E diel, 1 Qershor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Skandali i infektimit të fëmijëve me salmonelë në Gramsh mbetet pa autor! Misteri i kompanisë furnizuese dhe hermetizmi i institucioneve

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Maj, 2025
in Aktualitet, Kryesore
A A
0
Skandali i infektimit të fëmijëve me salmonelë në Gramsh mbetet pa autor! Misteri i kompanisë furnizuese dhe hermetizmi i institucioneve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Helmimi me salmonelë në Gramsh ka ndezur alarm për sigurinë ushqimore në institucionet publike. Një grup fëmijësh u shtruan në spital pas konsumimit të vezëve në një kopsht, ndërsa institucionet zgjodhën heshtjen në vend të transparencës.

Në Gramsh, një grup fëmijësh u shtruan në spital me simptoma helmimi. Të gjithë kishin një pikë të përbashkët: kishin ngrënë në të njëjtin kopësht. Por në vend të alarmit dhe transparencës, institucionet zgjodhën heshtjen. Çfarë fshihet pas këtij helmimi masiv, që nuk ndodhi në hije, por në dritën e diellit, në tryezën e ushqimit të fëmijëve?

Skandali me helmimin e fëmijëve mbetet pa autor! Misteri i

NJË FËMIJË I INFEKTUAR, ME SERUM NË DORË

‘Hermetizmi’ i kësaj çështjeje, sa të rëndë aq edhe të pandëshkueshme, nis që në momentin e raportimit, lajmi për helmimin e fëmijëve pa dritën e publikimit katër ditë pasi fëmijët ishin shtruar në spital. Përse duhej të kalonin katër ditë që një lajm i tillë të merrte vëmendje publike?

Heshtja nga institucionet

Skandali me helmimin e fëmijëve mbetet pa autor! Misteri i

SPITALI GRAMSH

ZËRI nisi kërkimet e njëpasnjëshme, duke përfshirë këtu edhe spitalin e Gramshit, që mohuan në mënyrë kategorike shtrimin e fëmijëve.

“Kanë ardhur dy fëmijë, vetëm dy fëmijë me simptoma të lehta dhe kanë ikur në banesën e tyre pas mjekimit. Nuk di më shumë,”- tha një nga mjeket që u përgjigj në telefon kur u kontaktua nga redaksia e ZËRI.

Kërkesës për të ditur më shumë të dhëna, nuk iu përgjigj askush.

Nga ana tjetër, vetë drejtoresha e spitalit Greta Lena, në një prononcim për Report TV tha se në total ishin paraqitur tre fëmijë me të vjella, diarre, ethe dhe temperaturë.

“Fillimisht në urgjencë është paraqitur një fëmijë me simptoma më të rënda me temperaturë të lartë, diarre dhe të vjella. E referuam për ekzaminime te higjiena dhe analizat konfirmuan prezencë të bakterit salmonelë. Më pas në spital mbërritën edhe dy fëmijë të tjerë me simptoma më të lehta frekuentues të kopshtit, ku analizat laboratorike konfirmuan sërish prezencë salmonele. U krye menjëherë dezinfektimi i ambjenteve të kopshtit dhe në vijim të paktën në spital nuk janë paraqitur më raste fëmijësh me simptoma,”- tha Lena.

Që këtu lind pyetja e parë, ishin dy apo tre fëmijë?

Ushqimi i foshnjave, në dorën e të dënuarve për vjedhje tenderash

Skandali me helmimin e fëmijëve mbetet pa autor! Misteri i

TENDERI

Në orët në vijim, u raportua dhe emri i kompanisë që kishte fituar tenderin dhe kishte marrë përsipër të furnizonte kopshtet dhe çërdhet e Gramshit me ushqim cilësor. Bëhet fjalë për “Nelsa Sh.P.K.”, një kompani e zotërua nga Elsa Kamberi Balla, por që problemet me ligjin i ka të hershme. Në 2016, ‘Nelsa’ u përfshi në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit me ushqimin e të burgosurve. Në 2025, ushqen fëmijët e kopshteve publike. Goxha ngritje në hierarkinë e tenderimeve publike.

Pronari i “Nelsa shpk”, Nexhmi Balla rezulton i dënuar për korrupsion dhe vjedhje të fondeve publike.

“Nelsa shpk” rezulton të jetë aktualisht në pronësi të Elsa Kamberi (Balla), por themelues dhe pronar fillestar është babai i saj, Nexhmi Balla, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Në 11 Korrik 2016, Policia e Shtetit arrestoi biznesmenët Ylber Kalaja, Nexhmi Balla dhe Shemsi Sinani, pasi Prokuroria për Krime të Rënda kishte zbuluar një rast korrupsioni në tenderët e ushqimeve për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ku ishin përfshirë kompanitë e tyre “Vllaznimi” (sot, “Dajti Park 2007”); “Nelsa” dhe “M.B Kurti” (sot “Sinan Trading”).

Së bashku me biznesmenët, me urdhër të Prokurorisë u arrestuan në atë kohë edhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto dhe zëvendësi i tij, Iljaz Labi. Administratorët e kompanive “Dogel”, “Vllaznia”, “M.B.Kurti” dhe “Nelsa”, konkretisht, shtetasit Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime. Asakohe Gjykata dha dënimin me tre vite burg për administratorët. Pas skandalit Balla i kaloi pronësinë dhe drejtimin e kompanisë vajzës së tij, Elsës.

Në lidhje me skandalin e radhës, Elsa Kamberi Balla, administratorja e “Nelsa SHPK”, u shpreh e gatshme për ZËRI-n të vendosë dhe në dispozicion analizat e kontrollit të produkteve që ofron në kopësht, por në ditët në vijim nuk u bë më e gjallë.

Bashkia Gramsh

Skandali me helmimin e fëmijëve mbetet pa autor! Misteri i

KRYEBASHKIAKU BESION AJAZI

Të gjendur në këto rrethana, ZËRI kontaktoi dhe me Bashkinë Gramsh në mënyrë zyrtare, via e-mail. Në përgjigje zyrtare, kryebashkiaku Besion Ajazi, pavarësisht shqetësimit të ngritur nga vetë prindërit dhe alarmit në media, u mjaftua duke thënë shkurt: Helmimi nuk është vërtetuar ende që ka ardhur nga ushqimi!

Protesta e vakët

Skandali me helmimin e fëmijëve mbetet pa autor! Misteri i

NJË NGA PRINDËRIT NË PROTESTË

Deklaratat e prindërve rrëzonin një nga këto të gjithë institucionet. Ata flisnin me radhë dhe tregonin se në spital ishin përballur me shumë fëmijë të sëmurë kur kishin dërguar të vegjlit e tyre për tu mjekuar. Ata gjithashtu publikuan dhe rezultatet e analizave paraprake në media, ku flitej për praninë e bakterit të salmonelës.

Të gjithë ishin të qartë që një grup fëmijësh që jetojnë në Gramsh dhe janë helmuar, i bashkonte vetëm një pikë: ushqimi në kopësht!

Vetëm institucionet përkatëse nuk e kishin kuptuar ende një gjë të tillë.

Por, mes prindërve ndihej dhe presioni. Madje njëri prej tyre, ku u pyet nga gazetarët se përse ishin të paktë në numër, foli për frikëra të largimeve nga puna.

E gjitha kjo për të mos ndëshkuar përgjegjësin që helmoi fëmijët!

Sot, kur ka kaluar thuajse dy javë nga helmimi, nuk ka ende një fajtor të cilit ata prindër që shtruan fëmijët në spital, t’i kërkojnë llogari.

Zyrtarisht, deri më tani, është bërë me dije se shkak për helmimin janë bërë vezët e konsumuara në kopësht, por as këto nuk ka qenë të kontaminuara. ‘Helmimi’ i tyre ka ndodhur në kopshtin që frekuentohej nga fëmijët, në mënyrë të pashpjegueshme.

Skandali me helmimin e fëmijëve mbetet pa autor! Misteri i

ANALIZAT

Në raportimet e sotme u fol për një kompani me seli në Shkodër, që furnizonte me vezë kopshtin në fjalë përmes “Nelsa sh.p.k” por emri i ka mbetur mister.

Madje në njoftimin më të fundit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, e shfajëson totalisht duke dalë në përfundimin se vezët e konsumuara nga fëmijët në kopshtin publik nr.1 në Gramsh, janë kontaminuar në ambientet e vetë kopshtit.

Në një njoftim zyrtar, AKU bën me dije se mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).

Ndërsa mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp. Për rrjedhojë, sipas AKU, nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë).

Në fund AKU shton dhe se kushdo që bën deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal.

Në fakt, i gjithë ky rrugëtim, të vetmit njerëz që ka bërë ‘me faj’ për këtë helmim masiv, janë ose kuzhinierja e kopshtit në Gramsh, nëse ka, dhe nëse jo, edukatorët që kanë gatuar vezët.

Si mund të kontaminohen vezët?

Vezët mund të kontaminohen me salmonelë në disa mënyra:

1.      Kontaminimi nga brenda (transovarial). Kjo ndodh kur pulat janë të infektuara me bakterin Salmonella enteritidis. Bakteri mund të kalojë nga vezorja ose traktin riprodhues i pulës direkt në të verdhën ose të bardhën e vezës para se të formohet guaska. Pra, veza lind e kontaminuar, edhe nëse guaska është e pastër dhe nuk ka dëmtime.

2.      Kontaminimi nga jashtë (përmes guaskës)

Veza mund të kontaminohet pas daljes nga trupi i pulës, kur guaska e saj prek: feçet e infektuara të pulës (zakonisht në ambiente me higjienë të ulët), sipërfaqe të ndotura si kuti vezësh ose duar të papastra. Guaska e vezës ka mikropore, dhe nëse veza lahet gabimisht ose ruhet në kushte të lagështa dhe të nxehta, bakteret mund të penetrojnë përmes poreve në brendësi.

Rreziqe të rritura për kontaminim:

•          Pula të rritura në kushte industriale të dendura dhe pa kontroll veterinar.

•          Mungesë higjiene gjatë grumbullimit dhe paketimit të vezëve.

•          Thyerje e guaskës ose çarje që lejon bakteret të futen brenda.

•          Mosruajtja në frigorifer, sidomos pas larjes së vezëve.

Cila nga këto ka ndodhur me vezët që kanë konsumuar fëmijët në Gramsh?

Prindërit meritojnë ta dinë shkaktarin që u shtroi fëmijët në spital për ditë me radhë dhe në rast se emri i kësaj kompanie furnizuese, siguria e të cilës mund të ketë çaluar në një nga hapat e mësipërm, duke përjashtuar infektimin e pulave bazuar në njoftimin e AKU-së, është kaq i ‘shenjtë’, hetimet duhet të nisin dhe në media duhet të ketë një njoftim zyrtar për këtë çështje, qoftë edhe me inicialet e shoqërisë.

Mbrojtja e emrit të një kompanie, i takon vetëm asaj, institucioneve u takon transparenca!

Sepse kjo çështje nuk ka më të bëjë thjesht me salmonelën dhe një rast të izoluar. Ka të bëjë me fëmijët tanë, me mbrojtjen që po i bëhet përgjegjësve dhe jo viktimës. Dhe nëse për një drekë kopështi askush nuk mban përgjegjësi, atëherë çfarë garancie kemi për të nesërmen që troket?/ZËRI/

Etiketat: femijetsalmonele gramsh
Artikulli para

Të gjitha mostrat e vezëve të analizuara nga Elbasani rezultojnë të kontaminuara me salmonelë

Artikulli pas

Europa, në kërkim të “Airbus-eve” të saj

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Kam në zemër shqiptarinë”, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare
Aktualitet

“Kam në zemër shqiptarinë”, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

1 Qershor, 2025
Vdiq punëtori boshnjak, arrestohet inxhinieri Dario Hoxha dhe shpallet në kërkim administratori i Nova Construction Enea Kaçi
Aktualitet

Vdiq punëtori boshnjak, arrestohet inxhinieri Dario Hoxha dhe shpallet në kërkim administratori i Nova Construction Enea Kaçi

1 Qershor, 2025
Jo vetëm Vlora, Saranda, Himara apo Ksamili: 5 mrekullitë ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar
Kryesore

Jo vetëm Vlora, Saranda, Himara apo Ksamili: 5 mrekullitë ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar

1 Qershor, 2025
Shefi i JP Morgan paralajmëron probleme të mëdha në tregun amerikan të obligacioneve për shkak të borxhit të lartë
Ekonomi

Shefi i JP Morgan paralajmëron probleme të mëdha në tregun amerikan të obligacioneve për shkak të borxhit të lartë

1 Qershor, 2025
Vjen “ilaçi” për të paduruarit: Turqia gjobit pasagjerët që ngrihen nga sedilja para se avioni të ndalojë plotësisht
Aviacion

Vjen “ilaçi” për të paduruarit: Turqia gjobit pasagjerët që ngrihen nga sedilja para se avioni të ndalojë plotësisht

1 Qershor, 2025
Europa, në kërkim të “Airbus-eve” të saj
Kryesore

Europa, në kërkim të “Airbus-eve” të saj

31 Maj, 2025
Artikulli pas
Europa, në kërkim të “Airbus-eve” të saj

Europa, në kërkim të "Airbus-eve" të saj

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ligji i sigurimeve, Senja: U prek thelbi, tani kompanitë mund të bëjnë si të duan
Aktualitet

Ligji i sigurimeve, Senja: U prek thelbi, tani kompanitë mund të bëjnë si të duan

Nga SkyWeb
4 Prill, 2025
0

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi dje projektligjin që sanksionon që sigurimi i automjeteve  në bazë të historikut të aksidenteve do...

Lexo të plotë
REKORD/ 22 orë në ajër, ky do të jetë fluturimi më i gjatë në botë

REKORD/ 22 orë në ajër, ky do të jetë fluturimi më i gjatë në botë

5 Prill, 2025
Mercedes Benz humb fronin, cila është marka e makinave më e përdorur tani në Shqipëri

Mercedes Benz humb fronin, cila është marka e makinave më e përdorur tani në Shqipëri

16 Maj, 2025
KESH, impiant diellor 50 MWp në Belsh – Miratohet kredia 30 mln euro nga BERZH, kosto totale është 40 mln euro

KESH, impiant diellor 50 MWp në Belsh – Miratohet kredia 30 mln euro nga BERZH, kosto totale është 40 mln euro

22 Prill, 2025
Fenomeni i Turnover-it në kompanitë shqiptare: Një kërcënim i heshtur për stabilitetin e biznesit

Fenomeni i Turnover-it në kompanitë shqiptare: Një kërcënim i heshtur për stabilitetin e biznesit

14 Prill, 2025

Të Fundit

“Kam në zemër shqiptarinë”, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

“Kam në zemër shqiptarinë”, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

1 Qershor, 2025
Vdiq punëtori boshnjak, arrestohet inxhinieri Dario Hoxha dhe shpallet në kërkim administratori i Nova Construction Enea Kaçi

Vdiq punëtori boshnjak, arrestohet inxhinieri Dario Hoxha dhe shpallet në kërkim administratori i Nova Construction Enea Kaçi

1 Qershor, 2025
Jo vetëm Vlora, Saranda, Himara apo Ksamili: 5 mrekullitë ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar

Jo vetëm Vlora, Saranda, Himara apo Ksamili: 5 mrekullitë ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar

1 Qershor, 2025
STUDIMI/ Sa filxhanë kafe në ditë “janë shumë” ?

STUDIMI/ Sa filxhanë kafe në ditë “janë shumë” ?

1 Qershor, 2025
SkyWeb.al

Skyweb.al është një portal informativ i pavarur që sjell lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara nga vendi dhe bota. Me një qasje profesionale dhe të thelluar, duke u ofruar lexuesve një pasqyrë të plotë dhe të balancuar të ngjarjeve që formësojnë realitetin tonë.


NIPT: M11315001P

Na ndiqni

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr