• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Kur drejtësia kërkohet me video…, dhe dhimbja shpërndahet me klikime

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Qershor, 2025
në OP-ED
A A
Kur drejtësia kërkohet me video…, dhe dhimbja shpërndahet me klikime
Share on FacebookShare on WhatsApp

nga Lutfi Dervishi 

“U trondita jashtë mase… videon nuk munda ta shoh.”
Fjalët e nënës së 14-vjeçarit te vrarë në nëntor 2024, nuk janë thjesht rrëfim dhimbjeje. Janë aktakuza e fortë ndaj një akti që duhej të ishte profesional.

Pak orë pas publikimit të pamjeve ku shihej vrasja, gazetari që e publikoi i pari tha se “ishte mes dy vendimeve: profesionalizmit dhe zbardhjes së ngjarjes”. Zgjodhi këtë të fundit. “E publikova që të mos lihej në harresë dhe të bëhej drejtësi,”tha ai, duke marrë përsipër përgjegjësinë. Por a është publikimi i videos së një të mituri, në momentet e fundit të jetës, mënyra për të kërkuar drejtësi?

Në këtë rast gazetari ndoshta ka patur parasysh disa precedentë që nëse nuk ushtron presion ndaj drejtësisë, drejtësia mund të deformohet.

Është ende i freskët rasti i K. Rashes ku policia tentoi të manipulonte vrasjen e të riut dhe të fajësonte viktimën. Ishte presioni medias dhe publikut që u ndal manipulimi dhe dha dorëheqjen ministri Brendshëm
Edhe për ngjarjen tragjike keqinformimi dhe manipulimi nuk munguan. Kryeministri ngriti një fushatë të tërë të gënjeshtërt sikur TikTok ishte fajtor për ngjarjen dhe po ashtu shumë detaje të para në raportim nuk ishin të sakta.

TikTok u mbyll me vendim të qeverisë për një vit, ndërsa dosja e vrasjes së 14 vjecarit është në gjykatë.
Një motiv i gazetarit dhe mediave që e ri publikuan mund të ketë qenë nevoja për presion mbi drejtësinë për të bërë drejtësi dhe jo për të vrarë për herë të dytë viktimën dhe familjarët e tij.

Ligji, etika dhe kufiri që u kalua
Publikimi i pamjeve ishte në shkelje të hapur të kodit të etikes së gazetarit, që kërkon mos publikimin e çdo materiali që ka të bëjë me të miturit veçanërisht pa pëlqimin e familjes. Po ashtu, Kodi i Transmetimit i AMA-s, Ligji për median audiovizive, dhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës, ndalojnë përhapjen e pamjeve të dhunshme që cënojnë privatësinë e të miturve dhe dinjitetin e tyre.

Në këtë rast ishte një publikim që është pjesë e dosjes hetimore që ekspozoi dhimbjen e një familjeje dhe krijoi një precedent: sa më e tmerrshme pamja, aq më e klikueshme ngjarja.

Në një vend tjetër në kontinent, në redaksitë prestigjioze si BBC apo agjencitë si Reuters, ky material nuk do të ishte publikuar pa mbrojtjen maksimale të identitetit dhe vetëm në rast të një interesi publik të jashtëzakonshëm.

Në BBC, pamje të viktimave të mitura publikohen vetëm kur interesi publik është “jashtëzakonisht i lartë” dhe gjithmonë duke mbrojtur identitetin. Kodi i redaktorëve në Britani kërkon që mediat të sillen me diskrecion në rastet e dhimbjes e tronditjes.

Udhëzimet e UNESCO-s e thonë qartë: “Minimize harm” (minimizo dëmin).

Publikimi i videos së 14 vjecarit në momentet e fundit të jetës së tij nuk është rasti i parë, por është ndoshta një rast tjetër i rëndë ku hapen diskutime etike.

Raste të ngjashme në të kaluarën (TikTok, Fier, Elbasan) janë ndëshkuar nga AMA me gjoba apo paralajmërime.

Rastet e mëparshme duhej të kishin shërbyer si mësim, por duket se memoria institucionale dhe ajo profesionale nuk është shumë e fortë. Në vitet e fundit kemi parë plot raste, që prodhuan të njëjtat debat etik, të njëjtat komente dhe më pas… të njëjtën heshtje. Shpesh ndëshkimi i rregullatorit është simbolik: një paralajmërim, një gjobë që nuk tremb askënd, ndërsa plagët që hapen në publik janë të thella dhe të përsëritura.

Ngjarjet tragjike janë pjesë e jetes. Është detyrë e medias raportimi i tyre.por në dallim nga publikimet në rrjetet sociale prej profesionistëve pritet me shumë. Me shumë etike dhe pergjegjshmeri.
Ky rast mund të shërbejë si pikë kthese, por mund të jetë edhe episodi radhës që harrohet deri në ngjarjen tjetër të kobshme.

Në një epokë ku videot brutale janë bërë si steroidë për trafikun online, redaksitë shpesh po rrezikojnë ta ngatërrojnë “interesin publik” me “interesin për publik”. Ndërsa Kodi i Etikës thotë se mediat ekzistojnë për t’i shërbyer publikut, jo kuriozitetit të tij. Ngjarja e 14 vjecarit na la një shije të hidhur: Ligjet dhe institucionet ekzistojnë, por mungojnë muskujt etikë për t’i zbatuar në kohë reale.

Në kohën e videokracise, lipsen protokolle të forta për videot me viktima: sfumim imazhi dhe verifikim dhe gjithnjë pyetja e vjetër: nëse do të ishte i përfshirë në këtë ngjarje një i njohur/familjari im si do të veproja unë?

Në mjedisin e ri teknologjik, gazetarët nuk konkurrojnë vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me algoritmet. Rrjetet sociale dhe platformat digjitale si TikTok apo YouTube janë bërë terrene ku dhimbja kthehet në përmbajtje, trauma në “trend” dhe viktimat në objekte konsumimi vizual. Inteligjenca Artificiale shton edhe një shtresë tjetër rreziku: manipulimi i pamjeve dhe përhapja virale e lajmeve të rreme ndodh më shpejt se kurrë. Në këtë realitet, profesionistet e medias jo vetëm duhet të informojnë, por edhe të filtrojnë, e të mos jenë rob të algoritmit. Detyra për të “mos bërë dëm” bëhet gjithnjë më e vështirë, por edhe më jetike.

Në rastin konkret çengeli debatit mbetet “drejtësia”
Por a duhet që drejtësia të kërkohet përmes imazheve tronditëse, apo duhet të presim institucionet që të funksionojnë dhe media të ruajë dinjitetin njerëzor? Kur një video shfaq vdekjen e një fëmije mund të ndihmojmë që drejtësia të bëhet, por në këtë rast është dhe abuzim me dhimbjen.

Nëse media nuk e mbron dot dinjitetin e një fëmije që nuk mund të flasë më, si do të mbrojë të drejtën e publikut për të qenë i informuar në mënyrë njerëzore, të ndershme dhe profesionale?

E ardhmja kërkon një rishikim të thellë të marrëdhënies mes mediave, institucioneve dhe teknologjisë. Duhet një marrëveshje e re morale: një kod etik që të zbatohet realisht dhe një kuadër më i qartë ligjor për përdorimin e përmbajtjeve të ndjeshme.

Jo gjithçka që mund të publikohet, duhet të publikohet.

Disa gjëra duhen lënë në heshtje, jo nga frika, por nga respekti.

Artikulli para

Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale, të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë

Artikulli pas

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE
OP-ED

Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE

5 Nëntor, 2026
Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?
Ekonomi

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj
Ekonomi

BONUSI/ Mungesa e sinqeritetit e shoqërisë dhe shtetit ndaj pensionistëve

4 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët
OP-ED

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë
Aktualitet

Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë

3 Nëntor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
OP-ED

Rama duhet të mohojë Ramën!

1 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme

Të Përzgjedhura

ALARMI/ Gati 70% e veshjeve tona përmbajnë kimikate toksike
Shëndet

ALARMI/ Gati 70% e veshjeve tona përmbajnë kimikate toksike

Nga SkyWeb
3 Korrik, 2026
0

Bashkimi Europian po përgatit një taksë të re për importet me vlerë të ulët, në përpjekje për të frenuar fluksin...

Lexo të plotë
Tatimet nxjerrin LISTËN e pagave referencë për kuzhinierët, kamarierët, menaxherët, etj: Kontroll bizneseve që i deklarojnë më pak

Shkelje masive nga punëdhënësit, 492 gjoba brenda një muaji nga Inspektorati i Punës

20 Dhjetor, 2025
AKU bllokon misrin e ardhur nga Serbia

AKU bllokon misrin e ardhur nga Serbia

8 Nëntor, 2025
Nvidia llogarit edhe Kinën në tregun 200 miliardë dollarësh për CPU

Nvidia llogarit edhe Kinën në tregun 200 miliardë dollarësh për CPU

24 Maj, 2026
TABELA/ Audi, BMW, Mercedes….! Dalin në shitje makinat e konfiskuara nga grupet kriminale

TABELA/ Audi, BMW, Mercedes….! Dalin në shitje makinat e konfiskuara nga grupet kriminale

15 Shtator, 2025

Të Fundit

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

10 Nëntor, 2026
KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

10 Nëntor, 2026
Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania

E keni urgjent? Kadastra tregon si ta zgjidhni hallin shpejt e shpejt!

10 Nëntor, 2026
Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

10 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr