• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante më 2023

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Gusht, 2025
në Ekonomi, Turizëm
A A
0
Turizmi, Shqipëria heq vizat me 5 shtete
Share on FacebookShare on WhatsApp

Çmimet më të larta dhe fluksi i turistëve po rrit me shpejtësi qarkullimin e të ardhurave në bizneset e shërbimit ushqimor “ Catering dhe restorante, bare etj”.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2023 të ardhurat e bizneseve në sektorin e shërbimit ushqimor ku përfshihen edhe baret arritën në 80,7 miliardë lekë një vlerë e përafërt me 800 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore me 17 për qind. Fitimet neto ishin 13.8 miliardë lekë ose 17 % e xhiros totale me 2023.

Të ardhurat në këto biznese kanë një rritje të qëndrueshme në dekadën e fundit, por përshpejtimi nisi në vitin 2017, ku zhvillimet në sektorin e turizmit u bënë më intensive, sidomos në zonat bregdetare.

Në vitet e pandemisë 2020-2021 për shkak të masave kufizuese të ardhurat në bizneset e restoranteve pësuan rënie, por iu kthyen rritjes së shpejtë në dy vitet pasuese 2022 dhe 2023.

Rritja e të ardhurave në këto biznese po ndodh kryesisht për dy arsye. E para, numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë po rritet me ritme të larta nga viti në vit, çka ka ndikuar në zgjerimin e konsumit në këto njësi. Së dyti të ardhurat në këto biznese janë ndihmuar edhe nga rritja e çmimeve.

Pas pandemisë Covid-19 dhe luftës në Ukrainë çmimet e ushqimeve (lënda e parë e restoranteve) pësuan rritje të fortë. Gjithashtu edhe çmimet e kafesë dhe pijeve të tjera në bare u rriten.

Më 2023 inflacioni në grupin e ushqimeve ishte mbi 13 për qind. Rritjen më të lartë e pësuan recetat me bazë mishi, të cilën kuzhina shqiptare e ka pikë të fortë.

Teksa fitimet dhe qarkullimi në sektorin e bareve dhe restoranteve janë rritur, në anën tjetër numri i bizneseve erdhi në tkurrje ndërmjet 2019 dhe 2023. Kjo për shkak të konsolidimit të bareve dhe restoranteve në rrjetë të mëdha dhe falimentit të bareve të vogla në zonat rurale prej tkurrjes së popullsisë.

Teksa treguesit financiare te bareve dhe restoranteve u rriten ndjeshëm dy vitet e fundit, numri i të punësuarve në këto biznese në vitin 2023 ishte vetëm 2.3% më i lartë se në vitin 2022.

Të dhëna të tërthorta për rritje e numrit të vizitorëve dhe çmimeve garantojnë se qarkullimi në këto biznese ka pësuar rritje edhe në vitet pasuese 2024-2025.

Çmimet e restoranteve në vendin tonë janë ende më të lira se në Europën Perëndimore. Kuzhina shqiptare me një miks recetash mesdhetare dhe vendase është një atraksion që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë.

Kuzhina shqiptare është një pjesë e çmuar dhe ende e pazbuluar e Mesdheut. Recetat shqiptare janë një mozaik me identitet të fortë kombëtar me ndikime osmane, italiane dhe ballkanike.

Ndryshe nga pjesa tjetër e rajonit të Mesdheut kuzhina shqiptare është më pak e komercializuar, çka përbën një potencial të madh për rritje të mëtejshme.

Emigrantet kanë bërë bashkë pjatat më të preferuara të Mesdheut, si picat dhe pastat e Italisë, sufllaqet e Greqisë, qoftet e Turqisë, teksa kuzhina tradicionale vendase dy vitet është në ekspansion.

Turizmi gastronomik ka një interes në rritje për eksperienca autentike dhe ushqime tradicionale dhe Shqipëria mund të ofrojë një përvojë të rrallë.

Por nga ana tjetër zhvillimi i restoranteve kërkon më shumë standardizim, trajnime për stafin dhe më shumë promovim të ushqimit tradicional./monitor

Artikulli para

Shqiptarët neglizhojnë sigurimin kur udhëtojnë

Artikulli pas

DOSJA/ Biseda mes “Sherit” dhe Majlinda Thanës, si nisi hetimi ndaj Bankersit: Dy kazakët kyç

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private
Ekonomi

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike
Ekonomi

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Turizëm

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

30 Mars, 2026
Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur
Ekonomi

Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

DOSJA/ Biseda mes "Sherit" dhe Majlinda Thanës, si nisi hetimi ndaj Bankersit: Dy kazakët kyç

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Plas” në Kukës, ish-kryetari i Bashkisë Granit Gjana çon “në gjyq” Albert Halilajn për tenderin e kompjuterave
Ekonomi

“Plas” në Kukës, ish-kryetari i Bashkisë Granit Gjana çon “në gjyq” Albert Halilajn për tenderin e kompjuterave

Nga SkyWeb
10 Mars, 2026
0

Një përplasje e re ka shpërthyer në Bashkinë e Kukësit, pasi ish kryetari i komanduar i këtij institucioni, Granit Gjana,...

Lexo të plotë
Njoftimi i rëndësishëm prek edhe emigrantët shqiptarë, policia greke: Planifikoni udhëtimin e kthimit, bllokime rrugësh nga fermerët

Njoftimi i rëndësishëm prek edhe emigrantët shqiptarë, policia greke: Planifikoni udhëtimin e kthimit, bllokime rrugësh nga fermerët

3 Janar, 2026
Ballkani në kërkim të… njeriut

Ballkani në kërkim të… njeriut

28 Tetor, 2025
A janë vërtet gratë më empatike se burra apo është thjesht mit?

A janë vërtet gratë më empatike se burra apo është thjesht mit?

16 Shkurt, 2026
Kanadaja drejt vendimit ekstrem: Zëvendësim i avionëve F-35 amerikan me Saab Gripen suedez

Kanadaja drejt vendimit ekstrem: Zëvendësim i avionëve F-35 amerikan me Saab Gripen suedez

14 Shkurt, 2026

Të Fundit

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr