• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

A janë vërtet gratë më empatike se burra apo është thjesht mit?

Editor Nga Editor
16 Shkurt, 2026
në Shëndet
A A
A janë vërtet gratë më empatike se burra apo është thjesht mit?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kërkimet shkencore po sfidojnë stereotipet e vjetra gjinore për empatinë dhe po hapin mënyra të reja të të menduarit për maskulinitetin, shkruan BBC.

Historikisht, tipare si empatia janë konsideruar “natyrshëm femërore”, ndërsa dominanca dhe vendosmëria “mashkullore”. Edhe sot, i njëjti qëndrim mund të etiketohet si “vendosmëri” kur vjen nga një burrë dhe “agresivitet” kur vjen nga një grua. Empatia shpesh shihet si cilësi e grave, ndërsa burrat empatikë perceptohen si të dobët.

Studimet kanë treguar se, mesatarisht, gratë shënojnë pak më lart në testet e empatisë. Psikologu Simon Baron-Cohen ka argumentuar se ekspozimi ndaj testosteronit në mitër mund të ndikojë në zhvillimin social, duke e lidhur më shumë “trurin mashkullor” me sistemimin dhe “trurin femëror” me empatinë. Megjithatë, edhe ai thekson se empatia është rezultat i një ndërthurjeje faktorësh biologjikë dhe socialë.

Shkencëtarë të tjerë, si neuroshkencëtarja Gina Rippon, kundërshtojnë idenë e një “truri femëror empatik” si mit. Sipas saj, dallimet mes gjinive janë të vogla dhe variacioni brenda secilës gjini është shumë më i madh se diferencat mes tyre. Meta-analiza të fundit mbi foshnjat nuk kanë gjetur dallime të lindura në ndërgjegjësimin social mes vajzave dhe djemve.

Edhe një studim i madh gjenetik i vitit 2018 me mbi 46 mijë pjesëmarrës, i udhëhequr nga Varun Warrier, tregoi se gjenet ndikojnë në empati, por nuk lidhen me seksin biologjik. Vetëm rreth 10% e variacionit shpjegohet nga gjenet, çka nënkupton rol të madh të mjedisit.

Socializimi luan rol kyç: vajzat inkurajohen të jenë të kujdesshme dhe të ndjeshme, ndërsa djemtë të fortë dhe të pavarur. Për më tepër, studime të ndryshme sugjerojnë se pushteti mund ta ulë empatinë, ndërsa personat me më pak fuqi ekonomike apo sociale shpesh janë më të aftë në leximin e emocioneve të të tjerëve.

E rëndësishmja është se empatia nuk është tipar i fiksuar. Sipas neurologut Nathan Spreng nga McGill University, ajo mund të zhvillohet gjatë gjithë jetës. Studime të fundit neurologjike tregojnë se truri i burrave dhe grave reagon në mënyrë të ngjashme ndaj dhimbjes së të tjerëve; megjithatë, burrat raportojnë më pak empati në pyetësorë – përveç rasteve kur u thuhet paraprakisht se pritet të dalin mirë.

Kërkimet sugjerojnë se empatia nuk është thjesht çështje gjinie, por rezultat i një ndërthurjeje komplekse biologjie, kulture dhe përvoje. /skyweb.al

Etiketat: burratgrate
Artikulli para

Bishtajoret “pjatë për të varfrit”, por “minierë” me vlera ushqyese

Artikulli pas

Nesër reshje intensive, qarqet që rrezikojnë më shumë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Mjekët pa alternativa trajtimi: Mbi 35 mijë të vdekur çdo vit në Europë nga rezistenca ndaj antibiotikëve
Shëndet

Mjekët pa alternativa trajtimi: Mbi 35 mijë të vdekur çdo vit në Europë nga rezistenca ndaj antibiotikëve

18 Nëntor, 2026
OBSH: Konsumimi i duhanit te gratë dhe vajzat në Evropë mbetet shqetësues
Shëndet

OBSH: Konsumimi i duhanit te gratë dhe vajzat në Evropë mbetet shqetësues

17 Nëntor, 2026
Si ta mbajmë trurin e shëndetshëm me kalimin e moshës? Çfarë thotë shkenca
Shëndet

Si ta mbajmë trurin e shëndetshëm me kalimin e moshës? Çfarë thotë shkenca

17 Nëntor, 2026
Studimi: Varianti gjenetik i trashëguar nga Neandertalët ul rrezikun për skizofreni me gati 10%
Shëndet

Studimi: Varianti gjenetik i trashëguar nga Neandertalët ul rrezikun për skizofreni me gati 10%

17 Nëntor, 2026
Analiza e gjakut mund të tregojë moshën e organeve
Shëndet

A është mjekësia e personalizuar e ardhmja? Europa synon të hartëzojë 100 mijë gjenome njerëzore

17 Nëntor, 2026
Mënyra si konsumoni çajin mund të ndikojë në shëndetin e zemrës. Pse ka rëndësi temperatura?
Shëndet

Mënyra si konsumoni çajin mund të ndikojë në shëndetin e zemrës. Pse ka rëndësi temperatura?

16 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Nesër reshje intensive, qarqet që rrezikojnë më shumë

Nesër reshje intensive, qarqet që rrezikojnë më shumë

Të Përzgjedhura

Shqipëria, ndër vendet ku përdoret më pak Inteigjenca Artificiale
Aktualitet

Shqetësime për sigurinë, OpenAI shtyn publikimin e modelit të ri të ChatGPT

Nga Editor
29 Shtator, 2026
0

OpenAI ka shtyrë publikimin e modelit të saj më të ri të inteligjencës artificiale, pas shqetësimeve të ngritura nga studiuesit...

Lexo të plotë
Kalaja e Gjirokastrës “magnet” për turistët, 200 mijë vizitorë nga janari

Kalaja e Gjirokastrës “magnet” për turistët, 200 mijë vizitorë nga janari

6 Shtator, 2026
Shqipëria kryeson në rajon për të diplomuarit në TIK, por mbetet pas për aftësitë digjitale

Shqipëria kryeson në rajon për të diplomuarit në TIK, por mbetet pas për aftësitë digjitale

14 Gusht, 2025
“South Texas News”: Shqipëria, destinacioni evropian nën radarin e turistëve amerikanë

“South Texas News”: Shqipëria, destinacioni evropian nën radarin e turistëve amerikanë

16 Dhjetor, 2025
Korporata e Investimeve kërkon me dëshpërim investitor për “Lift Tower” mbi Kadastrën: A po mbaron epoka e kullave në Tiranë?

E pesta e vërteta? Korporata e Investimeve tenton sërish me LIFT Tower te Kadastra

2 Shkurt, 2026

Të Fundit

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

18 Nëntor, 2026
E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

18 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr