• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kina dhe Rusia patrullojnë bashkë me nëndetëse, a duhet të shqetësohet SHBA-ja?

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Shtator, 2025
në Aktualitet
A A
0
Kina dhe Rusia patrullojnë bashkë me nëndetëse, a duhet të shqetësohet SHBA-ja?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kina dhe Rusia kanë realizuar për herë të parë një patrullim të përbashkët me nëndetëse, duke shtuar një kapitull të ri në bashkëpunimin e tyre ushtarak, i cili po shfaqet gjithnjë e më hapur vitet e fundit.

Patrullimi, i zhvilluar në gusht në Detin e Kinës Lindore dhe në Detin e Japonisë, përfshiu nëndetësen ruse Volkhov, një nëndetëse kineze të së njëjtës klasë, si dhe dy anije sipërfaqësore ruse: korvetën Gromkiy dhe një anije shpëtimi për nëndetëse. Sipas mediave ruse, Volkhov përshkoi mbi 2,000 milje deri sa mbërriti në Vladivostok.

Të dyja nëndetëset ishin të klasës Kilo, një dizajn sovjetik i viteve ’70 i njohur për qetësinë akustike. Ekspertët theksojnë se kjo zgjedhje ishte logjike, pasi edhe Kina ka importuar këtë tip nga Rusia, duke i bërë më të thjeshta stërvitjet e përbashkëta. Megjithatë, asnjëra palë nuk përfshiu në patrullim nëndetëset bërthamore, për të shmangur ekspozimin e teknologjisë më të avancuar ndaj një aleati që mund të kthehet në rival në të ardhmen.

Analistët perëndimorë e shohin këtë patrullim si një sinjal paralajmërues ndaj SHBA dhe aleancës AUKUS (SHBA–Britani–Australi), e cila parashikon pajisjen e Australisë me nëndetëse bërthamore. “Kjo është pjesë e përpjekjeve për frikësim strategjik,” u shpreh Lyle Goldstein, drejtor i programit Azi në “Defense Priorities”.

Ky nuk është rasti i parë i bashkëpunimit të tillë. Që nga viti 2019, Pekini dhe Moska kanë realizuar patrullime të përbashkëta ajrore me bombardues, përfshirë një fluturim pranë Alaskës në vitin 2024, si dhe manovra të përbashkëta detare dhe tokësore, siç ishte stërvitja Zapad/Interaction 2021.

Megjithatë, analistët theksojnë se ky bashkëpunim është më tepër praktik sesa një aleancë e thellë. Historia e përplasjes kino-sovjetike në vitet ’60 dhe dyshimet reciproke për territore dhe interesa kombëtare mbeten ende gjallë. “Të dy palët e kuptojnë se interesat e tyre nuk përkojnë gjithmonë. Marrëdhënia ka një dozë maturie – as afërsi e tepruar, as varësi e plotë,” vlerëson Goldstein.

Për momentin, patrullimi me nëndetëse të vjetra shërben më shumë si një mesazh politik sesa si një demonstrim i integrimit të thellë ushtarak. Por analistët paralajmërojnë se nëse në të ardhmen Kina dhe Rusia do të vendosin të operojnë së bashku nëndetëset bërthamore, atëherë situata do të shënonte një zhvillim shumë më shqetësues për ekuilibrat strategjikë globalë. /defensenews

Artikulli para

Në kurthin e piramidave online edhe qindra punonjës policie

Artikulli pas

Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së
Aktualitet

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

30 Mars, 2026
Kërcënimet ndaj drejtorit të MCN TV Endri Meksi, reagon Jorida Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve po kthehen në kulturë, policia të marrë masa!
Aktualitet

Kërcënimet ndaj drejtorit të MCN TV Endri Meksi, reagon Jorida Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve po kthehen në kulturë, policia të marrë masa!

30 Mars, 2026
Artikulli pas
35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë

Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qendra e Shqipërisë ia kalon dhe rajoneve të Italisë për përdorimin e makinave elektrike
Ekonomi

Qendra e Shqipërisë ia kalon dhe rajoneve të Italisë për përdorimin e makinave elektrike

Nga Editor
5 Mars, 2026
0

Qendra e Shqipërisë dallon në një hartë të publikuar nga Eurostat për peshën e makinave elektrike të pasagjerëve për vitin...

Lexo të plotë
Apple prezanton iPhone 17, risitë dhe çmimet

Apple prezanton iPhone 17, risitë dhe çmimet

9 Shtator, 2025
ERE nis procedurat për licencimin e TEC-it në Roskovec mes protestave të banorëve

ERE nis procedurat për licencimin e TEC-it në Roskovec mes protestave të banorëve

10 Qershor, 2025
Bamirësi me regji dhe SPAK nëpër këmbë, si e mundi Samir Mane Edi Ramën në propagandë

Bamirësi me regji dhe SPAK nëpër këmbë, si e mundi Samir Mane Edi Ramën në propagandë

16 Dhjetor, 2025
Buxheti dhe paketa fiskale në Kuvend, 8.9 miliardë euro për 2026, në fokus rivlerësimi dhe paqja fiskale

Buxheti dhe paketa fiskale në Kuvend, 8.9 miliardë euro për 2026, në fokus rivlerësimi dhe paqja fiskale

11 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr