• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 29 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Turizëm

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

SkyWeb SkyWeb
26 Gusht, 2026
në Turizëm
A A
NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nuk është më vetëm destinacioni apo çmimi që përcakton zgjedhjen e pushimeve. Gjithnjë e më shumë udhëtarë po kërkojnë vende që i lidhin me fëmijërinë, historinë familjare dhe një periudhë të jetës që kujtohet si më e thjeshtë dhe e lumtur.

Kthimi në fshatin e gjyshërve, në ishullin ku kalonin verën ose në plazhin e fëmijërisë po shndërrohet në një tendencë të re turistike, veçanërisht mes “Millennials”, personave të lindur nga viti 1981 deri më 1996.

Këta udhëtarë nuk kërkojnë thjesht një vend për të pushuar, por duan të rizbulojnë shijet, aromat dhe pamjet që kanë lënë gjurmë në kujtesën e tyre.

Një studim i grupit hotelier francez Accor, në bashkëpunim me kompaninë Globetrender, tregoi se një në katër pjesëmarrës nuk e zgjidhte udhëtimin vetëm në bazë të destinacionit, por sipas ndjesisë që i krijonte ideja e rikthimit atje. Nostalgjia u rendit ndër tendencat më të forta të udhëtimeve.

Për personat që tashmë kanë krijuar familjet e tyre, rikthimi në vendet e fëmijërisë është edhe një mënyrë për t’u treguar fëmijëve se si i kalonin dikur pushimet prindërit e tyre. Synimi është që kujtimet dhe traditat familjare të ruhen edhe për brezat e ardhshëm.

Në forcimin e kësaj tendence kanë ndikuar edhe rrjetet sociale, ku fotografitë me filtra retro dhe pamjet e jetës së thjeshtë e paraqesin të kaluarën në mënyrë të idealizuar.

Një studim i publikuar në revistën shkencore “Sustainability” thekson se turizmi nostalgjik lidhet si me kujtesën personale, ashtu edhe me atë kolektive. Vizitat në shtëpitë ku njerëzit janë rritur, shkollat e vjetra apo vendet ku kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme i ndihmojnë udhëtarët të rigjejnë ndjesinë e përkatësisë dhe identitetit.

Sipas një sondazhi të Talker Research, të publikuar nga “New York Post”, nostalgjia ndikoi në vitin 2026 te zgjedhja e destinacionit për 53% të pjesëmarrësve. Ajo ndikoi gjithashtu te aktivitetet e planifikuara për 50% dhe te përzgjedhja e shoqëruesve të udhëtimit për 30%.

Rreth 43% e të anketuarve thanë se këto udhëtime i rikthenin në periudha më të lumtura. Për 35% ato ndikonin pozitivisht në shëndetin mendor, 31% ndiheshin më pranë familjes dhe 30% krijonin një lidhje më të fortë me njerëzit e dashur.

Paralelisht po rriten edhe udhëtimet në kërkim të prejardhjes familjare. Sipas “Forbes”, shumë amerikanë po vizitojnë fshatrat e paraardhësve në vende si Irlanda dhe Italia, duke kërkuar në arkivat vendore të dhëna për plotësimin e pemës familjare.

Kjo prirje favorizon edhe destinacionet më pak të njohura, të paprekura nga turizmi masiv dhe që nuk promovohen vazhdimisht nga algoritmet e rrjeteve sociale.

Turizmi nostalgjik tregon se pushimet nuk kanë nevojë të mbushen me aktivitete. Ndonjëherë mjafton rikthimi në një plazh të njohur, në shtëpinë e gjyshërve apo në rrugën e dikurshme për të rigjetur, qoftë edhe për pak çaste, ndjesinë e fëmijërisë. /skyweb.al

Etiketa: udhetimet
Artikulli para

Dubai nuk ka më shkëlqimin e dikurshëm, kompanitë ajrore vijojnë ta shmangin për shkak të pasigurisë

Artikulli pas

LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty
Turizëm

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty

27 Nëntor, 2026
“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik
Turizëm

“Travel Off Path”: Saranda, pikënisja për të zbuluar dy vende evropiane

27 Nëntor, 2026
Surprizë! Kuvendi voton pranë mesnatës zgjatjen me tre vjet të lehtësive fiskale për hotelet “brand” me 4 dhe 5 yje
Ekonomi

Surprizë! Kuvendi voton pranë mesnatës zgjatjen me tre vjet të lehtësive fiskale për hotelet “brand” me 4 dhe 5 yje

27 Nëntor, 2026
Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj
Turizëm

Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

25 Nëntor, 2026
“National Geographic” reportazh për Vjosën: Një udhëtim mes natyrës së egër dhe traditave shqiptare
Turizëm

“National Geographic” reportazh për Vjosën: Një udhëtim mes natyrës së egër dhe traditave shqiptare

25 Nëntor, 2026
Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë
Turizëm

Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë

25 Nëntor, 2026
Artikulli pas
LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

Të Përzgjedhura

Qeveria planifikon të shtetëzojë transportin publik, ngrihet shoqëria shtetërore MobAl
Ekonomi

Qeveria planifikon të shtetëzojë transportin publik, ngrihet shoqëria shtetërore MobAl

SkyWeb
18 Shtator, 2025
0

“Rrjet kombëtar transporti publik dhe i gjelbër” është një nga pikat e programit qeverisës për Infrastrukutrën Moderne, pjesë e shtyllës...

Lexo të plotë
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Dumani: Kemi sekuestruar 11 milion euro kripto, nuk kemi ku t’i mbajmë, na duhet portofol dixhital

Dumani: Kemi sekuestruar 11 milion euro kripto, nuk kemi ku t’i mbajmë, na duhet portofol dixhital

14 Tetor, 2025
Nis aksioni ndaj lavazheve që marrin ujë në mënyrë të paligjshme, kontrolle në të gjithë vendin

Nis aksioni ndaj lavazheve që marrin ujë në mënyrë të paligjshme, kontrolle në të gjithë vendin

7 Nëntor, 2026
Vlora e kthyer në “një prostitutë” të pasjellshme turistike!

Vlora e kthyer në “një prostitutë” të pasjellshme turistike!

12 Gusht, 2026

Të Fundit

Samsung Electronics përgatitet të prezantojë robotin e parë humanoid

Samsung Electronics përgatitet të prezantojë robotin e parë humanoid

29 Nëntor, 2026
Bora zbardh zonat malore të vendit, si paraqitet situata me rrugët

Bora zbardh zonat malore të vendit, si paraqitet situata me rrugët

29 Nëntor, 2026
Çfarë ndodh me avionin tuaj teksa ju flini: Operacioni i “padukshëm” gjatë natës

Çfarë ndodh me avionin tuaj teksa ju flini: Operacioni i “padukshëm” gjatë natës

29 Nëntor, 2026
Rrugët alternative të energjisë në Lindjen e Mesme do të nxjerrin Hormuzin jashtë loje dhe të ulin çmimine karburanteve

Rrugët alternative të energjisë në Lindjen e Mesme do të nxjerrin Hormuzin jashtë loje dhe të ulin çmimine karburanteve

29 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In