• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 27 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Shteti i madh” mban në këmbë ekonominë e vendit, Bujqësia “gropë”

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Shtator, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon
Share on FacebookShare on WhatsApp

Instituti i Statistikave publikoi të dhënat për Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë të vitit 2025, sipas të cilave ekonomia shqiptare u rrit me 3,51% në terma realë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se motori kryesor i rritjes ka qenë sektori i administratës publike, arsimit dhe shëndetësisë, ndërkohë që bujqësia, një nga sektorët më problematikë vitet e fundit, ka shënuar sërish rënie.

Sipas INSTAT, grupi “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” dha kontributin më të lartë në rritjen e PBB-së, me +1,65 pikë përqindje, duke shënuar një rritje prej 15,11% krahasuar me vitin 2024.

Ky është sektori që ka mbajtur peshën më të madhe në përshpejtimin e ekonomisë, i ndjekur nga tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me +0,47 pikë përqindje dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme me +0,37 pikë përqindje. Ndërtimi kontribuoi gjithashtu me +0,30 pikë përqindje, duke reflektuar gjallërinë në sektorin e investimeve infrastrukturore.

Bujqësia në rënie të vazhdueshme

Në krahun tjetër, sektori i “Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit” vijon të tërheqë poshtë ekonominë, duke kontribuar negativisht me -0,46 pikë përqindje.

Aktiviteti shënoi një rënie prej 2,49% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, duke konfirmuar vështirësitë strukturore dhe mungesën e investimeve efektive në këtë fushë.

Po ashtu, “Industria, Energjia dhe Uji” shënuan një tkurrje me 1,79%, duke dhënë një kontribut negativ prej -0,18 pikë përqindje.

Taksat dhe konsumi mbështesin rritjen

“Taksat Neto mbi produktet” dhanë një kontribut pozitiv prej +0,87 pikë përqindje, duke u rritur me 6,53%.

Nga ana e shpenzimeve, konsumi final i popullatës u rrit me 3,88%, ndërsa konsumi final i qeverisë shënoi një rritje të fortë me 12,44%, duke reflektuar rolin gjithnjë e më të madh të shtetit në nxitjen e rritjes ekonomike.

Formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me 4,33%, ndërkohë që eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me vetëm 0,97%, përballë një rritjeje më të fortë të importeve me 3,26%.

Një ekonomi e udhëhequr nga shteti

Të dhënat e INSTAT nxjerrin në pah kontrastin mes sektorëve. Rritja e ekonomisë shqiptare në tremujorin e dytë është mbështetur gjerësisht te shteti dhe shpenzimet publike, ndërkohë që bujqësia dhe industria, dy sektorë bazë për zhvillimin e qëndrueshëm, vazhdojnë të tkurren.

Ky orientim nënvizon varësinë në rritje të ekonomisë nga administrata dhe shpenzimet e qeverisë, duke lënë pas dore sektorët prodhues që mund të sigurojnë stabilitet afatgjatë.

Etiketat: ekonomiainstatpbbprodhimi brendshem brutoqeveria
Artikulli para

Armand Lilo nis ndërtimin e 5 kullave te diga e Liqenit të Tiranës

Artikulli pas

Si po rrënohen bujqësia dhe industria, në rënie të lirë prej më shumë se dy vitesh

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët
Ekonomi

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

27 Shkurt, 2026
Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi
Aktualitet

Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

27 Shkurt, 2026
Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët
Ekonomi

Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët

27 Shkurt, 2026
Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog
Ekonomi

Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog

27 Shkurt, 2026
Kryemadhi ia pason Ramës ligjin e minierave që SPAK thotë se Samir Mane e bleu me vila dhe bileta për në Disneyland
Aktualitet

Kryemadhi ia pason Ramës ligjin e minierave që SPAK thotë se Samir Mane e bleu me vila dhe bileta për në Disneyland

27 Shkurt, 2026
EMRAT/ “Furtunë” në qeveri, Rama ndryshon thuajse të gjithë kabinetin
Aktualitet

EMRAT/ “Furtunë” në qeveri, Rama ndryshon thuajse të gjithë kabinetin

26 Shkurt, 2026
Artikulli pas
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Si po rrënohen bujqësia dhe industria, në rënie të lirë prej më shumë se dy vitesh

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Raporti 9-mujor i AMF: SIGAL IG paguan ¼ e dëmeve të të gjithë tregut
Aviacion

Raporti 9-mujor i AMF: SIGAL IG paguan ¼ e dëmeve të të gjithë tregut

Nga SkyWeb
30 Tetor, 2025
0

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi raportin 9-mujor për tregun e sigurimeve dhe rezultatet konfirmojnë sërish pozicionin e SIGAL Insurance Group...

Lexo të plotë
Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës

25 Shkurt, 2026
Shqiptari! Një identitet, shumë paradokse!

Shqiptari! Një identitet, shumë paradokse!

28 Tetor, 2025
Kadastra e Vlorës shkrihet pas masakrës me pronat dhe maratonës së drejtorëve

Kadastra e Vlorës shkrihet pas masakrës me pronat dhe maratonës së drejtorëve

26 Janar, 2026
“Ritz Paris”, hoteli ku Coco Chanel jetoi dhe krijoi legjendën e saj

“Ritz Paris”, hoteli ku Coco Chanel jetoi dhe krijoi legjendën e saj

4 Janar, 2026

Të Fundit

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

27 Shkurt, 2026
Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

27 Shkurt, 2026
Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE

Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE

27 Shkurt, 2026
Britania forcon masat ndaj emigracionit, ul ndjeshëm numrin e vizave të punës

Britania forcon masat ndaj emigracionit, ul ndjeshëm numrin e vizave të punës

27 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr