• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

SPAK te Ermal Beqiri dhe rikthimi i Gerond Meçes pas përgjimeve të famshme, “tërmet” te tenderët e AKSHI-t

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
SPAK te Ermal Beqiri dhe rikthimi i Gerond Meçes pas përgjimeve të famshme, “tërmet” te tenderët e AKSHI-t
Share on FacebookShare on WhatsApp

Publikimi në media i lajmit se agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle në zyrat e kompanisë Soft & Solution është një zhvillim shumë i fortë në një nga tregjet më të pasura financiarisht të Shqipërisë sot, teknologjisë së informacionit.

Soft& Solution është kontraktori kryesor i AKSHI-t. Vitin e kaluar kompania realizoi 18.7 milionë euro të ardhura dhe një fitim neto prej 11.2 milionë eurosh.

DETAJET/ BKH bastis zyrat e Soft & Solution, SPAK fut në radar dyshen Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri

Kjo e bën atë një nga kompanitë me efiçëncën më të lartë në botë, me normë fitimi rrumbullak 60 për qind mbi xhiron.

Ose i bën tenderat e AKSHI-t të kripur deri në ekstrem.

Por teksa lajmi i kontrollit të BKH në zyrat e kompanisë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga SPAK, ka disa zhvillime të tjera që sinjalizojnë se perandoria e Beqirit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit mund të ketë filluar të lëkundet. Njëri prej tyre është rikthimi në lojë i Gerond Meçes.

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?

Advanced Business Solutions, kompania e Gerond Meçes, ishte kontraktori më i madh historik i AKSHI-t nga viti 2014, kur socialistët morën pushtetin, deri në vitin 2023 me gati 50 milionë euro pagesa të drejtëpërdrejta nga thesari. Por në vitin 2023 kompanisë iu mbyll dera brutalisht në mënyrë të beftë.

Për gati dy vjet, ABS nuk fitoi asnjë tender të rëndësishëm nga AKSHI, edhe pse Gerond Meçe hynte thuajse tek të gjitha me çmim deri në 40 për qind më pak se të tjerët.

Ergys Agasi nën hetim nga SPAK, reagon biznesmeni, fabrika e cigareve, tenderët e AKSHI dhe raporti me biznesmenin Ermal Beqiri

Ky ishte një zhvillim shumë i fortë në treg dhe arsyet nuk u mësuan asnjëherë. Jo zyrtarisht flitej se arsyet e ndërprerjes së menjëhershme të tenderave për ABS lidheshin me një përgjim ambiental që kishte rënë në dorën e SPAK. Këto zëra fituan edhe më shumë terren, kur të njëjtën gjë e denoncuan publikisht kryetari i opozitës Sali Berisha dhe ish zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj.

Por dënimi i gjatë i Meçes duket se ka përfunduar dhe ABS se po rikthehet në lojën e pasur të tenderave të AKSHI-t, ndonëse nga dera e pasme. Vetëm dy muajt e fundit, kompania e Gerond Meçes ka fituar dy tendera me vlerë gati 5 milionë euro nga Komisioni i Prokurimit Publik, pasi ishte skualifikuar nga AKSHI më parë.

Kjo nuk ishte hera e parë që ABS ankimonte skualifikimet nga AKSHI dhe rivlerësimin e tenderave në KPP. Por deri së fundmi, KPP ja kishte rrëzuar pothuajse të gjitha ankesat. Megjithatë tani diçka duket qartë se ka ndryshuar. Gerond Meçe është rikthyer sërish në lojë dhe kjo nuk mund të ndodhë pa bekim qeveritar.

Për më tepër, Meçe nuk është i vetmi në revansh. Kohët e fundit gjithmonë e më shumë kompani po guxojnë të ankimojnë në KPP tenderat e AKSHI-t, duke përfshirë këtu Data Log dhe Albanian Satellite Communications. Deri pak muaj më parë kjo as që mund të imagjinohej.

Gjithsesi ndryshimi i kuajve të karrocës nuk është aq i thjeshtë. Kur vendosën t’i mbyllin derën Meçes, nuk pati vakum se zëvendësuesi ishte piketuar më parë dhe ishte gati. Këtë herë duket se gjërat nuk janë aq të qarta.

Që nga fillimi i vitit AKSHI është thuajse në ngërç të plotë. Agjencia nuk ka mundur të mbyllë dot asnjë kontratë, pasi thuajse të gjithë tenderat janë të bllokuar në KPP. Këtu përfshihen edhe tendera shumë milionësh të cilët janë zhvilluar që në muajt e parë të vitit dhe vazhdojnë të qëndrojnë pezull.

Për qytetarët ky është një zhvillim i madh pozitiv, sepse sa herë që AKSHI lidh një kontratë, një dorë e gjatë futet në xhepin e tyre. Por përtej kësaj, tregu miliarder IT-së po lëkundet.

Dilema e madhe tani është vetëm një.

A është kjo një lëkundje e kontrolluar, sipas motos së El Chapos, që lojtarët mund të ndryshohen, por loja duhet të vazhdojë? Apo zullumi është trashur në mënyrë të pakthyeshme dhe kafshët kanë dalë nga kafazi? /Kapitali.al

*Titulli është i redaksisë

Etiketat: akshiergys agasiermal beqirigerond mecemirlinda karcanajtenderet
Artikulli para

KUJDES! Mesazhet sensitive me Chat GPT shfaqen në Google

Artikulli pas

Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike
Ekonomi

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur
Ekonomi

Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Komisioni Europian akuzon Meta dhe Tik Tok për shkelje, rrezikojnë gjobë
Aktualitet

Komisioni Europian akuzon Meta dhe Tik Tok për shkelje, rrezikojnë gjobë

Nga Editor
24 Tetor, 2025
0

Komisioni Europian ka deklaruar se Meta dhe TikTok kanë shkelur detyrimet e transparencës sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA). Sipas...

Lexo të plotë
Si të ushqeheni shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit

Si të ushqeheni shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit

19 Shkurt, 2026
Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale, të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë

Shqiptarët fluturuan më shumë në Londër dhe Bergamo, TIA thotë së menaxhoi mbi 1.1 mln pasagjerë në qershor

25 Korrik, 2025
Kërcënim me bombë, avioni i Turkish Airlines bën ulje emergjente në Barcelonë

Kërcënim me bombë, avioni i Turkish Airlines bën ulje emergjente në Barcelonë

15 Janar, 2026
Pse duhet t’i ndërroni çarçafët më shpesh?

Pse duhet t’i ndërroni çarçafët më shpesh?

8 Janar, 2026

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr