• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rrezikohet liria e shprehjes, shoqëria civile kundërshton ndryshimet në Kodin Penal

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Gusht, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Rrezikohet liria e shprehjes, shoqëria civile kundërshton ndryshimet në Kodin Penal
Share on FacebookShare on WhatsApp

Organizata SCiDEV dhe rrjeti rajonal SafeJournalists kanë shprehur shqetësim të thellë për disa prej ndryshimeve të propozuara në draftin e ri të Kodit Penal, të cilat, sipas tyre, përbëjnë një rrezik serioz për lirinë e shprehjes dhe atë të medias në Shqipëri.

Në një deklaratë publike, organizatat theksojnë se nenet 865 dhe 863 që prekin fyerjen dhe shpifjen jo vetëm që nuk respektojnë rekomandimet e tyre të përsëritura dhe ato të institucioneve evropiane për dekriminalizimin e këtyre veprave, por përkundrazi, zgjerojnë sanksionet penale dhe fusha e zbatimit të tyre krijon rrezik frikësimi ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe qytetarëve të angazhuar.

“Zgjerimi i përgjegjësisë penale për komentet në media apo rrjete sociale, rritja e gjobave dhe paqartësitë ligjore mund të çojnë në abuzim dhe ndëshkim selektiv. Në mënyrë të veçantë, dispozita si ajo që lejon justifikimin e deklaratave në ‘gjendje zemërimi’ krijon standarde të dyfishta për zyrtarët e pushtetshëm,” thuhet në reagim.

Organizatat po përgatisin një analizë të detajuar dhe kanë siguruar mbështetjen e rrjeteve europiane për lirinë e shprehjes, me një deklaratë të përbashkët që pritet të publikohet ditën e nesërme.

Sipas SCiDEV dhe SafeJournalists, drafti aktual nuk përfshin masat e posaçme të mbrojtjes për gazetarët, të rekomanduara prej kohësh në Platformën e Dialogut për Lirinë e Shprehjes dhe Sigurinë e Gazetarëve. Aty kërkohet qartazi dekriminalizimi i shpifjes, njohja e gazetarëve si kategori e mbrojtur dhe krijimi i një mekanizmi të reagimit të shpejtë institucional në rast sulmesh.

Përkundër këtyre kërkesave, neni 120 i draftit të ri vazhdon të penalizojë shpifjen dhe nuk ofron masa mbrojtëse për gazetarët. Po ashtu, neni 536 që ndëshkon ndërhyrjet në pavarësinë e gjyqësorit, rrezikon të kufizojë raportimin mediatik mbi çështjet gjyqësore, duke mos përjashtuar aktivitetin gazetaresk nga përgjegjësia penale.

Organizatat theksojnë se formulimi i përgjithshëm dhe i paqartë i disa neneve të draftit lë hapësirë për interpretim arbitrar dhe zbatim selektiv, në dëm të gazetarëve dhe lirisë së medias.

“Është shqetësuese mungesa e garancive ligjore për gazetarët që raportojnë për çështje të ndjeshme si korrupsioni apo abuzimi me detyrën. Ky draft, nëse miratohet në formën aktuale, do të përkeqësojë më tej klimën e pasigurisë për median e pavarur në Shqipëri,” përfundon deklarata./skyweb.al

Etiketat: blerjana binokodi penalliria e shprehjes
Artikulli para

Qeveria miraton Strategjinë e Turizmit deri në 2030, Shqipëria ndahet në 6 rajone turistike

Artikulli pas

Miratohen kreditë me interes 0%, kategoritë që përfitojnë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së
Aktualitet

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Miratohen kreditë me interes 0%, kategoritë që përfitojnë

Miratohen kreditë me interes 0%, kategoritë që përfitojnë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gjiganti botëror i prodhimit do të shkurtojë 16 mijë vende pune
Ekonomi

Gjiganti botëror i prodhimit do të shkurtojë 16 mijë vende pune

Nga Editor
16 Tetor, 2025
0

Kompania më e madhe në botë për ushqime të ambalazhuara, Nestlé, do të shkurtojë 16,000 vende pune në përpjekje për...

Lexo të plotë
FOTO/ “Apokalipsi” në Gramsh, imazhe të dramës që la pas zjarri që përpiu gjithçka

PROCEDURAT/ Si do të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret

16 Gusht, 2025
Shteti me qira, miliona euro për zyra bosh: Mungon vizioni për prona publike të përhershme!

Shteti me qira, miliona euro për zyra bosh: Mungon vizioni për prona publike të përhershme!

8 Tetor, 2025
“Parimi që s’duhet shkelur”, një qasje politike dhe etike mbi hetimet VIP të SPAK sipas ish-ministrit të Financave Arben Malaj

“Parimi që s’duhet shkelur”, një qasje politike dhe etike mbi hetimet VIP të SPAK sipas ish-ministrit të Financave Arben Malaj

19 Nëntor, 2025
Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për konflikt interesi

Fondet IPARD, Frida Krifca miratoi qindra mijëra euro dhe për familjarët e bashkëshortit

8 Tetor, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr