• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Fokus

Kontrabanda e cigareve, pasi u zbërthyen nga SPAK, pronarët e shitën kompaninë te Ergys Agasi i EA Tabacco një ditë para urdhër arresteve

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Maj, 2025
në Fokus, Kryesore
A A
0
Kontrabanda e cigareve, pasi u zbërthyen nga SPAK, pronarët e shitën kompaninë te Ergys Agasi i EA Tabacco një ditë para urdhër arresteve
Share on FacebookShare on WhatsApp

SPAK ka zbërthyer një skemë të madhe kontrabande cigaresh me një dëm të përllogaritur rreth 40 milion euro ndaj shtetit shqiptar, pas veprimeve anti-ligjore pronarët e shitën kompaninë Albania Tabak Fabrika e Cigareve te EA TABACCO e biznesmenit Ergys Agasi një ditë para urdhër arresteve

SPAK ka zbërthyer gjatë muajve të fundit një skemë të sofistikuar të kontrabandës së cigareve nga Shqipëria drejt vendeve të rajonit si edhe atyre të Bashkimit Europian, me qendër në qytetin e Librazhdit.

Sipas njoftimit të publikuar nga SPAK, gjatë periudhës nën hetim është konstatuar një dëm financiar prej rreth 40 milionë euro që i është shkaktuar shtetit shqiptar përmes mospagimit të akcizës, ndërkohë që janë konstatuar edhe raste të tjera dëmi financiar të shkaktuar vendeve të treta.

Ekstrakti i QKB tregon se kompania Albania Tabak Fabrika e Cigareve ne pronesi te Darjo Jashari iu shit biznesmenit Ergys Agasi vetem një dite para operacionit te SPAK
Ekstrakti i QKB tregon se kompania Albania Tabak Fabrika e Cigareve iu shit biznesmenit Ergys Agasi vetem një dite para operacionit te SPAK

Bazuar në rezultatet e hetimit të kryer prej vitit 2023, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për caktimin e masave të sigurimit personal “arrest në burg” ndaj ish-pronarit të fabrikës së cigareve,nbdaj një numri të madh personash të dyshuar si të përshirë në skemë.

Gjykata ka caktuar “arrest në burg” edhe ndaj nëntë punonjësve të doganës dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ndaj një punonjëseje tjetër, që akuzohet për kontrabandë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Sipas të dhënave të bëra publike nga SPAK, janë ndaluar vetëm 5 prej 14 të hetuarve ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”. Ndërkohë, janë ekzekutuar 15 nga 20 masat “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Shitja e kompanisë te EA Tabacco 

SPAK thotë se ka hasur në 30 praktika të tilla të paligjshme të futjes së cigareve në treg pa paguar detyrimet fiskale, ndërkohë që në “syrin e ciklonit” duket se është kompania “Albania Tabak – Fabrika e Cigareve”, e cila, sipas dokumenteve të QKB që konsultoi Skyweb.al, rezulton se është shitur më pas te biznesmeni Ergys Agasi përmes kompanisë EA TABACCO. Rezulton se ndryshimet në QKB, ku kompania ka kaluar në pronësi të z. Agasi, janë reflektuar më datë 27 maj 2025, vetëm një ditë para se SPAK të shpallte operacionin.

Agasi ka qenë më herët objekt i akuzave të forta nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj si “koordinator mes krimit dhe qeverisë”, të cilat përmes një deklarate në media disa ditë më pas i hodhi poshtë.

Skema

Siç mëson Skyweb.al, skema e kontrabandës së cigareve ka qenë mjaft e sofistikuar dhe është dashur një kohë e gjatë hetimesh dhe vëzhgimesh për të zbërthyer fijet e saj, të cilat kapilarizohen nga qendra e pushtetit në Tiranë drejt strukturave doganore dhe në disa shtete të rajonit.

SPAK deklaroi se të dyshuarit kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas në ato të Bashkimit Evropian, duke përdorur një skemë të sofistikuar.

Sipas hetimit, subjekti tregtar “Albania Tabak Fabrika e Cigareve” ishte pajisur me autorizimin “Regjim Përpunimi Aktiv” nga Dogana Shqiptare dhe prodhonte paketa cigaresh me regjimin fason për llogari të një firme porositëse me seli jashtë territorit të Shqipërisë.

Megjithatë, nga hetimet ka rezultuar se marrëveshja mes subjektit të hetuar dhe shoqërisë porositëse është bërë me qëllimin e vetëm për të shmangur detyrimet doganore dhe se vetë subjekti shqiptar përcakton destinacionin, i cili sipas SPAK rezulton inekzistent. “Grupi i strukturuar kriminal, në më shumë se 30 (tridhjetë) raste ka ndryshuar destinacionin dhe më pas ka shkarkuar ngarkesën e destinuar për firmën porositëse në territorin shqiptar, me qëllim kontrabandimin në vendet fqinje, pa paguar detyrimet doganore,” tha SPAK.

Nga hetimet e kryera krijohet dyshimi i arsyeshëm se ky grup i strukturuar kriminal, me një veprimtari me qëllim fitimi ekonomik të shtrirë në një periudhë të gjatë kohore, i ka sjellë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit në vlerën e rreth 3.6 miliardë lekëve ose rreth 40 milionë euro dhe një dëm prej 10 milionë eurosh në vetëm katër raste të dokumentuara kontrabandimi në tregun e BE-së.

Në një tjetër rast, nëse kalimi kontrabandë i sasisë së cigareve do të ishte realizuar, do të kishte shkaktuar një dëm prej rreth 2.8 milionë eurosh.

Sipas hetimeve të SPAK, për të realizuar këtë veprimtari kanë ndihmuar struktura të caktuara të doganës që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke mos shoqëruar ngarkesat deri në dalje nga territori i Shqipërisë. Po ashtu, kontrabanda është legjitimuar edhe përmes çlirimit të eksportit fiktiv në sistemin “Asycuda World”, që tregonte sikur sasitë e cigareve kanë dalë nga Shqipëria në doganën dalëse të përcaktuar në deklaratën doganore.

Tjetër shmangie nga detyrimet doganore në vendin ku janë destinuar për t’u shitur është realizuar përmes prodhimit të paketave të cigareve pa pullë fiskale, veprimtari që sipas SPAK është në kundërshtim me ligjin e akcizës.

Nuk është hera e parë

Sipas një investigimi të mëparshëm të BIRN, kompania “Albania Tabak – Fabrika e Cigareve” prodhonte 22 milionë paketa cigare në vit nën markën “Cleopatra”, një pjesë e të cilave shiteshin kontrabandë në Afrikën e Veriut.

Ky aktivitet u diktua fillimisht nga autoritetet doganore britanike dhe nxitën një hetim penal në vitin 2015 në Shqipëri, i cili u pezullua një vit më pas në pritje të informacioneve nga juridiksionet e huaja.

Hetimi u riaktivizua në vitin 2017, por pa asnjë rezultat në dukje. Çështja u rimor nga SPAK në vitin 2023.

Kompania rezulton sipas arkivës së mediave, se ka qenë subjekt i ligjit edhe në vitin 2002, kur policia arrestoi dy punonjës policie dhe sekuestroi 170 koli cigaresh kontrabandë në një anije cisternë. /skyweb.al 

Etiketat: albania tabak fabrika e cigareveea tabaccoergys agasikontrabande cigareshLuan qorolli
Artikulli para

Defekt në motor, avioni i Wizz Air bën ulje emergjente: 47 avionë të tjerë në hangar pas problemeve

Artikulli pas

Qeveria hyn ortake me privatin për të prodhuar uniforma ushtarake, Kayo do të ketë 40 për qind të aksioneve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur
Ekonomi

Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur

30 Mars, 2026
Braçe shpalli kandidaturën për Tiranën, por në PS nuk dinë gjë, madje nuk e kanë edhe me shumë qejf
Aktualitet

Braçe shpalli kandidaturën për Tiranën, por në PS nuk dinë gjë, madje nuk e kanë edhe me shumë qejf

29 Mars, 2026
Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por mbikqyr
Ekonomi

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por mbikqyr

29 Mars, 2026
Artikulli pas
Qeveria hyn ortake me privatin për të prodhuar uniforma ushtarake, Kayo do të ketë 40 për qind të aksioneve

Qeveria hyn ortake me privatin për të prodhuar uniforma ushtarake, Kayo do të ketë 40 për qind të aksioneve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

HARTAT/ Dalin çmimet e referencës për çdo bashki në vend, sa kushtojnë apartamentet
Ekonomi

HARTAT/ Dalin çmimet e referencës për çdo bashki në vend, sa kushtojnë apartamentet

Nga SkyWeb
24 Korrik, 2025
0

Publikohen hartat e zonave kadastrale të çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve për 61 bashkitë në rang vendi. Për...

Lexo të plotë
Shifrat e turizmit, hyrjet e të huajve në gusht u rritën me 9.9%

Rritet me gati 40% numri i turistëve që vizituan Shqipërinë në tetor

17 Dhjetor, 2025
Bie numri i aksidenteve në janar, mëgjithatë në Tiranë dhe Lezhë shoferët “nuk pyesin”: Dita më problematike

Bie numri i aksidenteve në janar, mëgjithatë në Tiranë dhe Lezhë shoferët “nuk pyesin”: Dita më problematike

28 Shkurt, 2026
Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni europian për vitin 2025

Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni europian për vitin 2025

20 Tetor, 2025
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr