• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Jetike për fluturimin, çfarë janë “flapset” që hapen poshtë krahëve të avionit pak para ngjitjes?

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Qershor, 2025
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Jetike për fluturimin, çfarë janë “flapset” që hapen poshtë krahëve të avionit pak para ngjitjes?

xr:d:DAF-KFInO14:3,j:3450177504019894223,t:24022908

Share on FacebookShare on WhatsApp

Nëse keni vëzhguar ndonjëherë krahët një avioni që pozicionohet për ngritje, pak para se të fillojë marrjen e shpejtësisë, vërehet një zgjerim i krahëve në pjesën e pasme. Në gjuhën teknike ato quhen “flaps” nga pilotët dhe inxhinierët dhe kanë një rol jetik gjatë momenteve të para pas shkëputjes së avionit nga toka.

Çfarë bëjnë flapset?
Flapset janë sipërfaqe të lëvizshme në pjesën e pasme të krahëve të avionit. Kur hapen, ato ndryshojnë formën e krahut duke i shtuar atij sipërfaqe dhe lakim. Kjo lejon që krahu të prodhojë më shumë ngritje edhe në shpejtësi më të ulët, duke e ndihmuar avionin të shkëputet nga pista më herët.

Ato mund të hapen pak, kur avioni është i lehtë dhe kushtet atmosferike të volitshme, por edhe shumë kur kemi të bëjmë me avion të rëndë, pistë të shkurtër dhe mot të nxehtë.

Hapen më shumë kur:

  • pista është e shkurtër,

  • avioni është i ngarkuar me peshë të madhe,

  • ndodhet në aeroport me lartësi të madhe mbidetare,

  • moti është shumë i nxehtë (ku ajri është më i hollë dhe gjenerimi i ngritjes është më i vështirë).

Më shumë “flaps” do të thotë ngritje më e hershme, kënd ngjitjeje më i pjerrët dhe rrezik më i ulët për tejkalim të pistës.

Siguria para gjithçkaje

Vendosja e saktë e pozicionit të flapsave është pjesë standarde e kontrollit para ngritjes. Por historia e aviacionit ka treguar se harrimi i flapsave mund të ketë pasoja fatale.
Në aksidentin e njohur të Delta 727 në Dallas, si dhe në një incident me një Boeing 737-800 të dokumentuar nga NASA, mosvendosja e flapsave për ngritje ishte shkaku kryesor i dështimit. Dyshohet se një problem me pozicionimin e “flapseve” shkaktoi edhe aksidentin e fundit me Air India.


Këto ngjarje çuan në përmirësimin e procedurave të kontrollit në kabinë, ku sot përdoret sistemi i rreptë “kontroll-përgjigje”, ku një pilot urdhëron dhe tjetri verifikon, duke eliminuar mundësinë e gabimeve të heshtura.

Balanca mes ngritjes dhe performancës së ngjitjes

Megjithatë, flapsat nuk hapen gjithmonë maksimalisht. Hapja e plotë shton ndjeshëm rezistencën e ajrit (drag), gjë që ul shpejtësinë e ngjitjes dhe rrit konsumin e karburantit. Prandaj, shumica e ngritjeve bëhen me pozicione të ndërmjetme të flapsave: sa për të garantuar ngritje të sigurt, por pa kompromentuar efikasitetin në fazën e ngjitjes.

Një manovër që ndihmon avionët të shkëputen më herët, më lart dhe më të sigurt

Kur përdoren siç duhet, flapsat i lejojnë avionët të ngrihen me më pak pistë, të fitojnë lartësi më shpejt dhe të fillojnë fluturimin me më shumë kontroll. Është një nga ato elementë të thjeshtë aerodinamikë që, edhe pse shpesh kalojnë pa u vënë re nga pasagjerët, janë thelbësorë për sigurinë e çdo ngritjeje.

Herën tjetër kur të hipni në avioni, shikoni se si lëvizin “flapset” pak para se të pozicionoheni në pistë për ngjitje! /skyweb.al

Etiketat: avionetflapsfluturim
Artikulli para

Vjena humb vendin e parë, qytetet me cilësinë më të lartë të jetesës në botë

Artikulli pas

Gazeta e njohur greke: Si arriti në majë miliarderi i parë shqiptar, rrugëtimi i Samir Manes

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
EUROSTAT thotë se 1 milionë shqiptarë ikën nga vendi gjate 16 viteve të fundit
Aviacion

Më shumë se gjysmë milioni shqiptarë kanë marrë shtetësinë e vendeve të BE-së në 10 vitet e fundit

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur
Ekonomi

Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur

30 Mars, 2026
Braçe shpalli kandidaturën për Tiranën, por në PS nuk dinë gjë, madje nuk e kanë edhe me shumë qejf
Aktualitet

Braçe shpalli kandidaturën për Tiranën, por në PS nuk dinë gjë, madje nuk e kanë edhe me shumë qejf

29 Mars, 2026
Artikulli pas
Gazeta e njohur greke: Si arriti në majë miliarderi i parë shqiptar, rrugëtimi i Samir Manes

Gazeta e njohur greke: Si arriti në majë miliarderi i parë shqiptar, rrugëtimi i Samir Manes

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rekord me udhëtarët, Rama vlerëson TIA-n: Tirana është bërë kryeqyteti i aviacionit në Ballkan
Aviacion

Rekord me udhëtarët, Rama vlerëson TIA-n: Tirana është bërë kryeqyteti i aviacionit në Ballkan

Nga SkyWeb
13 Mars, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar performancën e aeroportit të Tiranës, duke deklaruar se Shqipëria ka kaluar nga vendi me aeroportin...

Lexo të plotë
Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

SPAK, gati prangat për hajdutët e fondeve IPARD

17 Shkurt, 2026
SKANDALI/ Banorët çojnë në gjykatë HEC-in Zall Gjoçaj, kompania Seka Hydropower i padit për prishje imazhi, shteti HESHT

SKANDALI/ Banorët çojnë në gjykatë HEC-in Zall Gjoçaj, kompania Seka Hydropower i padit për prishje imazhi, shteti HESHT

21 Tetor, 2025
Sulm Kibernetik ndaj Postës Shqiptare, Homeland Justice: Do ndërmarrim veprime më shkatërruese

Sulm Kibernetik ndaj Postës Shqiptare, Homeland Justice: Do ndërmarrim veprime më shkatërruese

25 Mars, 2026
Aeroporti i Dubait mbyll fluturimet pas sulmeve me dron nga Irani

Aeroporti i Dubait mbyll fluturimet pas sulmeve me dron nga Irani

16 Mars, 2026

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr