• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shqipëria pajiset me sistemet raketore “Javelin”

Editor Nga Editor
24 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
Shqipëria pajiset me sistemet raketore “Javelin”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria është pajisur me sistemet raketore kundërtanke Javelin, si rezultat i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas tij, këto sisteme do të rrisin ndjeshëm aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura shqiptare, do të forcojnë parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare. Vengu sqaroi se dorëzimi i parë i njësive të lëshimit Javelin është kryer tashmë në një bazë të Forcës Tokësore, pa dhënë detaje mbi vendndodhjen.

Ai theksoi se kjo pajisje është siguruar në kuadër të ndihmës dhe bashkëpunimit bilateral me SHBA-të, ku përfshihen si Shqipëria ashtu edhe Kosova. Ministri nënvizoi tre aspekte kryesore të rëndësisë së kësaj dërgese: realizimin e një kërkese të kahershme të Forcave të Armatosura, forcimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA-të dhe aftësimin e personelit ushtarak me sisteme moderne dhe teknologji të avancuar.

Vengu bëri të ditur se kjo është vetëm dërgesa e parë e njësive të lëshimit dhe raketave përkatëse, ndërsa një dërgesë e dytë pritet gjatë vitit të ardhshëm. Ai shtoi se këto sisteme do të rrisin gjithashtu efektivitetin e trupave shqiptare në misionet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Sistemet Javelin janë armë të avancuara kundërtanke, të bartshme nga një person dhe me funksionim “zjarr dhe harro”. Ato përdoren nga këmbësoria për neutralizimin e mjeteve të blinduara, bunkerëve dhe objektivave të tjera. Javelin dallohen për drejtimin me infra të kuqe, aftësinë e sulmit nga lart – duke goditur pikat më të dobëta të blindimit, si dhe për përdorimin efektiv si ditën ashtu edhe natën, duke rritur mbijetesën e operatorit.

Sistemi është zhvilluar nga kompanitë Raytheon dhe Lockheed Martin dhe përfshin Njësinë e Komandimit dhe Lëshimit (CLU) për identifikimin dhe shënjestrimin e objektivit, si dhe raketën vetë, duke i mundësuar ushtarit të qëllojë dhe të tërhiqet menjëherë në mbulim pas lëshimit. /skyweb.al

Etiketat: javelinraketa
Artikulli para

Kulla e “kërrusur” 35 kate dhe makinat luksoze, zbulohet pse u thirr Bledi Shkembi në SPAK dhe lidhja me biznesmenen Erinda Lutaj

Artikulli pas

ANALIZA/ Europa e ka “humbur trenin”, por nuk është ende në dijeni: Pse ky model ekonomik nuk shkon

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Kapetanović, viziton Prishtinën dhe takohet me Presidenten Shiroka-Pula dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Konjufca
Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Kapetanović, viziton Prishtinën dhe takohet me Presidenten Shiroka-Pula dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Konjufca

18 Nëntor, 2026
E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë
Aktualitet

E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

18 Nëntor, 2026
AKMC merr tenderët e rindërtimit dhe pajisjeve, qeveria pranon mangësi në reagimin ndaj fatkeqësive
Aktualitet

Reshjet intensive Mbrojtja Civile paralajmëron përmbytje: Zonat që mund të preken

18 Nëntor, 2026
Kush është lideri i ri që do të udhëheqë Apple drejt epokës së inteligjencës artificiale?
Aktualitet

Probleme masive me shërbimet e Apple, mijëra përdorues mbeten pa akses! 

17 Nëntor, 2026
Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare
Aktualitet

Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare

17 Nëntor, 2026
Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin
Aktualitet

Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin

17 Nëntor, 2026
Artikulli pas
ANALIZA/ Europa e ka “humbur trenin”, por nuk është ende në dijeni: Pse ky model ekonomik nuk shkon

ANALIZA/ Europa e ka "humbur trenin", por nuk është ende në dijeni: Pse ky model ekonomik nuk shkon

Të Përzgjedhura

Në 2025 popullsia e Shqipërisë ra me ritmet më të larta në rajon
Aktualitet

Në 2025 popullsia e Shqipërisë ra me ritmet më të larta në rajon

Nga Editor
18 Dhjetor, 2025
0

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme shumë më të larta gati dy deri tre herë më shumë se në...

Lexo të plotë
30% e stafit shëndetësor shqiptar ka emigruar në Gjermani

Hapen aplikimet për kredi me interes zero për mjekët dhe infermierët, kriteret që duhet të plotësohen

26 Gusht, 2026
“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

28 Gusht, 2026
Kur drejtësia kërkohet me video…, dhe dhimbja shpërndahet me klikime

Kur drejtësia kërkohet me video…, dhe dhimbja shpërndahet me klikime

18 Qershor, 2025
Paratë në portofolët elektronikë mbrohen nga falimentimi, ligji i ri ndalon sekuestrimin e fondeve të klientëve për borxhet e operatorëve

Paratë në portofolët elektronikë mbrohen nga falimentimi, ligji i ri ndalon sekuestrimin e fondeve të klientëve për borxhet e operatorëve

3 Nëntor, 2026

Të Fundit

Kujdes nga testet shëndetësore në internet! Studimi britanik: Japin rezultate të pasakta

Kujdes nga testet shëndetësore në internet! Studimi britanik: Japin rezultate të pasakta

18 Nëntor, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Kapetanović, viziton Prishtinën dhe takohet me Presidenten Shiroka-Pula dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Konjufca

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Kapetanović, viziton Prishtinën dhe takohet me Presidenten Shiroka-Pula dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Konjufca

18 Nëntor, 2026
Gjermania paguan 259 euro në muaj për afro 300 mijë fëmijë që jetojnë jashtë vendit

Gjermania paguan 259 euro në muaj për afro 300 mijë fëmijë që jetojnë jashtë vendit

18 Nëntor, 2026
OKB ngre alarmin: Kimikatet në produktet e përditshme çrregullojne hormonet, rrezik serioz për shëndetin

OKB ngre alarmin: Kimikatet në produktet e përditshme çrregullojne hormonet, rrezik serioz për shëndetin

18 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr