• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rriten pasiguritë, bankat qendrore gjejnë strehë te ari: Blihen 1 000 ton brenda vitit

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Qershor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Rriten pasiguritë, bankat qendrore gjejnë strehë te ari: Blihen 1 000 ton brenda vitit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ari ka kaluar euron duke u bërë aktivi i dytë më i rëndësishëm rezervë për bankat qendrore në rang global, sipas një raporti të fundit të publikuar nga Banka Qendrore Evropiane.

Për herë të parë, ari përfaqësoi 20% të rezervave zyrtare globale në vitin 2024, përkundrejt 16% të euros dhe 46% të dollarit amerikan.

Sipas BQE-së, kjo rritje është nxitur nga blerjet rekord të arit nga bankat qendrore dhe rritja e ndjeshme e çmimit të tij në tregjet ndërkombëtare.

“Bankat qendrore kanë vazhduar të grumbullojnë ar në një ritëm rekord,” thuhet në raport, ku theksohet se për të tretin vit radhazi janë blerë mbi 1 000 ton ar, një e pesta e prodhimit global vjetor dhe dyfishi i nivelit mesatar të dekadës së 2010-ës.

Stoku i arit i mbajtur nga bankat qendrore është rikthyer në nivelet e periudhës së sistemit Bretton Woods, që ekzistonte para vitit 1971 kur kursi i këmbimit ndërkombëtar ishte i lidhur me dollarin dhe dollari me arin.

Rezervat zyrtare globale të arit arritën 36.000 ton në vitin 2024, shumë pranë nivelit rekord prej 38.000 ton të mesit të viteve 1960.

Ndër blerësit më të mëdhenj të arit gjatë vitit të kaluar përfshihen India, Kina, Turqia dhe Polonia, sipas të dhënave të Këshillit Botëror të Arit.

Një tjetër faktor kyç është rritja prej 30% e çmimit të arit gjatë vitit 2024, ndjekur nga një rritje tjetër prej 27% vetëm në muajt e parë të 2025-ës, duke e çuar çmimin në një rekord historik prej 3.500 dollarë për onz.

“Kjo sasi e madhe në zotërim, së bashku me çmimet e larta, e bëri arin aktivin e dytë rezervë më të madh në botë në vlerë tregu,” tha BQE.

Edhe pse ari nuk gjeneron interes dhe ka kosto të lartë ruajtjeje, ai shihet si një aset i sigurt universal, shumë likuid dhe i pavarur nga rreziku i palës tjetër apo nga sanksionet.

BQE vëren gjithashtu se pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, shumë vende, veçanërisht ato në zhvillim dhe të afërta gjeopolitikisht me Kinën dhe Rusinë, nisën të rrisin rezervat e tyre në ar për të reduktuar varësinë nga dollari dhe për t’u mbrojtur nga sanksionet financiare.

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga BQE me 57 banka qendrore që mbajnë ar në rezervë, motivet kryesore për këto blerje ishin frika nga sanksionet, pritshmëritë për ndryshime në sistemin monetar ndërkombëtar dhe dëshira për të reduktuar varësinë nga dollari amerikan.

Në përfundim, raporti sugjeron se nëse kërkesa për ar vazhdon të rritet, kjo mund të nxisë edhe më shumë furnizimin global me ar në të ardhmen, duke pasqyruar një prirje historike ku çmimet e larta kanë ndikuar në rritjen e prodhimit. /Marrë me shkurtime nga FT

Artikulli para

AVIONËT/ Çfarë është piloti automatik, funksionet dhe a do ta zëvendësojë AI?

Artikulli pas

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private
Ekonomi

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike
Ekonomi

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur
Ekonomi

Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

19 mijë persona me arsim të lartë janë të papunë
Aktualitet

19 mijë persona me arsim të lartë janë të papunë

Nga Editor
14 Tetor, 2025
0

Mungesa e punonjësve është bërë një problem themelor për bizneset shqiptare vitet e fundit, por ndërkohë mijëra persona me arsim...

Lexo të plotë
3,100 shqiptarë më shumë vdiqën në fund të 2020, Senja: Si shpjegohet kjo rritje dhe ndikimi i Covid?

3,100 shqiptarë më shumë vdiqën në fund të 2020, Senja: Si shpjegohet kjo rritje dhe ndikimi i Covid?

19 Shkurt, 2021
“Confidencial Digital”: Eksploroni Shqipërinë, perlën sekrete në zemër të Ballkanit

“Confidencial Digital”: Eksploroni Shqipërinë, perlën sekrete në zemër të Ballkanit

28 Nëntor, 2025
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

16 Janar, 2026
Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni europian për vitin 2025

Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni europian për vitin 2025

20 Tetor, 2025

Të Fundit

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

30 Mars, 2026
Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr