• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 23 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Padi në Gjermani kundër Meta-s: Syzet Ray-Ban akuzohen për mbikëqyrje të fshehtë

Editor Nga Editor
22 Gusht, 2026
në Aktualitet
A A
Padi në Gjermani kundër Meta-s: Syzet Ray-Ban akuzohen për mbikëqyrje të fshehtë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një organizatë gjermane për të drejtat digjitale ka ngritur një padi penale kundër Meta-s dhe kompanive të lidhura me syzet inteligjente Ray-Ban Meta, duke argumentuar se pajisjet mund të përdoren për regjistrime pa dijeninë e personave që ndodhen pranë përdoruesit.

Organizata HateAid i është drejtuar autoriteteve gjermane duke kërkuar hetim ndaj drejtuesve të Meta-s dhe kompanive që lidhen me markat Ray-Ban dhe Oakley, lidhur me përdorimin e syzeve inteligjente.

Në qendër të ankesës janë syzet Ray-Ban Meta, të cilat në pamje të parë duken si syze të zakonshme, por kanë kamera dhe funksione të inteligjencës artificiale.

Sipas HateAid, ky kombinim krijon shqetësime serioze për privatësinë, pasi një person mund të fotografohet ose filmohet nga përdoruesi pa e kuptuar se po regjistrohet.

Një nga shqetësimet kryesore lidhet me faktin se kamera është e integruar në kornizën e syzeve. Pajisjet kanë një dritë LED që sinjalizon kur kamera po përdoret, por kritikët argumentojnë se kjo shenjë mund të mos jetë gjithmonë e dukshme për personat që ndodhen pranë përdoruesit.

HateAid kërkon që shitja e këtyre syzeve të ndalohet në Gjermani dhe që, nëse ato lejohen të qëndrojnë në treg, të pajisen me masa më të qarta sigurie. Organizata kërkon që kamera të jetë më e dallueshme dhe sinjalizimi i regjistrimit të jetë më i vështirë për t’u anashkaluar.

Sipas organizatës, shqetësimi nuk është vetëm teknik. HateAid paralajmëron se syzet inteligjente mund ta bëjnë regjistrimin e fshehtë shumë më të lehtë dhe mund të përdoren për të cenuar privatësinë e qytetarëve.

Gjermania ka rregulla të forta për regjistrimet e fshehta dhe mbrojtjen e të dhënave. Autoriteti gjerman përgjegjës për rrjetet dhe komunikimet, BNetzA, ka deklaruar se mbajtja, importimi apo shitja e syzeve inteligjente nuk është në vetvete e ndaluar, për sa kohë funksioni i regjistrimit është i identifikueshëm, për shembull përmes një sinjali optik.

Ndërkohë, autoritetet gjermane po vlerësojnë ankesën për të përcaktuar nëse ekzistojnë bazat për nisjen e një hetimi më të thelluar.

Çështja mund të kthehet në një precedent të rëndësishëm për mënyrën se si Evropa do të trajtojë syzet me kamera dhe inteligjencë artificiale.

Ndryshe nga një telefon, i cili zakonisht mbahet në dorë dhe e bën më të dukshëm aktin e fotografimit apo filmimit, një kamerë e vendosur në syze mund të regjistrojë në drejtimin ku përdoruesi po shikon, duke e bërë më të vështirë për personat përreth të kuptojnë se po filmohet.

Rasti rikthen në qendër të debatit një pyetje që pritet të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme me përhapjen e pajisjeve të veshshme me inteligjence artificiale.

Artikulli para

Pse ndonjëherë bëhet shumë nxehtë brenda në avion dhe si e shmangin kompanitë ajrore këtë

Artikulli pas

SHBA miraton robotin e parë për marrjen e mostrave të gjakut

Editor

Editor

Nga Kategoria

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”
Aktualitet

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj
Aktualitet

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

22 Nëntor, 2026
AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare
Aktualitet

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!
Aktualitet

Presidenti Begaj: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!

21 Nëntor, 2026
“S’mund të hiqen njerëzit nga puna se nuk i bëjnë like lalit”, Rama paralajmërim drejtorët e bashkisë: Nuk do të tolerohen ata që zbatojnë vendimet e Veliajt
Aktualitet

“S’mund të hiqen njerëzit nga puna se nuk i bëjnë like lalit”, Rama paralajmërim drejtorët e bashkisë: Nuk do të tolerohen ata që zbatojnë vendimet e Veliajt

21 Nëntor, 2026
Italia miraton sistemin e drejtimit të pavarur të “Tesla”-s, vendi i parë i BE-së
Aktualitet

Italia miraton sistemin e drejtimit të pavarur të “Tesla”-s, vendi i parë i BE-së

21 Nëntor, 2026
Artikulli pas
SHBA miraton robotin e parë për marrjen e mostrave të gjakut

SHBA miraton robotin e parë për marrjen e mostrave të gjakut

Të Përzgjedhura

VENDIMI/ Kanabisi mjekësor nën mbikëqyrje totale, çdo bimë do të pajiset me çip dhe kod unik
Ekonomi

Kanabisi mjekësor nën vëzhgim 24 orë, çfarë parashikon VKM

Nga SkyWeb
6 Tetor, 2026
0

Kompanitë e licencuara për kultivimin, përpunimin dhe tregtimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale do t’i nënshtrohen një sistemi...

Lexo të plotë
Po fluturonte nga Londra drejt Tiranës, avioni i “Ryanair” bën ulje urgjente në Luksemburg

Po fluturonte nga Londra drejt Tiranës, avioni i “Ryanair” bën ulje urgjente në Luksemburg

21 Korrik, 2026
FOTO/ Del nga pista avioni i linjës Prishtinë-Stamboll

FOTO/ Del nga pista avioni i linjës Prishtinë-Stamboll

8 Dhjetor, 2025
Trajtimi i ri kundër artritit të gjurit mund të shmangë operacionin

Trajtimi i ri kundër artritit të gjurit mund të shmangë operacionin

18 Qershor, 2026
BE do të ndalojë importet e gazit rus deri në 2027

BE do të ndalojë importet e gazit rus deri në 2027

3 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

22 Nëntor, 2026
OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

22 Nëntor, 2026
AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

22 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr