• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Qershor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një seri shkrimesh me tituj sensacionalë dhe alarmistë u publikuan të hënën në më shumë se një duzinë faqesh online në shqip, përfshirë Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), duke pretenduar se Pakistani do të përdorte bomba atomike ndaj Izraelit, nëse ky i fundit do të sulmonte Iranin me to.

Shkrimet në shqip iu referuan kryesisht tabloidit britanik Daily Mail, ndërsa ATSH citoi si burim një faqe ‘online’ nga India. Disa nga këto tekste, që duket se janë qarkulluar në modalitetin “copy-paste”, u përditësuan disa orë më vonë, për të reflektuar ndryshimet në artikullin e Daily Mail, pasi Pakistani mohoi kërcënimin.

Megjithatë, si tabloidi brtianik, ashtu edhe mediat në shqip që i ripublikuan – përfshirë publikime në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, i qëndruan të njëjtit titull bombastik, në të cilin paralajmërohej një luftë atomike, duke përdorur fraza si: “Çmendet bota” apo “Kërcënimi apokaliptik”.

Lajmi kishte si burim të vetëm një nga ushtarakët e lartë iranianë, dhe deklarata e tij dukej si pjesë e propagandës së Teheranit për të krijuar idenë e një fronti shtetesh islamike kundër Izraelit.

Sipas ekspertëve të medias dhe të dezinformimit, shpërndarja e këtyre informacioneve propagandistike – nga njëra palë ose tjetra në konflikt është tregues i dobësive sistematike dhe i tërheqjes së mediave drejt titujve ‘karrem’ [clickbait] që gjenerojnë reagime kryesisht në rrjetet sociale.

“Mediat në Shqipëri bien lehtësisht pre e lajmeve të tilla, jo vetëm për shkak të mungesës së verifikimit profesional të burimeve dhe kontrollit rigoroz të fakteve, por edhe për shkak të problemeve strukturore dhe sistemike”, tha Blerjana Bino, drejtore ekzekutive e qendrës SCiDEV.

Izraeli hapi një kapitull të ri në konfliktin afatgjatë me Iranin të premten, kur Tel Avivi ndërmori një seri sulmesh ajrore duke shënjestruar programin bërthamor të Teheranit dhe gjeneralët e tij kryesorë. Irani është kundërpërgjigjur duke e sulmuar Izraelin me raketa balistike.

Sulmet e ndërsjella ajrore dhe me raketa, të cilat hynë në ditën e pestë të martën, kanë shkaktuar qindra të vrarë dhe të plagosur. Ato vijnë si pasoje e tensioneve të krijuara midis dy shteteve nga avancimi i programit bërthamor iranian, të cilën Izraeli e sheh si një rrezik ekzistencial.

Kjo nuk është hera e parë që mediat shqiptare bien pre e propagandës së luftës nga palët në konflikt. Siç tregoi një studim i BIRN dhe SCiDEV mbi lajmet e rreme të lidhura me luftën në Ukrainë, mungesa e politikave editoriale dhe përpjekjet për të gjeneruar klikime bëjnë që shumë prej këtyre lajmeve të përhapen lehtësisht në media online në gjuhën shqipe.

“Duke qenë se lajmet e rreme krijohen shpesh për t’u shpërndarë në mënyrë virale në rrjetet sociale, ato bëhen tërheqëse për ripublikim nga media që ndjekin tituj ‘karrem’ dhe klikime, në vend të fakteve të verifikuara dhe informacionit të thelluar”, shkruhet në studim.

Isa Myzyraj, kryetar i Aleancës për Media Etike, i tha BIRN se kjo situatë vjen për shkak të mungesës së “kapaciteteve dhe vullnetit të mediave për verifikimin e fakteve”.

Ai shton se situata mund të përmirësohej nëse mediat shmangnin burimet tabloide.

Emirjon Senja, gazetar dhe trajner për dezinformimin, thekson se lajmet e rreme në media shqiptare nuk qarkullojnë për arsye ideologjike, por shumica e rishpërndarjeve bëhen për qëllime përfitimi.

“Besoj që shumica e mediave dhe gazetarëve që rishpërndajnë lajme të tilla e bëjnë këtë për qëllime tërësisht financiare, përmes reklamave në platforma të ndryshme”, tha ai.

Edhe Blerjana Bino i tha BIRN se rastet e tilla janë të përsëritura tashmë në kontekstin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit dhe vijnë si pasojë e problemeve të brendshme të mediave shqiptare.

“Këto probleme lidhen me mungesën e modeleve të qarta të financimit që inkurajojnë cilësinë, varësinë e tepruar nga reklamat dhe klikimet, si dhe me kufizimet në burime njerëzore dhe teknologjike brenda redaksive”, tha Bino.

Ajo shton se Shqipëria nuk ka imunitet ndaj propagandës, pavarësisht burimit. Duke analizuar lajmin mbi kërcënimin bërthamor të shpërndarë gjerësisht të hënën, Bino tha se qëllimi është përhapja e një narrative destabilizuese.

Ajo vë në dukje se, ndryshe nga aktorë të tjerë, Irani mbështet drejtpërdrejt dhe tërthorazi disa media në gjuhën shqipe, duke targetuar veçanërisht Shqipërinë.

“Përmes këtyre mjeteve, Irani kërkon të krijojë konfuzion, të dobësojë lidhjet strategjike të Shqipërisë me Perëndimin dhe të ndikojë në stabilitetin e brendshëm të vendit”, theksoi Bino.

Media iraniane ose pro-iraniane në gjuhën shqipe përfshijnë agjencinë ‘Pars’ dhe portali Gazeta Impakt.

Megjithatë, propagandë shpërndahet dhe nga armiqtë e regjimit. Sipas Isa Myzyrajt, gazetarëve u dërgohen me e-mail apo mjete të tjera komunikimi, video në shqip të prodhuara me Inteligjencë Artificiale (IA) nga MEK, grupi opozitar i muxhahedinëve iranian i strehuar në Manëz të Durrësit.

Videot e krijuara me IA shpërndahen edhe nëpërmjet platformave sociale.

“Profile në rrjetet sociale që mbështesin narrativën pro-Iranit apo pro-Izraelit po shpërndajnë lajme të pavërteta, të cilat duken si pjesë e fushatave më të mëdha të propagandës së strukturuar”, tha Emirjon Senja.

Sipas tij, këto postime shfrytëzojnë kontekstin e luftës në Rripin e Gazës – i cili e ka polarizuar komunitetin ndërkombëtar, përfshirë edhe Shqipërinë, duke bërë që palët të pozicionohen dhe të shpërndajnë narrativat përkatëse pa verifikim.

“Kohët e fundit në platformën X po qarkullojnë shumë video të krijuara me AI që pretendojnë të tregojnë shkatërrimet e shkaktuara nga raketat iraniane në Tel Aviv”, tha Senja, ndërsa shtoi se, përveç publikut, në disa raste viktima të këtyre postimeve kanë qenë edhe vetë gazetarët. /reporter.al

Etiketat: birnblerjana binoemirjon senjaisa myzyraj
Artikulli para

Kur drejtësia kërkohet me video…, dhe dhimbja shpërndahet me klikime

Artikulli pas

Kostoja reale e “zhvillimit:” 15 jetë të humbura në 4 muaj

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Inspektorati i Përgjithshëm ikën nga varësia e Ramës dhe shkon te Ekonomia
Aktualitet

Inspektorati i Përgjithshëm ikën nga varësia e Ramës dhe shkon te Ekonomia

11 Shkurt, 2026
SKEMA/ Si ra në rrjetën e SPAK kupola e Bashkisë Memaliaj: Lorenc Bami dhuroi ujësjellësin, pastaj kreu punimet si nënkontraktor
Aktualitet

SKEMA/ Si ra në rrjetën e SPAK kupola e Bashkisë Memaliaj: Lorenc Bami dhuroi ujësjellësin, pastaj kreu punimet si nënkontraktor

11 Shkurt, 2026
A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?
Aktualitet

A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

11 Shkurt, 2026
Lufta te dera, Gjermania shpenzon gjysmë miliardi euro për dronët vrasës
Aktualitet

Lufta te dera, Gjermania shpenzon gjysmë miliardi euro për dronët vrasës

11 Shkurt, 2026
PROTESTA/ Alimehmeti: Shpopullimi, akuza më e rëndë historike ndaj qeverisë
Aktualitet

PROTESTA/ Alimehmeti: Shpopullimi, akuza më e rëndë historike ndaj qeverisë

10 Shkurt, 2026
Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit, 3 ha tokë publike në Himarë i jepen Ervin Dullës
Aktualitet

Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit, 3 ha tokë publike në Himarë i jepen Ervin Dullës

10 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Kostoja reale e “zhvillimit:” 15 jetë të humbura në 4 muaj

Kostoja reale e “zhvillimit:” 15 jetë të humbura në 4 muaj

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Ekonomi

TABELA/ Ulen ndjeshëm, sa do të jenë komisionet për transfertat e parave

Nga SkyWeb
21 Shtator, 2025
0

Banka e Shqipërisë ka publikuar rregullat e reja për tarifat e transfertave elektronike, të cilat pritet të lehtësojnë kostot për...

Lexo të plotë
Pse “Baby Shark” video më e shikuar në historinë e YouTube nuk e bëri dot krijuesin e saj të pasur?

Pse “Baby Shark” video më e shikuar në historinë e YouTube nuk e bëri dot krijuesin e saj të pasur?

17 Nëntor, 2025
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare

Barometri i Ballkanit, shqiptarët janë të shqetësuar nga rritja e çmimeve

12 Dhjetor, 2025
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë

Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë

24 Qershor, 2025
Video emocionuese, zjarrfikësi i Aeroportit të Tiranës merr lajmin e mirë së do të bëhet baba

Video emocionuese, zjarrfikësi i Aeroportit të Tiranës merr lajmin e mirë së do të bëhet baba

11 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Kadastra heq sportelet për legalizimet, dokumentet kalojnë te e-Albania

Kadastra heq sportelet për legalizimet, dokumentet kalojnë te e-Albania

11 Shkurt, 2026
Inspektorati i Përgjithshëm ikën nga varësia e Ramës dhe shkon te Ekonomia

Inspektorati i Përgjithshëm ikën nga varësia e Ramës dhe shkon te Ekonomia

11 Shkurt, 2026
BE, 164 milionë euro për reformat në Shqipëri: Fokus te energjia, digjitalizimi dhe transporti

BE, 164 milionë euro për reformat në Shqipëri: Fokus te energjia, digjitalizimi dhe transporti

11 Shkurt, 2026
Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse

Behgjet Pacolli del në “temë”, kërcënon shtetin shqiptar me Arbitrazh nëse nuk zgjidhet “larja e hesapeve” me Valon Ademin te Aeroporti i Vlorës

11 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr