• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 5 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Merz: Avionët gjermanë mund të mbajnë edhe armë bërthamore britanike e franceze

Editor Nga Editor
19 Shkurt, 2026
në Aviacion
A A
0
Merz: Avionët gjermanë mund të mbajnë edhe armë bërthamore britanike e franceze
Share on FacebookShare on WhatsApp

Avionët luftarakë gjermanë mund të pajisen në të ardhmen edhe me armë bërthamore britanike apo franceze. Këtë ide e hodhi të mërkurën kancelari Friedrich Merz, në kuadër të diskutimeve për forcimin e mbrojtjes bërthamore evropiane.

Sipas tij, disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, po shqyrtojnë alternativa përtej mbështetjes tradicionale te SHBA-ja në fushën e parandalimit bërthamor. Merz bëri të ditur se është në bisedime me partnerë evropianë, veçanërisht me Francën, për ndërtimin e një sistemi të përbashkët parandalues në nivel kontinental.

Ai përjashtoi mundësinë e krijimit të një arsenali bërthamor gjerman, por theksoi se, ashtu siç avionët gjermanë mund të mbajnë armë bërthamore amerikane, një gjë e tillë mund të realizohej edhe me armë britanike apo franceze. Këto komente ai i bëri në podcastin gjerman Machtwechsel.

Për dekada me radhë, siguria e Evropës është mbështetur kryesisht në angazhimin e Uashingtonit dhe në rolin kyç të arsenalit bërthamor amerikan si faktor parandalues. Por rizgjedhja e presidentit amerikan Donald Trump, si dhe deklaratat e tij kritike ndaj aleancës së NATO-s dhe komentet mbi Groenlandën, kanë shtuar pasiguritë për vazhdimësinë e kësaj qasjeje.

Ndërkohë, marrëveshja dypalëshe New START, që kufizonte arsenalet strategjike bërthamore të SHBA-së dhe Rusisë, skadoi në fillim të shkurtit pa përpjekje serioze për rinovim.

Merz kujtoi se Franca ka ofruar më herët përfshirjen e Gjermanisë në kuadrin e saj të parandalimit bërthamor, duke theksuar se një propozim i tillë meriton të shqyrtohet seriozisht në rrethanat aktuale.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi në Konferencën e Sigurisë në Mynih se Evropa nuk synon të zëvendësojë ombrellën bërthamore amerikane, por të forcojë arkitekturën ekzistuese të sigurisë.

Aktualisht, avionët e vjetër Tornado të Gjermanisë janë të certifikuar për të mbajtur armë bërthamore amerikane. Ata pritet të zëvendësohen nga 35 avionë luftarakë F-35 Lightning II të porositur nga Gjermania në vitin 2022.

Etiketat: avionet
Artikulli para

“Ulysse News”: Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre destinacione mesdhetare, tri përvoja unike për 2026-n

Artikulli pas

“Me këdo të martohesh, është vendimi financiar më i madh në jetë”: 6 pyetjet për paranë që duhet të bëni që në takimin e parë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Air Albania nis fluturimet Tiranë-Vjenë
Aviacion

Air Albania kthehet në “varrezë detyrimesh”, stjuardesa e njohur e çon në gjykatë

5 Tetor, 2026
Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion
Aviacion

Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion

5 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

2 Tetor, 2026
41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë
Aviacion

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

2 Tetor, 2026
Kriza te Volotea, borxhi arrin në 356 milionë euro
Aviacion

Kriza te Volotea, borxhi arrin në 356 milionë euro

1 Tetor, 2026
Këto 10 kompani ajrore kanë WiFi-n më të mirë në bord
Aviacion

Këto 10 kompani ajrore kanë WiFi-n më të mirë në bord

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
“Me këdo të martohesh, është vendimi financiar më i madh në jetë”: 6 pyetjet për paranë që duhet të bëni që në takimin e parë

“Me këdo të martohesh, është vendimi financiar më i madh në jetë”: 6 pyetjet për paranë që duhet të bëni që në takimin e parë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Neandertalët mund të kenë kryer ndërhyrjen e parë dentare 59 mijë vjet më parë
Shëndet

Neandertalët mund të kenë kryer ndërhyrjen e parë dentare 59 mijë vjet më parë

Nga Editor
15 Maj, 2026
0

Një dhëmb i pazakontë i gjetur në një shpellë në Siberi po u jep shkencëtarëve prova se Neandertalët mund të...

Lexo të plotë
Fëmijët “pushtojnë” Aeroportin e Ndërkombëtar të Tiranës për 1 Qershor

Fëmijët “pushtojnë” Aeroportin e Ndërkombëtar të Tiranës për 1 Qershor

5 Qershor, 2025
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e popullatës, ngadalësohet konsumi

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e popullatës, ngadalësohet konsumi

30 Shtator, 2025
Padia e pronarit të Megatek Dionis Teqja kundër mediave, SafeJournalists: Vendimi i gjykatës, precedent i rrezikshëm, ngre shqetësime për proporcionalitetin

Padia e pronarit të Megatek Dionis Teqja kundër mediave, SafeJournalists: Vendimi i gjykatës, precedent i rrezikshëm, ngre shqetësime për proporcionalitetin

7 Maj, 2026
S’ka lidhje me zogun dhe as me paqen, pse Berisha e quante dje Spiropalin “pëllumbeshë”

S’ka lidhje me zogun dhe as me paqen, pse Berisha e quante dje Spiropalin “pëllumbeshë”

24 Korrik, 2026

Të Fundit

Presidenti Begaj nga Shkolla e Magjistraturës: Tani hetimi dhe gjykimi i njerëzve me pushtet nuk është më i pamundur

Presidenti Begaj nga Shkolla e Magjistraturës: Tani hetimi dhe gjykimi i njerëzve me pushtet nuk është më i pamundur

5 Tetor, 2026
Zbulim i ri shkencor për Alzheimerin, një molekulë rikthen kujtesën te kafshët

Zbulim i ri shkencor për Alzheimerin, një molekulë rikthen kujtesën te kafshët

5 Tetor, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

Afati final, Kadastra shpjegon me DETAJE si të rivlerësoni pasurinë përmes e-Albania

5 Tetor, 2026
Nobeli në Mjekësi u jepet tre shkencëtarëve për një zbulim që ndryshoi studimin e trurit

Nobeli në Mjekësi u jepet tre shkencëtarëve për një zbulim që ndryshoi studimin e trurit

5 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr