• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 5 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Shqiptari! Një identitet, shumë paradokse!

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Tetor, 2025
në OP-ED
A A
0
Shqiptari! Një identitet, shumë paradokse!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Të jesh shqiptar është profesion me orar të plotë.
Çdo mëngjes e nis me mallkime për trafikun, pastaj merr makinën për të bërë 100 metra deri te kafja e lagjes.

Ankohesh për çmimet, por vetëm në Instagram.

Shan qeverinë nga “sabahu në aksham”, por e mbyll gjithmonë me lutjen: “ishalla vë dorën në zemër qeveria”.

Në dasma zihesh, në mort pajtohesh.

Trimërinë e shfaq në këngë e në stadium!

E urren krimin, por adhuron “çunat e fortë”.
Shan Serbinë, por këndon këngë sllave.

Je i bindur se Adami dhe Eva kanë qenë shqiptarë, dhe se çdo popull tjetër është më i prapambetur se ne!

Je i bindur se fajin për prapambetjen e ka Turqia, edhe pse i këndon Erdoganit dhe shkon në spitalet e Stambollit për “derman”.

Italia dhe Greqia, natyrisht, plasin nga xhelozia për turizmin tonë “të mrekullueshëm” dhe bëjnë gjithçka për ta sabotuar.

Plazhet tona janë më të bukurat në botë, edhe pse shumicën nuk i ke parë as në foto as në ëndërr!

Je besimplotë te forcat e tua, por në fund thua: “të kam lënë Zotin”.

Për gjithçka fajëson të huajt, por pastaj bën pyetjen ekzistenciale: “po ndërkombëtarët pse s’ndërhyjnë?”.

Ankohesh për qeverinë, por fajin e ka opozita.

Preferon të mos punosh, sepse “rroga është e ulët”.

E pret liderin me këngë në hyrje të tunelit dhe e shan sa del nga tuneli!

I çon fëmijët në shkolla private dhe pasdite merr mësues nga shkolla shtetërore për kurse private

Gëzohesh si fëmijë kur dikush shkon në SPAK, edhe pse çështja jote është harruar në gjykatë prej 20 vjetësh.

Flet hareshëm për integrimin në Europë, por dashuron Amerikën.

Mburresh me tolerancën fetare, por intolerancën e ke kryefe.

Bën shqiponjën me duar në çdo event, por me shpejtësi drite ikën edhe natën drejt “dherave të tjera”.

Kafen nuk e pi për t’u zgjuar, por për të harruar.

Pi espreson italiane në filxhan turk, duke dëgjuar muzikë greke dhe parë lajmet nga Ukraina.

Je gjithmonë i zënë me punë, por gjithmonë gati për një kafe që zgjat deri në darkë.

Flet për politikën si analist, për futbollin si trajner kombëtaresh dhe për çështje globale si ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare.

Flet për bujqësi & blegtori në nivel akademik, edhe pse i vetmi kontakt me fshatin është Instagrami.

Komunikon me mbarë botën falë internetit, por për çështje të rëndësishme prapë beson “gjithologun e darkës”.

Shkruan komente para se të lexosh postimin nga frika se ndërron mendje dhe nuk e shan autorin!

Ke më shumë besim tek filxhani i kafesë dhe te fati se tek çdo institucion i shtetit.

Je i pajisur me makinën dhe telefonin e vitit 2025, por shtang nga frika kur të del në rrugë një mace e zezë.

Lutja jote e parë nuk është për shëndet, por për llotarinë.

Në vend që të përballesh me problemin thua: “kështu ka qenë e shkruar”.

Ankohesh për korrupsionin, por kërkon të zgjidhesh hallin me një “kafe të vogël”.

E do çdo gjë “shumë të mirë”, por kërkon ta blesh sa më lirë!

Je i bindur se askush s’e do Shqipërinë më shumë se ti, ndërsa vetë planifikon të ikësh “për pak kohë”, derisa “të bëhet më mirë këtu”.
Vetë do që të ikësh, por do që të tjerët të kthehen!

Artikulli para

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse

Artikulli pas

Inteligjenca artificiale po ndikon negativisht te fëmijët, gjigantët e teknologjisë nën hetim

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
OP-ED

Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

21 Gusht, 2026
Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini
OP-ED

Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

21 Gusht, 2026
Inteligjenca Artificiale po bëhet më njerëzore, por a duhet trajtuar si e tillë?
Kryesore

Inteligjenca Artificiale po bëhet më njerëzore, por a duhet trajtuar si e tillë?

21 Gusht, 2026
Histori me miza dhe buaj, Pacolli reagon sërish pas ultimatumit për Ramën
OP-ED

Pse Shqipëria e fiton Arbitrazhin për Aeroportin e Vlorës

19 Gusht, 2026
Çfarë është zjarri i planifikuar ?
Aktualitet

Çfarë është zjarri i planifikuar ?

17 Gusht, 2026
Vlora e kthyer në “një prostitutë” të pasjellshme turistike!
OP-ED

Vlora e kthyer në “një prostitutë” të pasjellshme turistike!

12 Gusht, 2026
Artikulli pas
Inteligjenca artificiale po ndikon negativisht te fëmijët, gjigantët e teknologjisë nën hetim

Inteligjenca artificiale po ndikon negativisht te fëmijët, gjigantët e teknologjisë nën hetim

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

DETAJET/ Fluturim direkt Shqipëri-Kanada, për çfarë e kishte fjalën Rama kur tha se u bllokua për shkak të pezullimit të Ballukut
Aviacion

DATA/ Kur do të nisin fluturimet direkte nga Tirana përtej Atlantikut, gjithçka është gati

Nga SkyWeb
22 Shkurt, 2026
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po hyn në një fazë të re strategjike zhvillimi, ku fokus i veçantë po i jepet...

Lexo të plotë
Qeveria vendos: E premtja ditë pushimi për administratën

Qeveria kompenson bizneset për rritjen e pagës minimale, mbulohen kontributet shtesë deri në shtator 2026

7 Mars, 2026
Nis në mars 2026, si do të aplikohet zbritja 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim te deklarata DIVA

SHEMBULLI/ Si mund të përfitoni mbi 30 mijë lekë rimbursim nga tatimet për fëmijët nën 18 vjeç

2 Janar, 2026
Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugallës

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugallës

3 Mars, 2026
“Islands”: Vizitoni Shqipërinë, perlën e Ballkanit! Ksamili si “Karaibet e Evropës”

“Islands”: Vizitoni Shqipërinë, perlën e Ballkanit! Ksamili si “Karaibet e Evropës”

9 Prill, 2026

Të Fundit

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

5 Shtator, 2026
Rama nga Italia:  Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

Rama nga Italia: Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

5 Shtator, 2026
Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

5 Shtator, 2026
Kujtimet rikthehen vazhdimisht. Pse nuk harrohet kurrë shkolla e mesme

Kujtimet rikthehen vazhdimisht. Pse nuk harrohet kurrë shkolla e mesme

5 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr