• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Nga skrapi te eksporti, Shqipëria kërkon të hyjë në tregun global të prodhimit të armëve

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Gusht, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Nga skrapi te eksporti, Shqipëria kërkon të hyjë në tregun global të prodhimit të armëve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në një përpjekje të re për të pozicionuar veten si një aktor të vogël, por ambicioz në industrinë globale të mbrojtjes, Shqipëria ka nisur një proces të ngadaltë, por të vendosur për të ringjallur industrinë e saj ushtarake.

Objektivi është i qartë: të prodhojë armë dhe pajisje me vulën “Made in Albania”, të afta për t’u përdorur nga ushtria shqiptare dhe potencialisht për t’u eksportuar në tregje ndërkombëtare deri në vitin 2030.

Prodhimi i armëve dhe dronëve, qeveria miraton kriteret e negociimit me KAYO-s me kompanitë private

Për vite me radhë, uzinat ushtarake të Mjekësit, Gramshit dhe Poliçanit, që dikur furnizonin me armatim regjimin komunist u lanë të kalben nën barin e egër dhe kujtimet e një ekonomie të mbyllur. Por në prill të vitit 2024, Kryeministri Edi Rama shpalli publikisht ambicien për të ringjallur prodhimin ushtarak në vend dhe për të kthyer Shqipërinë në një eksportues të mundshëm të armatimeve brenda dekadës.

“Ambicia jonë është që brenda vitit 2030 ne të kemi edhe eksporte ushtarake të markës “Made in Albania” dhe nga ana tjetër sigurisht që ushtria jonë të fillojë të pajiset edhe me mjete ushtarake të markës “Made in Albania’’. – EDI RAMA KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË, 03.04.2024

Ky premtim politik është pasuar me disa hapa. Qeveria miratoi ligjin për krijimin e një shoqërie shtetërore që do të merret ekskluzivisht me prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake. Shoqëria “KAYO” sh.a., e themeluar më vonë atë vit, u ngarkua me misionin për të rilindur një industri të zhdukur.

Që në muajt e parë të ekzistencës së saj, KAYO mori nën administrim hapësirat fizike të tre uzinave historike të vendit si Uzina e Lëndëve Plasëse në Mjekës, Uzina Mekanike në Gramsh dhe tani është në proces të marrjes edhe të Kombinatit Mekanik në Poliçan. Njëkohësisht me Vendim të Këshillit të Ministrave, KAYO-s iu transferuan edhe ish-Uzina e pjesëve të ndërtimit të automjeteve në Tiranë si dhe ish-uzina e përpunimit të bakrit në Rubik.

Gjatë kësaj kohe KAYO i tha Faktojes se ka firmosur pesë memorandume mirëkuptimi me kompani ndërkombëtare të mëdha që janë aktorë në nivel global për prodhimin e teknologjive dhe sistemeve ushtarake. Por përmbajtja e këtyre memorandumeve mbetet konfidenciale për shkak të marrëveshjeve të konfidencialitetit dhe sekretit industrial dhe se ato do të bëhen publike në momentin e krijimit të shoqërive të përbashkëta për nisjen e aktivitetit prodhues – sqaron KAYO.

Ndërkohë, qeveria ka ndarë një sërë fondesh për të mbështetur këtë ringjallje industriale. Deri tani, janë alokuar 440 milionë lekë në dy drejtime: nga njëra anë, për të shlyer borxhet historike të uzinave ndaj punonjësve dhe bashkive, dhe nga ana tjetër, për të themeluar strukturën ligjore dhe organizative të KAYO-s. Në anën tjetër buxheti ka financuar edhe shpenzimet e vetë kompanisë. Për vitin 2024 janë disbursuar 150 milionë lekë nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për këtë ndërmarrje, ndërsa për vitin 2025 është parashikuar një shumë e njëjtë, e cila pritet të lëvrohet në muajt e ardhshëm sipas përgjigjes që Ministria e Financave dha për Faktojen.

Megjithatë, pyetjet e mëdha mbeten. A është e arritshme ambicia për të eksportuar armë shqiptare brenda pesë viteve të ardhshme?

Për kolonelin Dritan Demiraj, projekti ka rëndësi kombëtare dhe s ii tillë është i mirëpritur, por propaganda nuk mjafton. “Kërkohen investime serioze, profesionalizëm dhe transparencë që mungon, si dhe bashkëpunim me kompani të shquara”, thotë ish-Ministri i Brendshëm, Demiraj. Ai thekson se projekti duhet të nisë me prodhimin e armatimit të këmbësorisë, veshmbathjeve dhe logjistikës së Forcave të Armatosura. “Brenda 2-3 viteve, me investime serioze, kjo është e realizueshme”, vlerëson ai.

Në fakt, përpjekjet e deritanishme të KAYO-s për të rilindur këtë industri janë kufizuar tek puna për të themeluar një shkollë fluturimi në Vlorë — e cila pritet të përgatisë pilotë, instruktorë dhe teknikë – tek negociimi për prodhimin apo përshtatjen e mjeteve motorrike të posaçme apo tek prodhimi i veshjeve dhe aksesorëve ushtarakë.

Nga ana e tij, ish-komandanti i Forcave Detare, kapiteni i rangut të parë Artur Meçollari, e sheh industrinë ushtarake jo vetëm si element të sigurisë, por edhe si mundësi ekonomike. Ai ngre dyshime në lidhje me qëndrueshmërinë e politikave të mbrojtjes në Shqipëri. Si shembull sjell shkëputjen e bashkëpunimit me kompani si “Lockheed Martin” – kompania që ndërtoi dhe mirëmbajti sistemin e vëzhgimit të hapësirës ajrore dhe detare – dhe “Damen Shipyards” – kompania holandeze e prodhimit të anijeve – duke vënë kështu në pikëpyetje besueshmërinë e vendit në arenën ndërkombëtare.

“Vetëm një vit pas marrjes së detyrës, ministri Vëngu ka riorientuar të gjitha partneritetet, duke ulur ndjeshëm besueshmërinë e Shqipërisë tek partnerët strategjikë dhe duke cënuar gatishmërën operacionale.”, thotë kapiten Meçollari, i cili paralajmëron se pa bashkëpunime të fuqishme dhe qëndrueshmëri politike, projekti nuk mund të ecë përpara.

Në aspektin buxhetor, Shqipëria ka përmbushur angazhimin e saj ndaj NATO-s për të shpenzuar 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, një standard që u arrit të përmbushet për herë të parë në vitin 2024. Në projektbuxhetin e vitit 2025, Ministria e Mbrojtjes parashikohet të marrë 52.6 miliardë lekë, që përbëjnë pikërisht këtë 2%.

Pavarësisht ksaj, kapërcimi drejt eksportit mbetet një sfidë e madhe në këndvështrimin e Artur Meçollarit pasi tregu global i armatimeve është i rregulluar rreptësisht dhe i ndikuar nga zhvillimet gjeopolitike. “Shqipëria nuk mund ta ringjallë industrinë pa partnerë të fuqishëm, dhe më parë duhet të rifitojë besueshmërën si vend serioz dhe i sigurtë”, përfundon Meçollari.

Sipas Demirajt, Shqipëria duhet t’i kthejë sytë edhe nga vendet e rajonit për bashkëpunime pasi sipas tij “potenciali ekziston jo vetëm për të mbuluar nevojat e Shqipërisë, por edhe për të eksportuar armë të këmbësorisë, dhe në të ardhmen edhe sisteme luftarake si dronë apo artileri, duke bashkëpunuar me vende si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia”. Edhe Meçollari thekson se “Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë për nevojat e përbashkëta në modernizimin dhe pajisjen e strukturave respektive dhe shmangjen e konkurencës midis tyre.

Por qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes duhet të jenë seriozë, vlerëson Demiraj, pasi e vetmja mënyrë që të futesh në tregjet ndërkombëtare është nëpërmjet prodhimit të materialeve dhe armatimeve cilësore, që në ditët e sotme janë lehtësisht të testueshme. Për momentin, përpjekja duket më shumë si një projekt industrial me vlerë strategjike dhe simbolike, sesa një burim i afërt të ardhurash. Por në një kohë kur siguria në Evropë është vënë sërish në pikëpyetje dhe vendet kërkojnë më shumë diversifikim të burimeve të furnizimit, Shqipëria mund të gjejë një vend në këtë panoramë të re — nëse i çon deri në fund projektet që ka nisur./faktoje.al

Etiketat: armekayomunicioneshqiperia
Artikulli para

Kur do të ndalet rritja e çmimit të apartamenteve në Tiranë

Artikulli pas

PROCEDURAT/ Si do të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane
Ekonomi

Gazi në Europë shtrenjtohet mbi 150%, çmimet në kulmin e gati katër viteve. Alarm për rezervat para dimrit

14 Tetor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Aksidentet, dita dhe fasha orare më e rrezikshme: Të dhënat e tre viteve japin një tablo të qartë

14 Tetor, 2026
A po e shfrytëzon Ervin Demo protestën për të larë duart me Skënder Hitën? Mesazhet e mbrëmshme dhe përplasja pas kuintave
Aktualitet

A po e shfrytëzon Ervin Demo protestën për të larë duart me Skënder Hitën? Mesazhet e mbrëmshme dhe përplasja pas kuintave

14 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Ekonomi

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
Kostoja e jetesës, italianët sot kanë më pak të ardhura se në 1990
Ekonomi

Ligji, qeveria ngre Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit: Do të hetojë abuzuesit!

13 Tetor, 2026
Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik
Aktualitet

Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

13 Tetor, 2026
Artikulli pas
FOTO/ “Apokalipsi” në Gramsh, imazhe të dramës që la pas zjarri që përpiu gjithçka

PROCEDURAT/ Si do të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret

Të Përzgjedhura

Banka e Shqipërisë ka nevojë për pavarësi, jo për imunitet
OP-ED

Banka e Shqipërisë ka nevojë për pavarësi, jo për imunitet

Nga SkyWeb
18 Korrik, 2026
0

Në shkurt të vitit 2018 autoritetet letoneze arrestuan guvernatorin jetëgjatë të Bankës Qëndrore të Letonisë, Ilmārs Rimšēvičs, me akuzën e...

Lexo të plotë
KE dhuron 40 mijë bileta treni falas për të rinjtë në Evropë

KE dhuron 40 mijë bileta treni falas për të rinjtë në Evropë

7 Janar, 2026
Patenta e re në BE. Çfarë do të ndryshojë?

Patenta e re në BE. Çfarë do të ndryshojë?

21 Tetor, 2025
MINIKASKO në SIGAL, zgjidhje inteligjente për vetëm 3 000 lekë

MINIKASKO në SIGAL, zgjidhje inteligjente për vetëm 3 000 lekë

15 Tetor, 2025
Ministria e Jashtme njofton ndryshimin e procedurave të lëvizjes jashtë shtetit duke nisur nga nesër

Ministria e Jashtme njofton ndryshimin e procedurave të lëvizjes jashtë shtetit duke nisur nga nesër

9 Prill, 2026

Të Fundit

Studimi i ri: Gratë me sëmundje autoimune presin më gjatë dhe diagnostikohen sepse mjekët nuk i marrin seriozisht simptomat e tyre

Studimi i ri: Gratë me sëmundje autoimune presin më gjatë dhe diagnostikohen sepse mjekët nuk i marrin seriozisht simptomat e tyre

14 Tetor, 2026
Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani

Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani

14 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

Italia do 165 mijë punonjës nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

14 Tetor, 2026
Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane

Gazi në Europë shtrenjtohet mbi 150%, çmimet në kulmin e gati katër viteve. Alarm për rezervat para dimrit

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr