• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 15 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Korrik, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Popullsia e vendit po plaket me ritme të shpejta dhe këtë e konfirmojnë edhe shifrat e pensioneve të reja të lidhura për çdo vit.

Gjatë vitit 2024, 29,136 pensionistë i janë shtruar skemës, pasi kanë mbushur moshën dhe kanë lidhur pension pleqërie me Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Referuar të dhënave zyrtare të këtij institucioni,  nga pensionistët që kanë hyrë në skemë gjatë vitit që lamë 17,774 prej tyre janë meshkuj dhe 11,362 janë femra.

Por, a ka ndryshuar masa mesatare mujore për pensionet e reja dhe a po ecën në të njëjtën linjë me kostot e jetesës?

Ajo që vihet re është se masa mesatare mujore e një pensionisti për gjininë mashkullore është 18,021 lekë në muaj, ndërsa masa mesatare mujore për gjininë femërore është 15,438 lekë në muaj.  Për të dy gjinitë se bashku, pensioni mesatar llogaritet në 17,013 lekë në muaj.

Në raport me një vit më parë, pensioni mesatar i përfituar është rritur me 1,453 lekë, apo afro 14.5 euro.

Hendeku i përfitimeve midis meshkujve dhe femrave evidentohet ndër vite, gjë që lidhet drejtpërdrejt me hendekun e pagave në tregun e punës  midis dy gjinive. Duke qenë se pensioni llogaritet në bazë të kontributeve të derdhura mbi pagën, sa më e ulët të ketë qenë ajo, aq më e vogël është vlera e përfituar.

Nga ana tjetër, sa i takon numrit të pensioneve të mbyllura, rezulton se gjatë 2024-ës janë 15,558 pensionistë që kanë humbur jetën, duke bërë që numri real i shtesës të jetë 13.578 pensionistë.

Koha mesatare e gëzimit të pensionit është 22.4 vite, duke pësuar rënie në raport me dy vitet e fundit dhe kjo vjen për shkak të rritjes graduale së moshës së daljes në pension.

Aktualisht, mosha e daljes në pension për meshkujt është 65.2 vjeç, ndërsa për femrat 61.9 vjeç, ndërsa mosha mesatare për të dy gjinitë është 63.9 vjeç.

Zhvillimet demografike të publikuara në censusin 2023, qartazi evidentojnë se popullsia në moshën 60+ përbën ¼ e popullatës në Shqipëri, trend i cili po thellohet gjithnjë e më shumë për shkak të plakjes së popullsisë, rënies së lindshmërisë dhe fenomenit të emigrimit.

Së fundmi qeveria ka miratuar planin e moshimit 2025-2030 ku parashikon disa ndërhyrje me qëllim rritjen e të ardhurave për këtë kategori, si përfshirjen e pensionit të 13-të, rritjen me 50 %  të masës së pensionin mesatar në Shqipëri si dhe ndryshimin e formulës së indeksimit, për të ofruar më shumë mbështetje për pensionistët me të ardhura të ulëta. /tvscan

Etiketat: pensionetpensioniste
Artikulli para

Tirana, destinacion edhe nga Jordania: Sot nisen fluturimet

Artikulli pas

SPAK nis hetimet për Aeroportin e Vlorës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Zjarri te kullat e Arlis Ndërtim, shpallet në kërkim Armand Lilo, arrestohet menaxherja e Big Market
Aktualitet

Zjarri te kullat e Arlis Ndërtim, shpallet në kërkim Armand Lilo, arrestohet menaxherja e Big Market

15 Prill, 2026
“Partizani”, GJKKO pranon të marrë Ramën si dëshmitar në gjyqin e Berishës
Aktualitet

“Partizani”, GJKKO pranon të marrë Ramën si dëshmitar në gjyqin e Berishës

15 Prill, 2026
Shumë taksa, sa do të ishte një litër naftë në kushte normale në Shqipëri
Ekonomi

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve

15 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Ekonomi

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve

15 Prill, 2026
Rama thotë se dëmet në pallatin e djegur te Farmacia 10 do të paguhen nga ndërtuesi
Aktualitet

Rama thotë se dëmet në pallatin e djegur te Farmacia 10 do të paguhen nga ndërtuesi

15 Prill, 2026
Kompania ajrore ndryshon rregullat, çmimi i biletës nuk është më fiks, vendoset para nisjes
Aviacion

Kompania ajrore ndryshon rregullat, çmimi i biletës nuk është më fiks, vendoset para nisjes

15 Prill, 2026
Artikulli pas
Pista e Aeroportit të Vlorës, ndër më të gjatat në rajon, gjigantët e ajrit që mund të ulen aty

SPAK nis hetimet për Aeroportin e Vlorës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Plas lufta e paçes mes Greqisë dhe Turqisë
Turizëm

Plas lufta e paçes mes Greqisë dhe Turqisë

Nga SkyWeb
21 Shkurt, 2026
0

Një debat i ri ka plasur mes Turqisë dhe Greqisë, këtë herë jo për territore apo energji, por për një...

Lexo të plotë
Këto janë fjalët që u kërkuan më shumë në Google në vitin 2025

Këto janë fjalët që u kërkuan më shumë në Google në vitin 2025

28 Dhjetor, 2025
Zhdoganohen më shumë karburante dhe cigare, rriten të ardhurat nga akciza

Zhdoganohen më shumë karburante dhe cigare, rriten të ardhurat nga akciza

3 Nëntor, 2025
Shqipëria pajiset me sistemet raketore “Javelin”

Shqipëria pajiset me sistemet raketore “Javelin”

24 Dhjetor, 2025
Eksportet, largimi i kompanive tkurr fasonin; industria automotive e vetmja me rritje

Eksportet, largimi i kompanive tkurr fasonin; industria automotive e vetmja me rritje

17 Shkurt, 2026

Të Fundit

Zjarri te kullat e Arlis Ndërtim, shpallet në kërkim Armand Lilo, arrestohet menaxherja e Big Market

Zjarri te kullat e Arlis Ndërtim, shpallet në kërkim Armand Lilo, arrestohet menaxherja e Big Market

15 Prill, 2026
“Partizani”, GJKKO pranon të marrë Ramën si dëshmitar në gjyqin e Berishës

“Partizani”, GJKKO pranon të marrë Ramën si dëshmitar në gjyqin e Berishës

15 Prill, 2026
Shumë taksa, sa do të ishte një litër naftë në kushte normale në Shqipëri

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve

15 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve

15 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr