• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 7 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Nis aksioni ndaj lavazheve që marrin ujë në mënyrë të paligjshme, kontrolle në të gjithë vendin

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Nëntor, 2026
në Aktualitet
A A
Nis aksioni ndaj lavazheve që marrin ujë në mënyrë të paligjshme, kontrolle në të gjithë vendin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka nisur një aksion në të gjithë vendin për kontrollin e lavazheve që furnizohen në mënyrë të paligjshme me ujë nga rrjeti publik.

Kontrollet kanë nisur pas përfundimit të afatit të vetërregullimit, më 31 tetor, gjatë të cilit subjektet kishin mundësi të rregullonin lidhjet dhe furnizimin me ujë.

Sipas AKUK-së, në të gjithë Shqipërinë janë identifikuar 1.206 lavazhe aktive, të cilat do të jenë në fokus të kontrolleve për mënyrën e furnizimit me ujë.

Nga këto, 460 subjekte kanë si aktivitet kryesor larjen e automjeteve, ndërsa 746 të tjera e ofrojnë këtë shërbim si aktivitet dytësor.

Autoritetet theksojnë se lidhjet e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit shkaktojnë probleme të drejtpërdrejta në furnizimin e qytetarëve, pasi ulin sasinë dhe presionin e ujit që shkon drejt familjeve.

Një tjetër shqetësim lidhet me sigurinë e ujit të pijshëm, pasi ndërhyrjet e pakontrolluara në tubacione mund të shkaktojnë ndotjen e rrjetit dhe cenimin e cilësisë së ujit.

Drejtori i Përgjithshëm i AKUK-së, Fludian Çuka, u ka bërë thirrje bizneseve dhe individëve të ndërpresin lidhjet e paligjshme dhe të respektojnë rregullat për përdorimin e rrjetit publik.

Sipas tij, mbrojtja e infrastrukturës së ujësjellësit është e domosdoshme për garantimin e furnizimit të rregullt të banorëve.

Kontrollet do të realizohen në mënyrë sistematike nga të gjitha shoqëritë rajonale të ujësjellës-kanalizimeve, duke përfshirë lavazhet në qytete dhe zona të tjera të vendit.

AKUK bën të ditur se fillimisht synohet ndërgjegjësimi dhe respektimi i detyrimeve ligjore nga subjektet, por ndaj atyre që vijojnë të përdorin lidhje të paligjshme do të zbatohen masat e parashikuara në ligj.

Institucioni thekson se rrjeti publik i ujësjellësit është pasuri e përbashkët dhe çdo përdorim i paligjshëm i tij ndikon në cilësinë dhe vazhdimësinë e furnizimit me ujë për qytetarët. /skyweb.al

Artikulli para

Bashkia Fushë-Arrëz ka 302 milionë lekë pa arkëtuar, KLSH zbulon dështimin në mbledhjen e borxheve

Artikulli pas

Rimëkëmbja e prodhimit të makinave rrit aktivitetin industrial në Gjermani

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Aktualitet

Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

7 Nëntor, 2026
Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant
Aktualitet

Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant

7 Nëntor, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Aktualitet

Italia do të gjobisë shoferët që ecin shumë ngadalë

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit
Aktualitet

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Aktualitet

“Fol me kryeministrin”, Rama hap faqen e dialogut për protestuesit: Kjo është ura e ngritur për ju

6 Nëntor, 2026
Klevis Qose në Shkodër, AMP forcon urat e bashkëpunimit me qytetarët: Në fokus transparenca dhe llogaridhenia
Aktualitet

Klevis Qose në Shkodër, AMP forcon urat e bashkëpunimit me qytetarët: Në fokus transparenca dhe llogaridhenia

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rimëkëmbja e prodhimit të makinave rrit aktivitetin industrial në Gjermani

Rimëkëmbja e prodhimit të makinave rrit aktivitetin industrial në Gjermani

Të Përzgjedhura

Thyerja e tabusë, hapi i parë për shëndetin mendor në punë
Shëndet

Thyerja e tabusë, hapi i parë për shëndetin mendor në punë

Nga Editor
15 Tetor, 2026
0

Shëndeti dhe siguria në punë mbeten ndër sfidat kryesore të tregut evropian të punës. Orët e gjata, presioni për të...

Lexo të plotë
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

BSH thotë se shtimi i të ardhurave buxhetore po ndikohet nga rritja e pagave

17 Nëntor, 2025
Goditja më e madhe në histori, SHBA sekuestron mbi 14 miliardë dollarë në Bitcoin

Bitcoin shënon rënien më të thellë që nga viti 2024

8 Shkurt, 2026
11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri

11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri

11 Gusht, 2026
Gangrena e ndërmarrjeve publike: Si po përdoren KESH, OSHEE, OST si hambar RROGASH ndërkohë që janë në krizë financiare

Gangrena e ndërmarrjeve publike: Si po përdoren KESH, OSHEE, OST si hambar RROGASH ndërkohë që janë në krizë financiare

16 Tetor, 2025

Të Fundit

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion

Ryanair ndryshon rregullat nga 10 nëntori, kujdes me check-in në Aeroportin e Tiranës se mund të humbisni fluturimin!

7 Nëntor, 2026
Britania investon 20 milionë paund për zbulimin e demencës me inteligjencë artificiale

Britania investon 20 milionë paund për zbulimin e demencës me inteligjencë artificiale

7 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në zbulimin e diabetit përmes skanimeve të syve

Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në zbulimin e diabetit përmes skanimeve të syve

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr