• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rritja e pagave në shtet “shpëton ekonominë”, frenohet ndërtimi por rritet shitblerja e pasurive të paluajtshme

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Qershor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Rritja e pagave në shtet “shpëton ekonominë”, frenohet ndërtimi por rritet shitblerja e pasurive të paluajtshme
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ekonomia e vendit ka shfaqur shenja ngadalësimi në tremujorin e parë të këtij viti, e ndikuar nga tkurrja e industrisë dhe bujqësisë, ndërsa dhe ndërtimi, që ishte kontribuuesi kryesor i rritjes vitet e fundit ka shfaqur shenja ngadalësimi.

Në kontrast e ndërtimin, shitja e pasurive të paluajtshme është përmirësuar.

Nuk ka dhënë efekt as turizmi, teksa aktiviteti i tregtisë ka qenë i dobët. Sektori që ka mbajtur në këmbë ekonominë në muajt e parë të këtij viti ka qenë “Administrim publik, Arsimi, Shëndetësia”, i ndikur nga rritja e pagave në administratën publike.

INSTAT raportoi se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma reale, në tremujorin e parë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3,39%, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024. Një vit më parë rritja kishte qenë 3.75%. ritmet e rritjes në tremujorin e parë 2025 janë më të ulëtat që nga fundi i vitit 2023.

Sektori kryesor që ka ndikuar në rritjen ekonomike është “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +2,24 pikë përqindje, duke sjelle 66% të vlerës së shtuar në ekonomi.

Për Administratën publike, Arsimin dhe Shëndetësinë Pagat dhe kontributet sociale të punonjësve zënë pjesën kryesore të kontributit në PBB. Elementë të tjerë janë Shpenzimet për mallra dhe shërbime (konsumi ndërmjetës, si energji, furnizime, materiale shkollore apo mjekësore; Amortizimi i pajisjeve, godinave etj, llogaritet si pjesë e vlerës së shtuar.

Në fund të tremujorit të parë 2025, paga mesatare bruto në administratën publike ishte 98.5 mijë lek, me një rritje prej rreth 17% me bazë vjetore.

Sektori i dytë janë “Aktivitetet e pasurive të paluajtshme” me +0,43 pikë përqindje.

Pavarësisht se vendi është kthyer në një destinacion turistik, kontributi i “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” ishte +0,33 pikë përqindje.

“Ndërtimi”, që ka qenë motori kryesor në ekonomi në vitet e fundit kishte një kontribut modest me me +0,16 pikë përqindje.

“Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” kontribuuan me +0,10 pikë përqindje, “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me +0,06 pikë përqindje, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0,02 pikë përqindje.

Aktiviteti “Industri, Energji dhe Uji” prej 6 tremujorëve është në territor negativ. Në tre muajt e parë kontribuoi me -0,66 pikë përqindje.

E njëjta tendencë është dhe për bujqësinë, me sektorin “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” që kontribuoi negativisht me -0,46 pikë përqindje.

Kontribut negativ dha dhe “Informacioni dhe Komunikacioni” me -0,07 pikë përqindje.

“Taksat Neto mbi produktet” kontribuuan pozitivisht me +1,24 pikë përqindje.

Rritja
“Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” shënoi rritje prej 18,92%, i ndjekur nga aktiviteti i “Pasuri të Paluajtshme” me një rritje prej 8,03%.

Grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi” shënoi rritje prej 5,06%, grupi “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” shënoi një rritje prej 3,31%.

Grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi një rritje prej 2,12%, aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi një rritje prej 1,78%, dhe grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje me 0,24%.

Grupi i aktiviteteve “Industri, Energji dhe Ujë” shënuan rënie prej 5,66%, “Informacioni dhe Komunikacioni” shënoi një rënie prej 2,93% dhe “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” u ul me 2,76%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 9,08%.

Burimi: INSTAT

/Marrë nga Monitor

Etiketat: ekonomiandertimipbb
Artikulli para

Thriller me tenderin e Inteligjencës Artificiale në Kuvend, shpallet fituesi por pritet tjetër anulim?

Artikulli pas

LISTA/ Cilësia e jetesës, Shqipëria e fundit në Europë, më keq se vendet në luftë si Ukraina

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike
Ekonomi

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur
Ekonomi

Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur

30 Mars, 2026
Braçe shpalli kandidaturën për Tiranën, por në PS nuk dinë gjë, madje nuk e kanë edhe me shumë qejf
Aktualitet

Braçe shpalli kandidaturën për Tiranën, por në PS nuk dinë gjë, madje nuk e kanë edhe me shumë qejf

29 Mars, 2026
Artikulli pas
LISTA/ Cilësia e jetesës, Shqipëria e fundit në Europë, më keq se vendet në luftë si Ukraina

LISTA/ Cilësia e jetesës, Shqipëria e fundit në Europë, më keq se vendet në luftë si Ukraina

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ministrat e rinj të kabinetit Rama betohet te Presidenti Begaj para nisjes së detyrës
Aktualitet

Ministrat e rinj të kabinetit Rama betohet te Presidenti Begaj para nisjes së detyrës

Nga SkyWeb
6 Mars, 2026
0

Gjashtë ministra dhe zëvendëskryeministrja e re janë betuar sot para Presidentit të Republikës Bajram Begaj, pasi morën votëbesimin një ditë...

Lexo të plotë
Pse u fërshëllye në shtëpi futbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave?

Pse u fërshëllye në shtëpi futbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave?

20 Nëntor, 2025
Amerikanët padisin Air Albania-n në gjykatën angleze: “Ndërpreu pagesën e qirasë në mars, po na mban avionin me forcë”

Amerikanët padisin Air Albania-n në gjykatën angleze: “Ndërpreu pagesën e qirasë në mars, po na mban avionin me forcë”

4 Shtator, 2025
Hakerat iranianë apo…..? Eksperti hedh dyshime mbi sulmin ndaj Kuvendit: Në Iran s’ka internet, kush sulmoi Shqipërinë?

Hakerat iranianë apo…..? Eksperti hedh dyshime mbi sulmin ndaj Kuvendit: Në Iran s’ka internet, kush sulmoi Shqipërinë?

10 Mars, 2026
TABELAT/ OSHEE zbulon se si do të bëhet pagesa me këste e detyrimeve të prapambetura

TABELAT/ OSHEE zbulon se si do të bëhet pagesa me këste e detyrimeve të prapambetura

22 Korrik, 2025

Të Fundit

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr