• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 24 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Dubai nuk ka më shkëlqimin e dikurshëm, kompanitë ajrore vijojnë ta shmangin për shkak të pasigurisë

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Gusht, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
Dubai nuk ka më shkëlqimin e dikurshëm, kompanitë ajrore vijojnë ta shmangin për shkak të pasigurisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Dubai, i njohur për luksin, kullat futuriste dhe aeroportin që lidh Lindjen me Perëndimin, nuk po shkëlqen më si dikur. Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka dëmtuar ndjeshëm imazhin e qytetit si një destinacion i sigurt për turistët dhe bizneset ndërkombëtare.

Finnair është kompania e fundit që ka vendosur të anulojë të gjitha fluturimet ndërmjet Helsinkit dhe Dubait për sezonin dimëror. Linja do të mbetet e pezulluar nga 25 tetori 2026 deri më 27 mars 2027.

“Situata e sigurisë në Lindjen e Mesme ka mbetur e paqëndrueshme, pa shenja të qarta përmirësimi”, deklaroi kompania finlandeze, e cila do të kontaktojë pasagjerët e prekur nga anulimet.

Por Finnair nuk është e vetme. Sipas një pasqyre të publikuar nga Reuters, Wizz Air i ka pezulluar fluturimet nga Europa kontinentale drejt Dubait dhe Abu Dhabit deri më 24 tetor, ndërsa KLM ka hequr nga programi fluturimet drejt Dubait deri në të njëjtën datë. Air Canada, ndërkohë, i ka shtyrë fluturimet drejt Dubait të paktën deri në mesin e janarit 2027.

Goditja nuk është kufizuar vetëm te transporti ajror. Në javën e parë të konfliktit u raportuan mbi 80 mijë anulime rezervimesh akomodimi në Dubai, ndërsa linjat turistike MSC Cruises dhe Celestyal anuluan lundrimet e planifikuara nga Dubai dhe Abu Dhabi.

Kriza ka prekur edhe simbolin kryesor të qytetit: luksin. Shitjet e markave të shtrenjta në “Mall of the Emirates” ranë me 30–50% gjatë marsit krahasuar me një vit më parë. Dyqane të shumta në Dubai u mbyllën përkohësisht ose punuan me staf minimal.⁠

Madje aeroporti ndërkombëtar, ishulli artificial Palm Jumeirah dhe hoteli ikonë Burj Al Arab pësuan dëmtime nga mbetjet e dronëve të interceptuar gjatë sulmeve të muajit mars.

Dubai mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të aviacionit dhe turizmit botëror, por seria e anulimeve, rënia e rezervimeve dhe pasiguria rajonale po zbehin imazhin që qyteti kishte ndërtuar për dekada: atë të një strehe luksoze, të qëndrueshme dhe të paprekshme nga konfliktet e Lindjes së Mesme.

Artikulli para

Apple prezanton modelet e reja të Mac mini dhe Mac Studio, me fokus te inteligjenca artificiale

Artikulli pas

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026
Ekonomi

Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026

24 Nëntor, 2026
Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways
Aviacion

Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways

24 Nëntor, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton
Ekonomi

Dramatike, euro i afrohet 89.5 lekëve! Vijon zhvlerësimi i monedhës europiane

24 Nëntor, 2026
Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve
Aviacion

Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve

24 Nëntor, 2026
KRIZA/ HEC-et bosh, KESH po blen energjinë sa “frëngu pulën”! Turqit e AYEN shkelin kontratën, 59 milionë kWh që i takojnë shtetit, i shesin për hesap të vet
Ekonomi

KRIZA/ HEC-et bosh, KESH po blen energjinë sa “frëngu pulën”! Turqit e AYEN shkelin kontratën, 59 milionë kWh që i takojnë shtetit, i shesin për hesap të vet

24 Nëntor, 2026
Si luftrat po zgjasin orët tona të fluturimit
Aviacion

Kapiteni anulon fluturimin vetëm se pilotit në krah i ra zilja e telefonit, ky i fundit humbi dhe punën

24 Nëntor, 2026
Artikulli pas
NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

Të Përzgjedhura

FOTO/ Rama sulmoi SPAK-un dhe mbrojti Mirlindën e AKSHI-t para motrës së Ergys Agasit, drejtorëshës së tenderave në institucionin ku vëllai është “zot”
Aktualitet

FOTO/ Rama sulmoi SPAK-un dhe mbrojti Mirlindën e AKSHI-t para motrës së Ergys Agasit, drejtorëshës së tenderave në institucionin ku vëllai është “zot”

Nga SkyWeb
17 Shkurt, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të martë ne ambientet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ku ka prezantuar...

Lexo të plotë
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Raporti ngre alarmin për ndotjen e ajrit, banorët e Tiranës dhe Elbasanit thithin më shumë pluhur

24 Korrik, 2026
Zgjerimi i BE-së hyn në një fazë të re. Shqipëria mes mundësive dhe sfidave

Zgjerimi i BE-së hyn në një fazë të re. Shqipëria mes mundësive dhe sfidave

12 Tetor, 2026
LISTA/ Tortura dhe ekzekutimet, Shqipëria bllokon importin e gijotinave dhe karrigeve elektrike

LISTA/ Tortura dhe ekzekutimet, Shqipëria bllokon importin e gijotinave dhe karrigeve elektrike

26 Janar, 2026
Si e cilësojnë stjuardesat sjelljen e shumë shqiptarëve menjëherë pasi avioni prek tokën

Si e cilësojnë stjuardesat sjelljen e shumë shqiptarëve menjëherë pasi avioni prek tokën

8 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026

Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026

24 Nëntor, 2026
Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways

Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways

24 Nëntor, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Dramatike, euro i afrohet 89.5 lekëve! Vijon zhvlerësimi i monedhës europiane

24 Nëntor, 2026
Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve

Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve

24 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr