• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Trafiku i kokainës, SPAK bastis zyrat e biznesmenëve Redi Peza dhe Ardi Kollçaku

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Qershor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Trafiku i kokainës, SPAK bastis zyrat e biznesmenëve Redi Peza dhe Ardi Kollçaku
Share on FacebookShare on WhatsApp

 

SPAK ka zgjeruar hetimet në kuadër të operacionit që goditi një grup të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës, duke urdhëruar kontrolle në 23 banesa, zyra dhe shoqëri tregtare.

Sipas SPAK, grupi kriminal drejtohej nga Salvatore Aliu, Shpëtim Aliu, Dritan Gjika, Eldi Dizdari dhe Armando Pacani, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në zbatim të vendimeve të gjykatës, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në disa ambiente që lidhen me persona dhe kompani të përmendura në hetim.

Kontrollet janë kryer te Redi Peza, pronar i shoqërive “Porto Lalzi” dhe “Sviluppo Mare”, te biznesmeni Ardi Kollçaku, pronar i “Anchor Invest”, si dhe te Kujtim Shtufi dhe kompania “Ferro Beton” sh.p.k.

SPAK dyshon se një pjesë e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë futur në ekonominë shqiptare përmes investimeve në ndërtim, pasuri të paluajtshme dhe projekte turistike.

Hetimi po përqendrohet te gjurmimi i lëvizjeve financiare, transaksioneve bankare, kontratave dhe lidhjeve të mundshme mes kapitalit të dyshuar kriminal dhe investimeve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Sipas hetuesve, skema e dyshuar synonte pastrimin e parave të drogës duke i kanalizuar ato në aktivitete të ligjshme, kryesisht në tregun e pronave dhe ndërtimit, një sektor që vitet e fundit është konsideruar me rrezik të lartë për qarkullimin e kapitalit me burim të paqartë.

Kontrollet në banesa, zyra dhe kompani janë pjesë e përpjekjeve të SPAK për të siguruar dokumente, pajisje elektronike dhe prova të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrjetit financiar të grupit.

Akuzat dhe dyshimet e ngritura nga SPAK mbeten për t’u provuar në gjykatë. /skyweb.al 

Etiketat: ardi kollcakuredi peza
Artikulli para

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Artikulli pas

Bankat qendrore po tërheqin arin nga SHBA dhe Britania, rriten shqetësimet gjeopolitike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rikthehet lotaria amerikane, cilat janë kriteret për të aplikuar
Aktualitet

Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027, pezullohet regjistrimi për Green Card

31 Tetor, 2026
Masat e reja të qeverisë për fëmijët, zgjatet koha e qendrimit në shkollë
Aktualitet

Masat e reja të qeverisë për fëmijët, zgjatet koha e qendrimit në shkollë

31 Tetor, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Dje e shtrenjtoi me 6 lekë, sot e ul po me 6 lekë: Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

31 Tetor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës
Aktualitet

Mbi 300 tonë mbetje të rrezikshme në qiell të hapur, Prokuroria nis hetimet ndaj Albchrome

31 Tetor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!
Aktualitet

Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

30 Tetor, 2026
Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00
Aktualitet

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ari bie në nivelin më të ulët që prej nëntorit

Bankat qendrore po tërheqin arin nga SHBA dhe Britania, rriten shqetësimet gjeopolitike

Të Përzgjedhura

Shqipëria ende larg standardeve europiane për përdorimin e shërbimeve bankare online
Ekonomi

Shqiptarët kanë kontroll nga telefoni vetëm për gjysmën e llogarive, për të tjerat shkohet mbahet radhë në bankë

Nga SkyWeb
16 Mars, 2026
0

Vetëm 47% e llogarive bankare në Shqipëri aksesohen edhe përmes internetit nga aplikacionet ose faqet online të bankave. Pavarësisht se...

Lexo të plotë
Noti në lumenj e liqene po bëhet popullor, por a është i shëndetshëm?

Noti në lumenj e liqene po bëhet popullor, por a është i shëndetshëm?

28 Korrik, 2026
Reshjet e nëntorit rekord, Shqipëria më e goditura në rajon

Reshjet e nëntorit rekord, Shqipëria më e goditura në rajon

4 Dhjetor, 2025
Merz: Avionët gjermanë mund të mbajnë edhe armë bërthamore britanike e franceze

Merz: Avionët gjermanë mund të mbajnë edhe armë bërthamore britanike e franceze

19 Shkurt, 2026
Teknologjia takon sigurinë, One Albania mban workshop-in “Cyber Ready” në bashkëpunim me ekspertët e AKSK

Teknologjia takon sigurinë, One Albania mban workshop-in “Cyber Ready” në bashkëpunim me ekspertët e AKSK

4 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Nafta 20 lekë/litri, furgoni me ushqime 300 euro: Del “bursa” e ryshfetit në Doganën e Bllatës, kush është “Laluci” që bën ligjin në Dibër?

Nafta 20 lekë/litri, furgoni me ushqime 300 euro: Del “bursa” e ryshfetit në Doganën e Bllatës, kush është “Laluci” që bën ligjin në Dibër?

31 Tetor, 2026
Gripi po rikthehet më herët se zakonisht

Gripi po rikthehet më herët se zakonisht

31 Tetor, 2026
Rikthehet lotaria amerikane, cilat janë kriteret për të aplikuar

Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027, pezullohet regjistrimi për Green Card

31 Tetor, 2026
500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr