• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 7 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Bashkia Fushë-Arrëz ka 302 milionë lekë pa arkëtuar, KLSH zbulon dështimin në mbledhjen e borxheve

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Bashkia Fushë-Arrëz ka 302 milionë lekë pa arkëtuar, KLSH zbulon dështimin në mbledhjen e borxheve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar probleme serioze në administrimin financiar të Bashkisë Fushë-Arrëz, ku detyrimet e paarkëtuara kanë arritur në mbi 302 milionë lekë, ndërsa masat për rikuperimin e tyre kanë rezultuar të pamjaftueshme.

Sipas raportit përfundimtar të auditimit financiar për vitin 2025, gjendja e llogarisë 468, e emërtuar “Debitorë të ndryshëm”, arriti në 302,275,408 lekë në fund të vitit, nga 298,885,945 lekë që ishte në fillim të tij.

Kjo do të thotë se gjatë vitit 2025 detyrimet për t’u arkëtuar janë rritur me rreth 3.4 milionë lekë, ose 1.13%, duke rënduar më tej situatën financiare të bashkisë.

Shuma totale e debitorëve përfaqëson rreth 71% të shpenzimeve vjetore të Bashkisë Fushë-Arrëz, të cilat gjatë vitit 2025 arritën në 428.2 milionë lekë.

Nga auditimi rezulton se gjatë vitit janë regjistruar detyrime të reja në shumën 5.28 milionë lekë, ndërsa pakësimet, ku përfshihen arkëtimet dhe sistemimet kontabël, kanë qenë vetëm 1.89 milionë lekë.

KLSH evidenton një nivel shumë të ulët të arkëtimit të të drejtave të konstatuara, duke bërë që detyrimet debitore të mbeten në nivele të larta.

Sipas audituesve, në fund të vitit 2025 këto detyrime përbënin 59.96% të aktiveve afatshkurtra dhe 17.71% të totalit të aktiveve të bashkisë.

Problematika bëhet edhe më serioze për faktin se niveli i lartë i debitorëve nuk është një fenomen i ri.

Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson se kjo çështje është evidentuar edhe në auditimet e mëparshme, kur janë kërkuar masa konkrete për identifikimin e origjinës së detyrimeve dhe arkëtimin e shumave përkatëse.

Rekomandimet kanë përfshirë edhe ndjekjen e rrugëve gjyqësore për rikuperimin e detyrimeve, por sipas KLSH-së mungojnë veprimet korrigjuese nga administrata vendore.

Audituesit kanë konstatuar gjithashtu probleme me dokumentimin dhe pasqyrimin e detyrimeve në kontabilitet, përfshirë diferenca prej 5.25 milionë lekësh që kërkojnë sistemim.

Për këtë arsye, KLSH i kërkon Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Financës dhe Tatim-Taksave të bëjë evidentimin analitik të çdo debitori të mbartur, të verifikojë detyrimet dhe të korrigjojë pasaktësitë kontabël.

Një tjetër problematikë lidhet me administrimin e taksave dhe tarifave vendore, ku detyrimet e papaguara nga bizneset e vogla, bizneset e mëdha dhe institucionet shtetërore arrijnë në 30 milionë lekë.

Kjo shumë përbën një kategori të veçantë të detyrimeve tatimore që bashkia duhet të ndjekë për arkëtim.

KLSH ka kërkuar përdorimin e të gjitha instrumenteve ligjore për mbledhjen e detyrimeve, përfshirë bllokimin e llogarive bankare dhe vendosjen e barrëve siguruese mbi automjetet dhe pasuritë e paluajtshme të debitorëve.

Gjetjet e auditimit tregojnë se Bashkia Fushë-Arrëz vijon të përballet me probleme të përsëritura në administrimin e të ardhurave dhe ndjekjen e detyrimeve financiare, ndërsa rekomandimet e mëparshme të KLSH-së nuk kanë sjellë korrigjimin e situatës. /skyweb.al

Artikulli para

KLSH “nxin” Bashkinë Korçë: Nuk realizoi as gjysmën e investimeve, kaos me taksat dhe pronat

Artikulli pas

Nis aksioni ndaj lavazheve që marrin ujë në mënyrë të paligjshme, kontrolle në të gjithë vendin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua
Ekonomi

Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua

7 Nëntor, 2026
Rimëkëmbja e prodhimit të makinave rrit aktivitetin industrial në Gjermani
Ekonomi

Rimëkëmbja e prodhimit të makinave rrit aktivitetin industrial në Gjermani

7 Nëntor, 2026
KLSH “nxin” Bashkinë Korçë: Nuk realizoi as gjysmën e investimeve, kaos me taksat dhe pronat
Ekonomi

KLSH “nxin” Bashkinë Korçë: Nuk realizoi as gjysmën e investimeve, kaos me taksat dhe pronat

7 Nëntor, 2026
Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen
Ekonomi

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen
Ekonomi

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Nis aksioni ndaj lavazheve që marrin ujë në mënyrë të paligjshme, kontrolle në të gjithë vendin

Nis aksioni ndaj lavazheve që marrin ujë në mënyrë të paligjshme, kontrolle në të gjithë vendin

Të Përzgjedhura

Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Ekonomi

TAKSAT/ Si do të paguajnë personat pa dokumente pronësie

Nga SkyWeb
20 Qershor, 2026
0

Projektligji i ri për taksimin e pasurive të paluajtshme përcakton se detyrimi për pagesën e taksës së pronës nuk do...

Lexo të plotë
Euro bie, dollari rritet: Si shiten e blihen valutat e huaja sot

Euro bie, dollari rritet: Si shiten e blihen valutat e huaja sot

17 Shkurt, 2026
Thyhet rekordi, Evropa përjetoi gushtin më të nxehtë në histori

Thyhet rekordi, Evropa përjetoi gushtin më të nxehtë në histori

10 Shtator, 2026
Pesë arsyet përse veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elitar i Evropës

Pesë arsyet përse veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elitar i Evropës

18 Prill, 2026
Italia rikthehet tek energjia bërthamore pas katër dekadash, reaktorët e parë synohen më 2035

Italia rikthehet tek energjia bërthamore pas katër dekadash, reaktorët e parë synohen më 2035

24 Shtator, 2026

Të Fundit

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion

Ryanair ndryshon rregullat nga 10 nëntori, kujdes me check-in në Aeroportin e Tiranës se mund të humbisni fluturimin!

7 Nëntor, 2026
Britania investon 20 milionë paund për zbulimin e demencës me inteligjencë artificiale

Britania investon 20 milionë paund për zbulimin e demencës me inteligjencë artificiale

7 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në zbulimin e diabetit përmes skanimeve të syve

Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në zbulimin e diabetit përmes skanimeve të syve

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr