, sa në Greqi

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?
Shëndet

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

5 Nëntor, 2026
“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës
Shëndet

“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

5 Nëntor, 2026
OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit
Shëndet

OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit

5 Nëntor, 2026
5 gjëra që s’duhet të bëni para orës 09:00 të mëngjesit sipas kardiologëve
Shëndet

5 gjëra që s’duhet të bëni para orës 09:00 të mëngjesit sipas kardiologëve

5 Nëntor, 2026
Kripa e pasuruar me kalium, një alternativë që mund të parandalojë miliona vdekje nga zemra
Shëndet

Kripa e pasuruar me kalium, një alternativë që mund të parandalojë miliona vdekje nga zemra

4 Nëntor, 2026
Adoleshentët nuk po kryejnë mjaftueshëm aktivitet fizik, situata mbetet e pandryshuar prej 15 vitesh
Shëndet

Adoleshentët nuk po kryejnë mjaftueshëm aktivitet fizik, situata mbetet e pandryshuar prej 15 vitesh

4 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Nuk gjenin punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500 euro, sa në Greqi

Nuk gjenin punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500 euro, sa në Greqi

Të Përzgjedhura

Hormuzi u hap, por çmimet nuk do të ulen dhe aq shpejt
Ekonomi

Hormuzi u hap, por çmimet nuk do të ulen dhe aq shpejt

Nga SkyWeb
23 Qershor, 2026
0

Rihapja e Ngushticës së Hormuzit, pas marrëveshjes kuadër mes SHBA-së dhe Iranit, pritet të japë ndikim pozitiv në ekonominë globale....

Lexo të plotë
Sofistikohen praktikat e pastrimit të parave në Shqipëri, krimi bëhet më zgjuar, po ashtu edhe institucionet

Sofistikohen praktikat e pastrimit të parave në Shqipëri, krimi bëhet më zgjuar, po ashtu edhe institucionet

14 Maj, 2026
Kroçera “Sapphire Princess” me 2700 turistë mbërrin në Sarandë

Kroçera “Sapphire Princess” me 2700 turistë mbërrin në Sarandë

31 Mars, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

22 Shtator, 2025
Nga skrapi te eksporti, Shqipëria kërkon të hyjë në tregun global të prodhimit të armëve

Nga skrapi te eksporti, Shqipëria kërkon të hyjë në tregun global të prodhimit të armëve

16 Gusht, 2025

Të Fundit

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

5 Nëntor, 2026
Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

5 Nëntor, 2026
Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

5 Nëntor, 2026
URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve

URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr