• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 27 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Turizëm

“Confidencial Digital”: Eksploroni Shqipërinë, perlën sekrete në zemër të Ballkanit

Editor Editor
28 Nëntor, 2025
në Turizëm
A A
“Confidencial Digital”: Eksploroni Shqipërinë, perlën sekrete në zemër të Ballkanit
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Midis deteve Adriatik dhe Jon, Shqipëria shfaqet si një perlë ngjyrë bruz ende pak e zbuluar, sipas një artikulli të publikuar në revistën spanjolle të udhëtimeve “Confidencial Digital”.

Historia shqiptare ndërthur ndikimet lindore dhe perëndimore, ndërsa vija bregdetare rivalizon bukurinë e Greqisë dhe Kroacisë. Ekspertët e udhëtimeve e kanë cilësuar Shqipërinë si “sekretin më të mirë të ruajtur të Evropës”. Fluturimet direkte nga Spanja drejt vendit kanë qenë të disponueshme prej disa vitesh. Ndryshe nga destinacionet e mbipopulluara, Shqipëria ofron më pak turistë, më shumë autenticitet dhe një natyrë të paprekur.

Udhëtimi mund të nisë nga veriu në jug, derisa të mbërrini në zemër të Ballkanit. Shqipëria është e veçantë në llojin e saj: malet e mbuluara me borë, pazaret me stil osman dhe plazhet me ujëra të kaltër bruz bashkëjetojnë në një territor të vogël por të egër.

Kryeqyteti, Tirana, është një qytet plot gjallëri dhe ngjyra. Prej tij mund të vizitoni Krujën, qytetin e Skënderbeut, heroit që i rezistoi Perandorisë Osmane për 25 vjet. Kalaja muze e Skënderbeut mbizotëron horizontin, ndërsa artizanët e pazarit të vjetër sjellin ritmet e traditës.

Tirana ofron një ndërthurje të veçantë kulturash: xhami, kisha dhe murale shumëngjyrëshe bashkëjetojnë natyrshëm. Lagjja e Bllokut, dikur e rezervuar për elitën komuniste, sot është një qendër moderne me kafene, bare dhe raki të prodhuar vendas. Një nga ndalesat më të rëndësishme është Bunk’Art, një bunker i kthyer në muze që tregon historinë e periudhës së diktaturës së Enver Hoxhës, i cili ndërtoi mbi 170,000 bunkere nga frika e pushtimit.

Nga Tirana, rruga të çon drejt bregdetit dhe jugut, ku natyra merr skenën kryesore.

Në Vlorë, aty ku bashkohen Adriatiku me Jonin, nis Riviera Shqiptare. Rruga panoramike kalon mes maleve dhe shkëmbinjve, duke përshkuar Parkun Kombëtar të Llogarasë, ku pyjet me pisha të zeza shoqërojnë fluturimet e paraglajdistëve.

Më tej shtrihet Dhërmiu, me plazhet e bardha të Drimadhes dhe gjiret e fshehura si ai i Gjipesë, ku mund të mbërrini vetëm në këmbë. Himara ofron një kombinim të fshatit tradicional me shëtitoren bregdetare, ndërsa Porto Palermo çon drejt gjirit të Ali Pashës, me kështjellën e tij dhe mbetjet e bunkerëve sovjetikë. Ksamili, përballë Korfuzit, tërheq udhëtarët me ujërat kristaltë të ngjyrës bruz.

Vetëm pak kilometra larg shtrihet Parku Kombëtar i Butrintit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Mes lagunave dhe rrënojave greko-romake gjenden tempuj, mozaikë dhe një teatër i ruajtur mirë me pamje nga Kanali i Vivarit. Dikur ka qenë koloni e Jul Cezarit dhe Augustit.

Më në veri ndodhen Gjirokastra dhe Berati, dy qytete të UNESCO-s. Gjirokastra, e njohur si “Qyteti i Gurtë”, shquhet për kalanë madhështore dhe rrugicat e kalldrëmta me shtëpitë osmane me çati guri. Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, impresionon me arkitekturën karakteristike dhe pamjet mbi lumin Osum.

Afër Beratit ngrihet Mali i Tomorrit, i lartë 2416 metra, i konsideruar simbol shpirtëror për shumë shqiptarë. Në shpatet e tij burojnë lumenj si Vjosa, lumi i fundit i madh i egër në Evropë, i përshtatshëm për rafting dhe ecje. Guidat vendase shpesh e quajnë Shqipërinë “Zvicra e 200 viteve më parë”.

Në veri ndodhen “Bjeshkët e Nemuna” ose Alpet Shqiptare, me një peizazh të egër dhe të papërlyer. Shtegu i Majave të Ballkanit lidh fshatra të izoluar ku traditat e Kanunit ende ndihen. Ecja më e njohur është Valbonë–Theth, 12 kilometra përmes ujëvarave, pyjeve dhe qetësisë së thellë malore.

Fluturimet direkte nga Spanja në Tiranë zgjasin rreth tre orë nga Madridi ose Barcelona. Eksplorimi me makinë është mënyra më e mirë për të shijuar peizazhet e ndryshme të vendit. Pranvera dhe vjeshta janë ideale për udhëtime në natyrë, ndërsa qershori dhe shtatori janë muajt më të mirë për pushime në plazh, larg turmave dhe vapës së rëndë. Në dimër, veriu sjell një atmosferë të veçantë me malet e mbuluara me dëborë.

E vendosur midis deteve Adriatik, Jon dhe një vargu malor mbresëlënës, Shqipëria po shfaqet si një destinacion i ri mesdhetar që duhet vizituar patjetër. /Skyweb.al

Etiketa: destinacionshqiperia
Artikulli para

TELEGRAMI/ Dita e Flamurit, Trump uron shqiptarët përmes Presidentit Begaj: Pres të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Artikulli pas

Shqiptarët thyejnë rekord, shpenzuan 700 miliardë lekë blerje dhe pagesa online

Editor

Editor

Nga Kategoria

Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj
Turizëm

Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

25 Nëntor, 2026
“National Geographic” reportazh për Vjosën: Një udhëtim mes natyrës së egër dhe traditave shqiptare
Turizëm

“National Geographic” reportazh për Vjosën: Një udhëtim mes natyrës së egër dhe traditave shqiptare

25 Nëntor, 2026
Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë
Turizëm

Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë

25 Nëntor, 2026
Travel off Path: Shqipëria, mes vendeve turistike që ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar
Kryesore

Turizmi shqiptar merr goditje në tetor, 113 mijë hyrje të huajsh më pak! INSTAT njofton rënie 12,5%

25 Nëntor, 2026
Nga Londra në Vjenë, zbulohen 10 qytetet europiane më të preferuara për Krishtlindje
Kryesore

Nga Londra në Vjenë, zbulohen 10 qytetet europiane më të preferuara për Krishtlindje

25 Nëntor, 2026
Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët
Turizëm

Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët

24 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shqiptarët thyejnë rekord, shpenzuan 700 miliardë lekë blerje dhe pagesa online

Shqiptarët thyejnë rekord, shpenzuan 700 miliardë lekë blerje dhe pagesa online

Të Përzgjedhura

Caktohet treshja e gjyqtarëve që do të gjykojë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
Aktualitet

Bigbrotherizimi i dosjes së bujshme Meta-Kryemadhi në SPAK dhe një shoqëri me kujtesë peshku

SkyWeb
19 Shkurt, 2026
0

Monika Kryemadhi bëri spektaklin e radhës sot para dyerve të SPAK, teksa shkonte për të bërë mbrojtjen në kuadër të...

Lexo të plotë
Mësuesi rrëfen si u mashtrua Divjaka nga piramidat online: Ishin 4 agjentë, na luteshin të regjistroheshim

Mësuesi rrëfen si u mashtrua Divjaka nga piramidat online: Ishin 4 agjentë, na luteshin të regjistroheshim

8 Shtator, 2025
Sa më shumë para kam, aq më keq jam në menaxhimin e tyre

Sa më shumë para kam, aq më keq jam në menaxhimin e tyre

18 Tetor, 2025
Padi në Gjermani kundër Meta-s: Syzet Ray-Ban akuzohen për mbikëqyrje të fshehtë

Padi në Gjermani kundër Meta-s: Syzet Ray-Ban akuzohen për mbikëqyrje të fshehtë

22 Gusht, 2026
Çfarë po e bën portokalli qiellin e Europës?

Çfarë po e bën portokalli qiellin e Europës?

5 Mars, 2026

Të Fundit

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

26 Nëntor, 2026
“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

Tatimet njoftojnë futjen në TVSH të të gjitha bizneseve që bën 5 mln lekë xhiro në 2026

26 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

26 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In