• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shpopullimi, bie ndjeshëm numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Gusht, 2025
në Aktualitet
A A
0
Shpopullimi, bie ndjeshëm numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Numri i nxënësve të regjistruar në të gjithë sistemin arsimor në Shqipëri ka shënuar një rënie 1.5% në total për vitin shkollor 2024–2025, duke zbritur në 528,602 nga 536,780 që ishte një vit më parë.

Megjithatë, kjo ulje është më e theksuar në arsimin 9-vjeçar, ku të dhënat tregojnë një tkurrje të ndjeshme me rreth 3% vetëm në një vit shkollor.

Tkurrja e ishte shumë e fortë në arsimin fillor janë regjistruar 136,379 nxënës, nga 141,089 që ishin vitin e kaluar, duke reflektuar një rënie me mbi 4,700 nxënës ose -3%.

Ndërkohë, në ciklin e lartë të arsimit bazë (klasat VI–IX), numri i nxënësve ka rënë nga 116,983 në 114,238 ose -2%.

Në total, arsimi 9-vjeçar ka humbur mbi 7,400 nxënës brenda një viti, duke e bërë atë segmentin me rënien më të fortë në sistemin arsimor.

Rënie është shënuar edhe në arsimin e mesëm, ku këtë vit janë regjistruar 91,125 nxënës nga 92,595 një vit më parë ose -3%.

Brenda këtij niveli, janë ulur regjistrimet si në gjimnazet e përgjithshme, që nga 75,348 kanë zbritur në 73,203, ashtu edhe në shkollat profesionale, nga 17,247 në 17,922, ndonëse ka një rritje të lehtë që mund të reflektojë një interesim në rritje për arsimin profesional.

Nga ana tjetër, arsimi i lartë ka vijuar tendencën rritëse të regjistrimeve. Për vitin 2024–2025 janë regjistruar 122,613 studentë, kundrejt 120,063 vitin e kaluar.

Ndër ta, 70,9 % ndjekin studimet në institucione publike të arsimit të lartë. Në ciklin e studimeve “Bachelor”, për të njëjtën periudhë, janë regjistruar 68.080 studentë, duke shënuar një rënie prej 0,8 %, krahasuar me vitin akademik 2023-2024.

Ashtu si në vitin e kaluar, fusha më e preferuar e studimit mbetet “Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar rreth një e katërta e të gjithë studentëve.

Ndër fushat e tjera të preferuara janë:  “Shëndet dhe mirëqenie” me 20,7 % , “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 18,8 %.

Tendenca e përgjithshme tregon një zhvendosje të interesit te të rinjve drejt fushave teknike dhe shëndetësore, ndërsa disiplinat tradicionale humanitare dhe sociale po humbasin terren.

Të dhënat mbi regjistrimet në arsim pasqyrojnë qartë një rënie të vazhdueshme të popullsisë në moshë shkollore, e cila po ndikon drejtpërdrejt në numrin e regjistrimeve, veçanërisht në arsimin 9-vjeçar.

Kjo prirje ngre shqetësime për të ardhmen e sistemit arsimor dhe për nevojën e reformave që të adresojnë mungesën e brezave të rinj në shkolla./Monitor

Artikulli para

Pensioni në bankë, ISSH nis fushatën sensbilizuese: Çfarë duhet të bëjnë pensionistët

Artikulli pas

REL analizon “bumin turistik” në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së
Aktualitet

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

30 Mars, 2026
Kërcënimet ndaj drejtorit të MCN TV Endri Meksi, reagon Jorida Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve po kthehen në kulturë, policia të marrë masa!
Aktualitet

Kërcënimet ndaj drejtorit të MCN TV Endri Meksi, reagon Jorida Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve po kthehen në kulturë, policia të marrë masa!

30 Mars, 2026
Artikulli pas
REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

REL analizon "bumin turistik" në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shqiptarët jetojnë “të dalë ku të dalë”, të fundit në rajon për sigurimin e jetës: Pse kjo nuk shkon
Ekonomi

Shqiptarët jetojnë “të dalë ku të dalë”, të fundit në rajon për sigurimin e jetës: Pse kjo nuk shkon

Nga SkyWeb
22 Tetor, 2025
0

Shqiptarët, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, mbeten qytetarët që sigurojnë më pak jetën e tyre në krahasim me...

Lexo të plotë
Ndryshime në Kod për monopatinat, jo nën 16 vjeç, shpejtësi deri në 25 km/h, qarkullim vetëm brenda qytetit

Ndryshime në Kod për monopatinat, jo nën 16 vjeç, shpejtësi deri në 25 km/h, qarkullim vetëm brenda qytetit

24 Tetor, 2025
SKEMA/ Arrestohen CEO i Bankers Petroleum Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo , si zhvatën shtetin shqiptar

SKEMA/ Arrestohen CEO i Bankers Petroleum Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo , si zhvatën shtetin shqiptar

2 Korrik, 2025
“YardBarker”: Shqipëria mes destinacioneve më mahnitëse në Ballkan

“YardBarker”: Shqipëria mes destinacioneve më mahnitëse në Ballkan

14 Mars, 2026
Si u shndërrua çokollata e Dubait një trend global në më pak se një vit?

Si u shndërrua çokollata e Dubait një trend global në më pak se një vit?

27 Tetor, 2025

Të Fundit

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr