• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Pse ndonjëherë bëhet shumë nxehtë brenda në avion dhe si e shmangin kompanitë ajrore këtë

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Gusht, 2026
në Aviacion
A A
0
Pse ndonjëherë bëhet shumë nxehtë brenda në avion dhe si e shmangin kompanitë ajrore këtë

air conditioning unit connected to a jet on the airport ramp

Share on FacebookShare on WhatsApp

Nëse jeni nisur për udhëtim gjatë verës dhe keni qëndruar për disa minuta në një avion të parkuar, ndonjëherë mund të keni përjetuar një ndjesi mbytëse nxehtësie.

Rrjetet sociale janë plot me video dhe ankesa nga pasagjerë që pyesin: “Pse nuk ndezin kondicionerin në avion?”

Ka një arsye për këtë dhe ajo ka të bëjë me mënyrën se si funksionon industria e aviacionit për të ulur kostot dhe për të ruajtur efikasitetin.

APU dhe PCA, dy burimet e ajrit të freskët

Në kushtet normale, kur një avion është në tokë dhe motorët e tij janë të fikur, ai mund të furnizohet me ajër të kondicionuar në dy mënyra:

  1. Me APU (Auxiliary Power Unit), një motor i vogël ndihmës i vendosur në pjesën e pasme të avionit, që mund të furnizojë sistemet me energji dhe ajër të freskët kur avionët janë të parkuar.
  2. Me PCA (Pre-Conditioned Air), një sistem ajrimi nga toka, që përmes një tubi fleksibël të verdhë (si ai që shihni në foton më sipër), furnizon avionin me ajër të ftohtë ose të ngrohtë nga një pajisje tokësore, zakonisht e vendosur afër portës së imbarkimit.

Pse ndonjëherë nuk përdoret asnjëra?

Në shumë raste, veçanërisht në aeroportet e nxehta të zonës së Mesdheut apo në Lindjen e Mesme gjatë verës, ndodh që:

  • APU të mos jetë ndezur ende, për të kursyer karburantin ose për shkak të kufizimeve të aeroportit (disa aeroporte ndalojnë përdorimin e APU për të reduktuar ndotjen dhe zhurmën).
  • PCA të mos jetë e lidhur ende ose të mos funksionojë siç duhet.

Në këto momente, kabina e avionit mbetet pa sistem ajrimi aktiv dhe brenda pak minutash, temperatura mund të ngjitet ndjeshëm, veçanërisht në avionët e ekspozuar në diell.

Për kompanitë ajrore, çdo litër karburanti dhe çdo minutë në tokë kanë një kosto.

Përdorimi i APU konsumon rreth 150–200 kg karburant në orë.

Ndërsa përdorimi i pajisjes PCA nga toka është më i lirë, por kërkon që aeroporti të ketë infrastrukturë funksionale dhe stafi të veprojë me përpikëri.

Në një industri ku planifikimi dhe ulja e kostove është prioritet absolut, disa vendime operacionale (si mosndezja e APU përpara se të mbyllen dyert) merren për të optimizuar shpenzimet.

 A mund të shmanget?

Po. Në shumicën e rasteve, një menaxhim i mirë i kohës dhe pajisjeve teknike do të bënte që ajri i freskët të sigurohej qysh në momentin kur pasagjerët ngjiten në bord.

Por ndonjëherë, vonesat, mungesa e pajisjeve tokësore, mungesa e personelit, ose procedurat teknike të vetë kompanisë ajrore çojnë në këtë situatë të pakëndshme për pasagjerët./skyweb.al

Artikulli para

VËZHGIMI/ Premtimi i pambajtur për plazhe publike në jug

Artikulli pas

Padi në Gjermani kundër Meta-s: Syzet Ray-Ban akuzohen për mbikëqyrje të fshehtë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm
Aviacion

Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

10 Tetor, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë
Aviacion

EasyJet mbyll mijëra fluturime për dimrin, Ryanair paralajmëron rritje të çmimeve të biletave

10 Tetor, 2026
Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët
Aviacion

Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët

9 Tetor, 2026
Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve
Aviacion

Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve

8 Tetor, 2026
Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore
Aviacion

20 kompanitë ajrore më të sigurta në Europë, shumë prej tyre fluturojnë edhe nga Shqipëria

8 Tetor, 2026
Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore
Aviacion

Biletat, oraret dhe rezervimet, rregulla të reja për bashkëpunimin mes kompanive ajrore

7 Tetor, 2026
Artikulli pas
Padi në Gjermani kundër Meta-s: Syzet Ray-Ban akuzohen për mbikëqyrje të fshehtë

Padi në Gjermani kundër Meta-s: Syzet Ray-Ban akuzohen për mbikëqyrje të fshehtë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama: Aty ku vihet zjarr, nuk do të ndërtohet për 30 vite, do t’i mbjellim me dronë
Aktualitet

Rama: Aty ku vihet zjarr, nuk do të ndërtohet për 30 vite, do t’i mbjellim me dronë

Nga Editor
4 Tetor, 2025
0

“Aty ku digjet, nuk do ndërtohet për 30 vite”. Kështu deklaroi klryeministri Edi Rama, duke iu referuar situatës së zjarreve...

Lexo të plotë
Rama për inspektoët: Do pajisen me kamera në trup, asnjë kontroll pa paralajmërim

Rama për inspektoët: Do pajisen me kamera në trup, asnjë kontroll pa paralajmërim

2 Shtator, 2026
Dronët me inteligjencë artificiale në fushëbetejë, si po ndryshon lufta në Ukrainë

Dronët me inteligjencë artificiale në fushëbetejë, si po ndryshon lufta në Ukrainë

10 Tetor, 2025
Ryanair rrit fitimin gjashtëmujor me 42%, duke arritur në 2.54 miliardë euro

Ryanair rrit fitimin gjashtëmujor me 42%, duke arritur në 2.54 miliardë euro

3 Nëntor, 2025
Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

Si përfunduan fondet e IPARD te grupet kriminale dhe njerëzit pranë politikës, a do të hetojë SPAK?

8 Tetor, 2025

Të Fundit

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

10 Tetor, 2026
Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

10 Tetor, 2026
Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

10 Tetor, 2026
MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike

Media amerikane: Riviera Shqiptare, alternativa që rivalizon Santorinin

10 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr