• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 16 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shqiptarët sofistikohen, kalojnë nga vjedhjet fizike në ato online: Çfarë nxjerrin të dhënat e INSTAT

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Prill, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Shqiptarët sofistikohen, kalojnë nga vjedhjet fizike në ato online: Çfarë nxjerrin të dhënat e INSTAT
Share on FacebookShare on WhatsApp

Krimi në Shqipëri po ndryshon fytyrë. Nga vjedhjet klasike dhe dhuna në rrugë, një pjesë e shqiptarëve duket se kanë kaluar në “arenën” e re të krimit: botën online.

Të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT për vitin 2024 flasin qartë – ndërsa numri i përgjithshëm i veprave penale ka shënuar një rënie të lehtë, krimet kibernetike, përndjekjet online dhe vjedhjet përmes abuzimit të detyrës janë në rritjem shkruan skyweb.al.

Një shifër e thjeshtë tregon tendencën: mbi 32 mijë vepra penale janë evidentuar këtë vit, 3.5% më pak se një vit më parë. Por nëse hyjmë në detaje, kuptojmë se rënia ka ndodhur te vjedhjet klasike, vrasjet me armë zjarri dhe incidentet e dhunshme fizike.

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT


Ndërkohë, krimet që ndodhin përmes kompjuterit dhe internetit kanë marrë hov.

Për herë të parë, krimet kibernetike listohen si një kategori që po shtohet dhe, ndryshe nga epoka e “grabitjeve klasike”, sot vjedhjet më të sofistikuara bëhen nga tastiera dhe jo me thikë në dorë.

Në të njëjtën kohë, një tjetër fenomen shqetësues është shfaqur: përndjekjet, shumë prej të cilave ndodhin përmes rrjeteve sociale, janë gjithashtu në rritje. Dhuna fizike po i lë vendin dhunës psikologjike dhe ndonjëherë mjafton një celular për të terrorizuar dikë.

Një tjetër shenjë që e konfirmon ndryshimin e realitetit është rritja e numrit të procedimeve penale për pastrim parash, një tregues i qartë se krimi nuk është më vetëm i dhunshëm, por edhe financiar dhe i organizuar.

Edhe në sistemin e drejtësisë ka ndryshime: më pak të burgosur, por më shumë procedime të pezulluara dhe pushime çështjesh – një tregues që sistemi nuk po ndjek më me intensitet veprat penale klasike, por ka filluar të përplaset me lloje të reja kriminaliteti, për të cilat ndoshta nuk është ende i përgatitur.

Në këtë panoramë të re, një gjë është e sigurt: krimi po evoluon më shpejt sesa mekanizmat e kontrollit dhe ndëshkimit, duke e bërë betejën për rend dhe drejtësi më të komplikuar se kurrë më parë. /skyweb.al 

Etiketat: instatkrimetstatistikatvjedhjet
Artikulli para

Dinjiteti në punë në kohën e ALGORITMIT

Artikulli pas

Mbi 2 milionë shqiptarë fluturuan nga dhe drejt Rinasit gjatë tremujorit të parë 2025

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!
Aktualitet

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

15 Nëntor, 2026
“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën
Aktualitet

“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

15 Nëntor, 2026
Komisioni Europian akuzon Meta dhe Tik Tok për shkelje, rrezikojnë gjobë
Aktualitet

Italia gjobit Meta-n me 805 milionë euro për përdorimin e fotografive të përdoruesve pa pëlqim

15 Nëntor, 2026
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë
Ekonomi

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15 Nëntor, 2026
Rama thotë në Asamblenë e PS se BE është më pranë se kurrë
Aktualitet

Rama para socialistëve: S’jam peng i askujt, ministrat i zgjedh vetë!

15 Nëntor, 2026
Sot Maratona e Tiranës, rrugët që bllokohen për qarkullim
Aktualitet

Sot Maratona e Tiranës, rrugët që bllokohen për qarkullim

15 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Mbi 2 milionë shqiptarë fluturuan nga dhe drejt Rinasit gjatë tremujorit të parë 2025

Mbi 2 milionë shqiptarë fluturuan nga dhe drejt Rinasit gjatë tremujorit të parë 2025

Të Përzgjedhura

Po sikur “boom-i” investimeve 3 trilionë dollarë në AI të dështojë?!
Ekonomi

Po sikur “boom-i” investimeve 3 trilionë dollarë në AI të dështojë?!

Nga SkyWeb
2 Janar, 2025
0

Investimet në inteligjencën artificiale kanë marrë përmasa të papara më parë, duke u kthyer në një nga boom-et më të...

Lexo të plotë
Bie avioni, 20 të vdekur: Rrugët mbushen me para

Bie avioni, 20 të vdekur: Rrugët mbushen me para

2 Mars, 2026
BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë, një urë midis trashëgimisë dhe të ardhmes

BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë, një urë midis trashëgimisë dhe të ardhmes

20 Nëntor, 2025
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Pse reduktimi i TVSH-së nuk do të ulë çmimet e ushqimeve

27 Tetor, 2026
Mënyra si flisni mund të zbulojë shenjat e hershme të plakjes së trurit

Mënyra si flisni mund të zbulojë shenjat e hershme të plakjes së trurit

3 Tetor, 2026

Të Fundit

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

15 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr