E diel, 17 Gusht, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Korrik, 2025
in Aktualitet
A A
0
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Share on FacebookShare on WhatsApp

Dy vite pas inaugurimeve dhe me 13 milionë euro shtesë, rruga që qeveria e reklamon të mbaruar vazhdon të ketë punime në terren dhe elementë të papërfunduar sigurie. Pas disa afateve të shkelura, Autoriteti Rrugor thotë se përfundimi i plotë i veprës pritet në fund të këtij muaji.

Esmeralda Topi-Faktoje.al

Nëse këtë verë keni kaluar nga Bypass-i i Vlorësdhe jeni përballur ende me punime, mos u çudisni. Vepra që qeveria ka inauguruar dy herë, ende nuk ka përfunduar. Dy vite pas ceremonive inauguruese të rrugës dhe dhjetëra miliona eurove shtesë, aksi 29 kilometra i gjatë, vazhdon të ketë mangësi në elementët e sigurisë rrugore.

Pavarësisht kësaj, një muaj para zgjedhjeve, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke raportuar arritjet dhe sfidat në sektorin e infrastrukturës, nuk ngurroi ta shpallte Bypass-in e Vlorës si një investim të përfunduar.

Burimi: Ministria e Infrastrukturës

Edhe kryeministri Edi Rama së fundmi ka publikuar në rrjete sociale një video të Bypass-it të Vlorës, duke e reklamuar investimin me mbishkrimin: “bukur dhe pastër”. Mirëpo, mes qindra komenteve kish nga ata qytetarë që vinin në pah mos përfundimin e veprës.

“Ka ngel e çik fare aty ku lidhet fshati Kanin me bajpasin!! Aty ku protestohej nga banorët ka ngel e pak fare edhe pastaj mbaron,” shkruante një komentues.

Fakt

Autoriteti Rrugor Shqiptar konfirmon se punimet në këtë vepër ende nuk kanë përfunduar.

“Punimet e rrugës kryesore kanë përfunduar dhe segmenti është i hapur për qarkullimin e mjeteve”,deklaron ARRSH në një përgjigje zyrtare për Faktoje, duke shtuar se rehabilitimi i skarpatave, mbrojtja nga rënia e gurëve dhe rehabilitimi mjedisor janë “drejt përfundimit”.

Sipas të njëjtit institucion, punimet e mbetura do të mbyllen më 31 korrik 2025, përpara se rruga të merret përfundimisht në dorëzim pas një periudhe njëvjeçare garancie. Ky afat i ri përfundimi bie ndesh me deklaratat e mëparshme të ARRSH-së, sipas të cilave punimet do të mbylleshin në mars të 2024.

Vonesat e punimeve sipas ARRSH lidhen më një sërë arsyesh. Terreni i vështirë dhe problematikat gjeoteknike në ndërtimin e urave dhe stabilitetin e skarpatave, të cilat kanë pësuar rrëshqitje në disa zona, kanë ndikuar ndjeshëm ritmin e punimeve. Po ashtu, kërkesat e vazhdueshme të Bashkisë Vlorë, të komunave Babicë dhe Kaninë, si edhe të komunitetit përgjatë gjithë gjurmës së projektit, kanë sjellë ndryshime dhe devijime të planifikimeve.

ARRSH shton se situata është komplikuar më tej nga punime të paparashikuara, zhvendosja e rrjeteve inxhinierike si OST, OSHEE dhe UKT, si dhe problematikat e vazhdueshme me shpronësimet, përfshirë devijimin e gjurmës në zonën e varrezave të Babicës. Të gjithë këta faktorë, thotë Autoriteti Rrugor kanë prodhuar një zinxhir vonesash që e kanë lënë projektin të papërfunduar, pavarësisht premtimeve dhe inaugurimeve të njëpasnjëshme.

13 milionë euro shtesë

Krahas kohës, vepra ka marrë edhe më shumë para nga sa ishte planifikuar. Nga 56 milionë euro vlerë investimi e raportuar fillimisht, ARRSH deklaron tani se kostoja e projektit ka arritur 69,2 milionë euro. Fatura e këtij investimi është rritur me 13 milionë euro por ARRSH nuk jep një analizë të detajuar për arsyet që kanë diktuar këtë shtesë financimi.

Segmenti 29-kilometërsh është një vepër e bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare.

Në total, fondet e dhëna nga Bashkimi Europian për këtë projekt llogariten në vlerën e 56 milionë eurove, nga të cilat 20 milionë janë grant dhe pjesa tjetër kredi nga Banka Europiane e Investimeve dhe BERZH. 13 milionë euro janë investim i qeverisë shqiptare.

Me këtë faturë, 1 kilometër i kësaj rruge ka kushtuar 2.4 milionë euro.

Përfundim

Me kosto të rritura, afate të shkelura dhe një kantier që ende nuk përmbush kriteret bazë të sigurisë, projekti ilustron modelin shqiptar të përurimeve që nuk përkojnë me të vërtetën në terren. Nisur nga të dhënat zyrtare dhe verifikimet në terren, deklaratën e ministres së infrastrukturës Belinda Balluku në prag zgjedhjesh se Bypassi i Vlorës ka përfunduar, e kategorizojmë gjysmë të vërtetë. Rruga ka qënë e hapur për qarkullim por sikurse ARRSH pranon, aksi ka ende punë për tu vlerësuar i përfunduar dhe i marrë në dorëzim.

Artikulli para

Marrëzia e kullave dhe fluturimi me presh i 3-4 viteve të fundit, projektet e bujshme që po dështojnë

Artikulli pas

Shtrenjtohet uji në qarkun e Elbasanit, rritje deri në 100% në disa bashki

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

FOTO/ “Apokalipsi” në Gramsh, imazhe të dramës që la pas zjarri që përpiu gjithçka
Aktualitet

PROCEDURAT/ Si do të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret

16 Gusht, 2025
Nga skrapi te eksporti, Shqipëria kërkon të hyjë në tregun global të prodhimit të armëve
Aktualitet

Nga skrapi te eksporti, Shqipëria kërkon të hyjë në tregun global të prodhimit të armëve

16 Gusht, 2025
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Aktualitet

Kur do të ndalet rritja e çmimit të apartamenteve në Tiranë

16 Gusht, 2025
Rama: Shtëpitë dhe bagëtitë e djegura nga zjarret do të dëmshpërblehen nga shteti
Aktualitet

Rama: Shtëpitë dhe bagëtitë e djegura nga zjarret do të dëmshpërblehen nga shteti

15 Gusht, 2025
Studimi tregon se është sheqeri dhe jo kolesteroli ai që ndikon më shumë te sëmundjet kardiovaskulare
Aktualitet

Studimi tregon se është sheqeri dhe jo kolesteroli ai që ndikon më shumë te sëmundjet kardiovaskulare

15 Gusht, 2025
GIAM KONSTRUKSION / SPAK thotë se Albin Çela pastronte paratë me kompani ndërtimi,  Osman Kokoshi i “Klajdi Resort” ishte ortak
Aktualitet

GIAM KONSTRUKSION / SPAK thotë se Albin Çela pastronte paratë me kompani ndërtimi, Osman Kokoshi i “Klajdi Resort” ishte ortak

16 Gusht, 2025
Artikulli pas
Shtrenjtohet uji në qarkun e Elbasanit, rritje deri në 100% në disa bashki

Shtrenjtohet uji në qarkun e Elbasanit, rritje deri në 100% në disa bashki

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

APP thotë se kompanitë e huaja fituan vetëm 0.6 për qind të tenderave në Shqipëri
Ekonomi

APP thotë se kompanitë e huaja fituan vetëm 0.6 për qind të tenderave në Shqipëri

Nga SkyWeb
17 Prill, 2025
0

Operatorët e huaj ekonomikë morën pjesë aktivisht në procedurat publike shqiptare, por ajo që bie në sy është se kanë...

Lexo të plotë
DOKUMENTET/ AKSHI i jep kompanisë që ofroi më shumë tenderin e sallës së mbikëqyrjes së Burgjeve

DOKUMENTET/ AKSHI i jep kompanisë që ofroi më shumë tenderin e sallës së mbikëqyrjes së Burgjeve

21 Korrik, 2025
Demokracia në kthesën e dezinformimit

Demokracia në kthesën e dezinformimit

20 Qershor, 2025
Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

6 Qershor, 2025
TABELAT/ OSHEE zbulon se si do të bëhet pagesa me këste e detyrimeve të prapambetura

TABELAT/ OSHEE zbulon se si do të bëhet pagesa me këste e detyrimeve të prapambetura

22 Korrik, 2025

Të Fundit

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

16 Gusht, 2025
SPAK te Ermal Beqiri dhe rikthimi i Gerond Meçes pas përgjimeve të famshme, “tërmet” te tenderët e AKSHI-t

Pazar Gerond Meçe-Ermal Beqiri për tenderët miliona euro të AKSHI-t? ABS “pendohet” dhe tërheq ankimimet kundër Horizon dhe akuzat ndaj KPP: SPAK thirret të bëjë detyrën!

16 Gusht, 2025
GRAFIKËT/ Drama e fermerëve, RËNIE drastike e prodhimit të grurit, tregu mbushet me import

GRAFIKËT/ Drama e fermerëve, RËNIE drastike e prodhimit të grurit, tregu mbushet me import

16 Gusht, 2025
FOTO/ “Apokalipsi” në Gramsh, imazhe të dramës që la pas zjarri që përpiu gjithçka

PROCEDURAT/ Si do të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret

16 Gusht, 2025
SkyWeb.al

Skyweb.al është një portal informativ i pavarur që sjell lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara nga vendi dhe bota. Me një qasje profesionale dhe të thelluar, duke u ofruar lexuesve një pasqyrë të plotë dhe të balancuar të ngjarjeve që formësojnë realitetin tonë.

Na ndiqni

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr