• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë, një urë midis trashëgimisë dhe të ardhmes

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Nëntor, 2025
në Ekonomi
A A
0
BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë, një urë midis trashëgimisë dhe të ardhmes
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka Kombëtare Tregtare vijon rrugëtimin e saj të zhvillimit dhe përkushtimit ndaj klientëve me inaugurimin e degës së restauruar dhe rinovuar në qytetin e Vlorës.

Ceremonia u zhvillua në ndërtesën historike të bankës, e cila është restauruar me kujdes duke ruajtur vlerat arkitektonike dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, ndërkohë që janë aplikuar standardet më bashkëkohore të teknologjisë dhe dizajnit.

 

Ndërtesa i ka hapur dyert më 15 nëntor 1926 dhe aktualisht gëzon statusin “Monument kulture i kategorisë së parë”.

Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bordit Drejtues të BKT, Z. Mehmet Usta u shpreh se ‘’Dega e re në Vlorë përfaqëson më shumë se një investim në infrastrukturë; ajo pasqyron premtimin tonë për t’u rritur krah për krah me klientët dhe komunitetet tona, për të ndërthurur traditën me inovacionin dhe për të vazhduar të shërbejmë me përsosmëri edhe për njëqind vitet e ardhshme. Ambientet janë ridizenjuar për të krijuar një hapësirë mikpritëse, ku çdo vizitë kthehet në një eksperiencë të këndshme dhe efikase. Teknologjia moderne, shërbimet e automatizuara dhe ndihma profesionale e stafit janë harmonizuar për të siguruar që çdo klient të marrë shërbim të personalizuar dhe të shpejtë. Në këtë mënyrë, ne vazhdojmë të forcojmë lidhjen me njerëzit që na besojnë prej dekadash, duke vendosur kujdesin ndaj klientit në qendër të çdo nisme’’.

Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT, Z. Seyhan Pencabligil tha se me degën e Vlorës, përfundon edhe procesi i restaurimit të të gjithë ndërtesave të degëve historike të bankës në qytetet Durrës, Elbasan Korçë dhe Vlorë. një investim i rëndësishëm për të rikthyer shkëlqimin e tyre. Ai theksoi rëndësinë e restarurimit dhe rinovimit të tyre jo vetëm për t’u shërbyer klientëve të bankës por edhe për ruajtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore të këtyre ndërtesave që janë pjesë e identitetit të qyteteve ku ndodhen.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, partnerë të biznesit, klientë si edhe drejtues të lartë të Bankës Kombëtare Tregtare, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Çalik Holding, Z. Mustafa Aksoy.

Në kuadër të këtij përvjetori të rëndësishëm dhe si pjesë e angazhimit për qëndrueshmëri dhe trashëgimi afatgjatë, BKT mbolli 100 rrape në qytetin e Vlorës dhe në çdo qytet ku ndodhen degët e saj historike si një simbol i gjallë i trashëgimisë dhe rrënjëve të forta të institucionit.

Dega e Vlorës i bashkohet 30 degëve të tjera të BKT ku është implementuar një model i ri shërbimi, që ofron më shumë lehtësi, qasje më të shpejtë, procese të thjeshtuara dhe zgjidhje të personalizuara nga një ekip profesionistësh të përkushtuar dhe infrastrukturë dixhitale e standardeve më të larta. Ky transformim përfaqëson filozofinë e BKT-së për të qenë gjithmonë pranë klientëve, duke ofruar një eksperiencë bankare që kombinon përkushtimin njerëzor me teknologjinë më të avancuar.

BKT është banka më e madhe në Shqipëri me një total aktivi prej rreth 7 miliardë dollarë në baza të konsoliduara grupi bankar në fund të dhjetorit 2024, duke zotëruar gjithashtu 25% të aseteve totale të sistemit bankar në Shqipëri. Ajo operon në Shqipëri nëpërmjet 62 degëve dhe agjencive dhe u shërben më shumë se 800,000 klientëve me produkte dhe shërbime novatore.

Në sajë të performancës së saj të lartë BKT është vlerësuar ndër vite me çmime të ndryshme prestigjioze si “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga institucione të mirënjohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si The Banker, Global Finance, Euromoney, Emea Finance, Finance Central Europe etj.

Aksionari i vetëm i bankës është Çalık Holding, themeluar në vitin 1981 në Stamboll që operon në sektorë të ndryshëm duke përfshirë atë të energjisë, ndërtimit, tekstileve, minierave dhe financës. /skyweb.al

Etiketat: Bktdegënrastauruarrinovuarvlore
Artikulli para

Buxheti 2026 kaloi me 83 vota, sa para merr secili sektor: Të gjitha detajet

Artikulli pas

Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi çorodit fermerët; Si do funksionojë skema

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Ekonomi

Leku “letër”, tregu përmbytet me para si KURRË më parë

28 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Java mbyllet me rritje për Dollarin dhe Euron

28 Gusht, 2026
Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës
Aktualitet

Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës

28 Gusht, 2026
Italiani rikthen varietetin e lashtë të grurit që ishte zhdukur, nga 20 kallinj në 100 hektarë
Ekonomi

Italiani rikthen varietetin e lashtë të grurit që ishte zhdukur, nga 20 kallinj në 100 hektarë

28 Gusht, 2026
Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit
Ekonomi

Të dhënat bankare nuk përjashtohen/ Rregullat e reja për shkëmbimin e informacionit tatimor me BE-në

28 Gusht, 2026
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja
Ekonomi

Ligji i ri, inspektorët tatimorë të BE-së mund të marrin pjesë në hetime në Shqipëri

28 Gusht, 2026
Artikulli pas
Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi çorodit fermerët; Si do funksionojë skema

Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi çorodit fermerët; Si do funksionojë skema

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bashkia Tiranë lëshon dorën, 200 mijë euro tender për të larë makinat. Kompania e lidhur me djalin e ish-deputetit të PS
Aktualitet

Bashkia Tiranë lëshon dorën, 200 mijë euro tender për të larë makinat. Kompania e lidhur me djalin e ish-deputetit të PS

Nga SkyWeb
21 Dhjetor, 2025
0

Një tender i Bashkisë së Tiranës me vlerë rreth 19.5 milionë lekë pa TVSH, për një shërbim rutinë si larja...

Lexo të plotë
URGJENT! Vjosa del nga shtrati, URDHËROHET evaukimi i banorëve në Novoselë

URGJENT! Vjosa del nga shtrati, URDHËROHET evaukimi i banorëve në Novoselë

8 Janar, 2026
Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më

Rritet importi i kafesë, produkti më i dashur i shqiptarëve kap shifra rekord

19 Nëntor, 2025
Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi

Dollari përmirësohet, euro qëndron në vend: Si nis java për valutat e huaja?

2 Shkurt, 2026
“Siguria ekonomike është siguri kombëtare”, VanHorn përcjell mesazhin e Donald Trump

“Siguria ekonomike është siguri kombëtare”, VanHorn përcjell mesazhin e Donald Trump

15 Janar, 2026

Të Fundit

Pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni?

Pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni?

28 Gusht, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së

Leku “letër”, tregu përmbytet me para si KURRË më parë

28 Gusht, 2026
Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, aeroporti i Rinasit shënon rekord të ri

Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, aeroporti i Rinasit shënon rekord të ri

28 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje

Java mbyllet me rritje për Dollarin dhe Euron

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr