• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 11 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Tatimet japin alarmin për rritjen e detyrimeve të papaguara në maj

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Qershor, 2025
në Ekonomi
A A
0
“Paqja fiskale”, bizneset i kanë shtetit 1.6 mld euro borxh
Share on FacebookShare on WhatsApp

Administrata Tatimore është alarmuar nga një rritje drastike e detyrimeve të papaguara nga biznesi për muajin maj. Përmes një njoftimi zyrtar Tatimet bënë të ditur se vetëm gjatë muajit të kaluar, borxhi tatimor u rrit me 4.7 miliardë lekë ose mbi 47 milionë euro.

“Administrata Tatimore bën me dije se gjatë muajit maj 2025 është evidentuar një rritje e detyrimeve tatimore të papaguara në vlerën 4.7 miliardë lekë,” thuhet në njoftim.

Drejtoria e Tatimeve u ka bërë thirrje bizneseve debitore që të paguajnë taksat përndryshe do të përballen me sanksionet e parashikuar në legjislacionin tatimor.

“Mospagimi në afat i detyrimeve tatimore, sipas ligjit nr. 9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ju ngarkon jo vetëm me gjoba dhe kamatvonesa, por edhe me masa shtrënguese, të cilat vështirësojnë zhvillimin e aktivitetit tuaj ekonomik,” paralajmëron Administrata Tatimore.

Maji ishte muaji kur Shqipëria shkoi në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, një periudhë kjo, e cila shpesh është shoqëruar me shthurjen e shtetit dhe institucioneve.

Teksa e gjithë administrata ishte e përfshirë në fushatë, me drejtorët e rëndësishëm të shtetit të shpërndarë në territor për të mbledhur vota për qeverinë, duket se institucionet kanë harruar të bëjnë punën e tyre.

Përtej kësaj, përpara zgjedhjeve qeveria premtoi një aministi të gjerë nën nocionin e Paqes Fiskale. Këto premtime me sa duket kanë inkurajuar bizneset që të lënë pas dore detyrimet tatimore.

“Administrata Tatimore informon se deri në hyrjen në fuqi të ligjit për faljen e detyrimeve tatimore, si pjesë e paketës së paqes fiskale, tatimpaguesit janë të detyruar të shlyejnë detyrimet tatimore për të shmangur masat shtrënguese,” përfundon njoftimi i Tatimeve. /kapitali

Artikulli para

BE grant 50 mln euro për familjet shqiptare që vendosin panele diellore

Artikulli pas

Gazeta Britanike: Shqipëria mund të “pushtohet” së shpejti nga 30 milionë turistë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Trump: Nuk do të lejoj që të ketë taksë për kalimin në Hormuz
Ekonomi

Trump: Nuk do të lejoj që të ketë taksë për kalimin në Hormuz

11 Prill, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Komisioni Europian drejt tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e larta nga rritja e çmimit të karburanteve

11 Prill, 2026
Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë
Ekonomi

Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë

11 Prill, 2026
Samiti i Diasporës/ Dhoma e Biznesit të Diasporës sjell Europën në Forumin Ekonomik të 14 prillit
Ekonomi

Samiti i Diasporës/ Dhoma e Biznesit të Diasporës sjell Europën në Forumin Ekonomik të 14 prillit

10 Prill, 2026
OPINION/ Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!
Ekonomi

OPINION/ Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

10 Prill, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës

10 Prill, 2026
Artikulli pas
Jo vetëm Vlora, Saranda, Himara apo Ksamili: 5 mrekullitë ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar

Gazeta Britanike: Shqipëria mund të "pushtohet" së shpejti nga 30 milionë turistë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ryanair hap bazë të re në Tiranë: 3 avionë, plus 10 linja të reja (33 në total) teksa trafiku rritet në 4 milionë pasagjerë në vit
Aviacion

Ryanair hap bazë të re në Tiranë: 3 avionë, plus 10 linja të reja (33 në total) teksa trafiku rritet në 4 milionë pasagjerë në vit

Nga SkyWeb
14 Gusht, 2025
0

Ryanair, kompania ajrore me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, ka njoftuar hapjen e një baze të re në Aeroportin...

Lexo të plotë
Wizz Air prezanton linjën e re direkte nga Tirana në Katania

Wizz Air prezanton linjën e re direkte nga Tirana në Katania

2 Shkurt, 2026
“Kriza e argjendit”: Çmimi kap majat, kalon edhe arin për nga ritmi i rritjes

“Kriza e argjendit”: Çmimi kap majat, kalon edhe arin për nga ritmi i rritjes

14 Tetor, 2025
Tatimet nxjerrin LISTËN e pagave referencë për kuzhinierët, kamarierët, menaxherët, etj: Kontroll bizneseve që i deklarojnë më pak

Shkelje masive nga punëdhënësit, 492 gjoba brenda një muaji nga Inspektorati i Punës

20 Dhjetor, 2025
“Rrobaqepësit” e rinj të ligjeve në Kuvend, deputetët Erion Malaj dhe Zamira Sina harrojnë çfarë kanë shkruajtur!

“Rrobaqepësit” e rinj të ligjeve në Kuvend, deputetët Erion Malaj dhe Zamira Sina harrojnë çfarë kanë shkruajtur!

22 Shkurt, 2026

Të Fundit

Rama dhe Balluku me fermerët në Myzeqe: Zona mbetet shtylla e bujqësisë, theksi te bashkimi dhe subvencionet

Rama dhe Balluku me fermerët në Myzeqe: Zona mbetet shtylla e bujqësisë, theksi te bashkimi dhe subvencionet

11 Prill, 2026
Trump: Nuk do të lejoj që të ketë taksë për kalimin në Hormuz

Trump: Nuk do të lejoj që të ketë taksë për kalimin në Hormuz

11 Prill, 2026
Ministria e Financave thotë se do të ngrejë një Task Forcë për parandalimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do të tregtohen

11 Prill, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Komisioni Europian drejt tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e larta nga rritja e çmimit të karburanteve

11 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr