• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Wizz Air prezanton linjën e re direkte nga Tirana në Katania

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Shkurt, 2026
në Aviacion
A A
Wizz Air prezanton linjën e re direkte nga Tirana në Katania
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tiranë, 30 janar 2026 – Wizz Air po zgjeron më tej rrjetin e saj nga Shqipëria me nisjen e një linje të re direkte që lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me Katania-n, Itali, duke u ofruar pasagjerëve edhe më shumë mundësi udhëtimi të përballueshme drejt Evropës Jugore.

Rruga e re Tiranë – Katania do të operojë katër herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë, të premte dhe të diel, duke ofruar mundësi të përshtatshme udhëtimi si për pushime, ashtu edhe për vizita tek familjarët dhe miqtë (RFP).

Shitja e biletave fillon më 30 janar, ndërsa fluturimi i parë do të realizohet më 4 maj. Çmimet fillojnë nga 19.99 EUR / 1,990 ALL, duke përforcuar angazhimin e Wizz Air për udhëtime ajrore të përballueshme.

Duke komentuar njoftimin, Vera Jardan, Menaxhere e Komunikimeve në Wizz Air, u shpreh: “Jemi të kënaqur të njoftojmë nisjen e rrugës sonë të re nga Tirana në Katania, duke forcuar më tej praninë tonë në Shqipëri dhe duke zgjeruar rrjetin tonë në Itali. Kjo lidhje e re ofron edhe më shumë mundësi udhëtimi me tarifa të ulëta për pasagjerët shqiptarë, ndërkohë që mbështet flukset turistike dhe lidhjen ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë. Ne mbetemi të përkushtuar për të ofruar udhëtime të përballueshme, të besueshme dhe të qëndrueshme për klientët tanë.”

E vendosur në bregun lindor të Siçilisë, Katania është një destinacion mesdhetar dinamik, i njohur për historinë e pasur, arkitekturën baroke, atmosferën e gjallë dhe afërsinë me malin Etna, vullkani më aktiv në Evropë. Qyteti ofron një kombinim unik të kulturës, gastronomisë dhe hijeshisë bregdetare, duke e bërë një destinacion tërheqës si për udhëtime të shkurtra urbane, ashtu edhe për pushime më të gjata.

Me këtë shtesë të fundit, Wizz Air vazhdon të forcojë lidhjet mes Shqipërisë dhe Italisë. Aktualisht, kompania ajrore ofron një rrjet prej 64 destinacionesh drejt 62 qyteteve në 20 shtete nga Shqipëria, duke rritur mundësitë e udhëtimit për banorët dhe vizitorët. Në vitin 2025, Wizz Air operoi pothuajse 31,000 fluturime nga dhe drejt Tiranës, duke transportuar mbi 6.5 milionë pasagjerë, me 99.83% të fluturimeve të realizuara, një nga normat më të mira të performancës në industri.

Që nga nisja e operacioneve në Shqipëri në vitin 2017, Wizz Air ka transportuar gati 20 milionë pasagjerë, ka krijuar mbi 500 vende pune direkte dhe ka mbështetur mbi 16,000 vende pune në industri të lidhura, duke nënvizuar angazhimin afatgjatë të saj ndaj tregut shqiptar.

Biletat për rrugën e re Tiranë – Katania janë të disponueshme në wizzair.com dhe përmes aplikacionit celularWizz Air.

DREJTIMI I RI I WIZZ AIR ME NISJE NGA TIRANA

DREJTIMIFREKUENCATARIFA DUKE FILLUAR NGAFLUTURIMI I PARË
TIRANA – KATANIAE hënë, e mërkurë, e premte dhe e diel1990 ALL4 maj 2026

Rreth Wizz Air 

Wizz Air operon me një flotë prej 259 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip profesionistësh të dedikuar në aviacion ofron shërbim superior dhe tarifa shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 63.4 milionë pasagjerëve gjatë vitit financiar 2025. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Kompania është vlerësuar gjithashtu si “Linja Ajrore me Koston më të Ulët më e Qëndrueshme” gjatë viteve 2021–2025 nga World Finance Sustainability Awards. Në vitin 2025, Wizz Air kryesoi renditjen e emetimeve ndër linjat ajrore kryesore, siç u prezantua nga Cirium, një kompani analitike e aviacionit, falë punës së saj në uljen e intensitetit të emetimeve. Së fundmi, në shtator 2025, Wizz Air u vlerësua me çmimin “Linja Ajrore e Qëndrueshme e Vitit 2025” në gala-mbrëmjen e Airline Economics Sustainability Awards.

Për më shumë informacion:

Vera Jardan, Menaxhere e Komunikimeve Korporative: communications@wizzair.com

info@vando.al

 

Etiketat: tiatirana internationa airportwizz air
Artikulli para

Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30%

Artikulli pas

Dollari përmirësohet, euro qëndron në vend: Si nis java për valutat e huaja?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lufthansa nxjerr nga inventari legjendat A 340! Avionët revolucionarizuan fluturimet ndërkontinentale
Aviacion

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, Lufthansa parashikon 2 miliardë euro shpenzime shtesë

3 Nëntor, 2026
Ryan Air planifikon ngrirje pagash dhe shkurtim stafi krahas shtrenjtimit të biletave
Aviacion

Ryan Air planifikon ngrirje pagash dhe shkurtim stafi krahas shtrenjtimit të biletave

3 Nëntor, 2026
Frikë në ajër, avioni i British Airways niset drejt Tiranës, por pëson defekt dhe kthehet në Londër
Aviacion

Frikë në ajër, avioni i British Airways niset drejt Tiranës, por pëson defekt dhe kthehet në Londër

2 Nëntor, 2026
“Bombat” e O’Learyt, vjen fundi i epokës low cost? Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit dhe rregulla të reja check-in
Aviacion

“Ryanair” paralajmëron shtrenjtim të biletave për shkak të rritjes së çmimit të karburantit

2 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Rregulli i ri i 20 minutave i Ryanair: Kujdes, mund të humbisni avionin!

1 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon rregullat për ndërtimet në zonat pranë aeroporteve
Aviacion

Qeveria ndryshon rregullat për ndërtimet në zonat pranë aeroporteve

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi

Dollari përmirësohet, euro qëndron në vend: Si nis java për valutat e huaja?

Të Përzgjedhura

Sa duhet të jetë taksa për shtëpitë e dyta dhe të treta? Ndërtuesit bëjnë propozimin e tyre
Ekonomi

RAPORTI/ Gjysma e evropianëve s’mund të blejnë një shtëpi

Nga SkyWeb
19 Shkurt, 2026
0

Shumë evropianë nuk janë optimistë për blerjen e një shtëpie. Në 23 vende, pothuajse gjysma thonë se nuk do të...

Lexo të plotë
Nga shtrues asfalti në super biznesmen me 80 milionë euro investim, hijet pas Ëngjëll Agalliut që mori licencën për parkun fotovoltaik në Fier

Nga shtrues asfalti në super biznesmen me 80 milionë euro investim, hijet pas Ëngjëll Agalliut që mori licencën për parkun fotovoltaik në Fier

9 Qershor, 2025
Demo: Kamerat në trupin e policëve do të vihen shumë shpejt në funksion

Demo: Kamerat në trupin e policëve do të vihen shumë shpejt në funksion

30 Tetor, 2026
Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro

Falja e detyrimeve, Tatimet: 410 milionë euro të shlyera

18 Gusht, 2026
Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e telefonisë celulare në vend: Qytetarë, raportoni!

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e telefonisë celulare në vend: Qytetarë, raportoni!

15 Shtator, 2025

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr