• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 24 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama dhe Balluku me fermerët në Myzeqe: Zona mbetet shtylla e bujqësisë, theksi te bashkimi dhe subvencionet

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Rama dhe Balluku me fermerët në Myzeqe: Zona mbetet shtylla e bujqësisë, theksi te bashkimi dhe subvencionet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Myzeqeja vijon të mbetet një nga zonat më të rëndësishme bujqësore në vend, ku prodhimi dhe investimet po rriten falë punës së fermerëve dhe mbështetjes së qeverisë. Ky ishte mesazhi kryesor nga takimi i zhvilluar në Krutje të Lushnjës, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, drejtuesja politike e PS për Fierin Belinda Balluku, ministri i Bujqësisë Andis Salla dhe ministri i Financave Petrit Malaj.

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, u theksua se zhvillimi i bujqësisë në këtë zonë lidhet drejtpërdrejt me investimet dhe politikat mbështetëse të viteve të fundit, ndërsa Myzeqeja konsiderohet një nga bazat kryesore të prodhimit bujqësor në Shqipëri.

Balluku solli si shembull një model bashkëpunimi mes fermerëve, duke përmendur rastin e Erion Bufasit dhe Afrim Çelës, të cilët kanë bashkuar aktivitetin e tyre bujqësor. Nga një sipërfaqe prej vetëm 2 dynymësh në fillim, aktiviteti është zgjeruar në rreth 5 hektarë, duke krijuar një fermë të qëndrueshme.

Ajo theksoi se fermerët kanë përfituar nga skemat e mbështetjes ndër vite, duke përfshirë edhe programin për mbrojtjen biologjike, i cili mbulohet deri në 70% nga fondet e qeverisë.

Në të njëjtën linjë, Rama u ndal te nevoja për bashkimin e fermerëve si mënyrë për të rritur fitimet dhe për të përmirësuar pozicionin në treg. Sipas tij, bashkëpunimi në shitje dhe organizim rrit ndjeshëm të ardhurat dhe fuqinë negociuese.

“Vetëm duke u bashkuar secili fiton 30% më shumë, është llogari e bërë. Secili ka tokën e vet, por kur del në treg bashkë krijon masë dhe garanci,” u shpreh ai.

Nga ana e tij, ministri i Bujqësisë Andis Salla deklaroi se prioritet mbetet ulja e kostove për fermerët dhe rritja e prodhimit përmes investimeve në sera, përpunim dhe kultura të ndryshme bujqësore, me synimin për të rritur të ardhurat dhe qëndrueshmërinë e fermave.

Ndërkohë, ministri i Financave Petrit Malaj theksoi se buxheti për bujqësinë është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, duke kaluar nga 34 milionë euro në rreth 160 milionë euro, çka sipas tij reflekton angazhimin për këtë sektor.

Takimi në Myzeqe vjen në një moment kur qeveria synon të forcojë më tej mbështetjen për bujqësinë, duke nxitur bashkëpunimin mes fermerëve dhe orientimin drejt standardeve të tregut europian.

Etiketat: belinda ballukuedi rama
Artikulli para

Trump: Nuk do të lejoj që të ketë taksë për kalimin në Hormuz

Artikulli pas

Zbulohet mekanizmi natyral në tru që lufton depresionin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026
Ekonomi

Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026

24 Nëntor, 2026
Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways
Aviacion

Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways

24 Nëntor, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton
Ekonomi

Dramatike, euro i afrohet 89.5 lekëve! Vijon zhvlerësimi i monedhës europiane

24 Nëntor, 2026
Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve
Aviacion

Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve

24 Nëntor, 2026
KRIZA/ HEC-et bosh, KESH po blen energjinë sa “frëngu pulën”! Turqit e AYEN shkelin kontratën, 59 milionë kWh që i takojnë shtetit, i shesin për hesap të vet
Ekonomi

KRIZA/ HEC-et bosh, KESH po blen energjinë sa “frëngu pulën”! Turqit e AYEN shkelin kontratën, 59 milionë kWh që i takojnë shtetit, i shesin për hesap të vet

24 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet për karburantet, sa do të tregtohen

24 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Zbulohet mekanizmi natyral në tru që lufton depresionin

Zbulohet mekanizmi natyral në tru që lufton depresionin

Të Përzgjedhura

Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore
Ekonomi

Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore

Nga SkyWeb
22 Qershor, 2025
0

“Kopjimi” i një modeli biznesi të suksesshëm është një praktikë e njohur në Shqipëri, deri në atë masë sa rrezikon...

Lexo të plotë
Rama paralajmëron kthimin e Shqipërisë në një Big Brother masiv, kamera vëzhgimi gjithandej përmes SMART CITY

Rama paralajmëron kthimin e Shqipërisë në një Big Brother masiv, kamera vëzhgimi gjithandej përmes SMART CITY

16 Korrik, 2026
Kërkojnë qiranë, banorët e Patos-Marinzë protestojnë para Bankers Petroleum

Kërkojnë qiranë, banorët e Patos-Marinzë protestojnë para Bankers Petroleum

22 Korrik, 2026
Zbulohet një tjetër përfitim i qumështit të gjirit, lidhet me rezistencën ndaj antibiotikëve

Zbulohet një tjetër përfitim i qumështit të gjirit, lidhet me rezistencën ndaj antibiotikëve

7 Shtator, 2026
Mbi KOMPLOTIN në Aeroportin e Vlorës

Përplasja në Aeroportin e Vlorës, gjykata i heq Pacollit të drejtën e votës

28 Tetor, 2025

Të Fundit

Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026

Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026

24 Nëntor, 2026
Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways

Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways

24 Nëntor, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Dramatike, euro i afrohet 89.5 lekëve! Vijon zhvlerësimi i monedhës europiane

24 Nëntor, 2026
Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve

Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve

24 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr