• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 14 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Rikthehen fluturimet, por vijon kaosi me pasagjerët në aeroportet amerikane dhe europiane: Defekti nxjerr zbuluar sistemin e vjetruar të kontrollit ajror

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Nëntor, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
Rikthehen fluturimet, por vijon kaosi me pasagjerët në aeroportet amerikane dhe europiane: Defekti nxjerr zbuluar sistemin e vjetruar të kontrollit ajror
Share on FacebookShare on WhatsApp

Hapësira ajrore e Shteteve të Bashkuara është rihapur pas një ndërprerjeje të paprecedentë të fluturimeve në shkallë kombëtare, por mijëra pasagjerë vazhdojnë të përballen me anulime dhe vonesa të mëdha edhe gjatë mëngjesit të së shtunës, 14 nëntor.

Administrata Federale Amerikane e Aviacionit (FAA) ka hequr urdhrin që ndalonte nisjen e avionëve nga aeroportet amerikane, pasi problemet në sistemet e komunikimit të kontrollit të trafikut ajror detyruan autoritetet të pezullonin fluturimet për disa orë të premten.

Vendimi për ndalimin e fluturimeve ishte marrë për arsye sigurie, pas një defekti në rrjetin e telekomunikacionit që preku qendrat e kontrollit të trafikut ajror në të gjithë vendin.

FAA njoftoi se sistemet janë testuar përpara dhënies së autorizimit për rifillimin e fluturimeve, për t’u siguruar se funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe të besueshme.

Megjithatë, rikthimi i operacioneve po bëhet gradualisht, ndërsa pasagjerët janë këshilluar të kontaktojnë kompanitë ajrore për të verifikuar statusin e fluturimeve të tyre.

Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, fajësoi për incidentin sistemin e vjetruar të kontrollit të trafikut ajror, të cilin e cilësoi si jashtëzakonisht të vjetër.

Sipas tij, infrastruktura teknologjike nuk ka arritur të përballojë ngarkesën e të dhënave, duke shkaktuar probleme në komunikim dhe në informacionin e transmetuar nga radarët.

Defekti lidhej me pajisjet e vjetra të rrjetit, përfshirë ruterat dhe pajisjet që drejtojnë komunikimin e të dhënave, të cilat u mbingarkuan dhe filluan të transmetonin informacione të paqëndrueshme.

Duffy konfirmoi se hapësira ajrore amerikane u rihap në orën 20:15 të së premtes, sipas kohës së bregdetit lindor të SHBA-së, që korrespondon me orën 02:15 të së shtunës në Shqipëri.

Por ai paralajmëroi se rihapja nuk nënkupton rikthimin e menjëhershëm të të gjitha fluturimeve.

Sipas sekretarit të Transportit, kompanitë ajrore duhet të verifikojnë disponueshmërinë e avionëve, pilotëve dhe ekuipazheve, shumë prej të cilëve kanë mbetur jashtë pozicioneve të planifikuara për shkak të ndërprerjes.

Autoritetet po bashkëpunojnë me kompanitë për të rikthyer sa më shumë fluturime, por normalizimi i plotë i situatës mund të kërkojë disa ditë.

Mijëra fluturime të anuluara, problemet vazhdojnë edhe të shtunën

Pasojat e ndërprerjes vazhdojnë të ndihen në aeroportet kryesore amerikane, ku mijëra pasagjerë kanë mbetur në pritje të fluturimeve të tyre.

Sipas shifrave të FlightAware të cituara në raportimet e së shtunës, më shumë se 8,860 fluturime drejt ose nga Shtetet e Bashkuara rezultonin të anuluara për të premten.

Ndërkohë, rreth 2,650 fluturime të tjera ishin anuluar deri në orët e para të së shtunës, ndërsa numri mund të ndryshojë gjatë ditës.

Edhe harta e ndërprerjeve të Flightradar24 tregon probleme të konsiderueshme në aeroportet amerikane, pavarësisht rifillimit të operacioneve.

Kompanitë United Airlines, Delta Air Lines dhe American Airlines kanë njoftuar se po rikthejnë gradualisht aktivitetin.

American Airlines bëri të ditur se po përpiqet të realizojë sa më shumë fluturime të mbetura, ndërkohë që po riorganizon avionët dhe ekuipazhet për të përshpejtuar normalizimin e operacioneve në ditët në vijim.

Incidenti i së premtes ishte ndalimi i dytë kombëtar i nisjeve të fluturimeve në Shtetet e Bashkuara që prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Rasti i mëparshëm ndodhi në janar 2023, kur një defekt në sistemin e njoftimeve për pilotët detyroi FAA-në të pezullonte përkohësisht nisjet e fluturimeve të brendshme.

Ngjarja e fundit ka rikthyer debatin mbi nevojën për modernizimin e infrastrukturës amerikane të kontrollit ajror.

Autoritetet kanë kërkuar dhjetëra miliarda dollarë investime për zëvendësimin e sistemeve të vjetruara, ndërsa ndërprerja e së premtes ka treguar pasojat që mund të shkaktojë një defekt teknik në një rrjet kaq të rëndësishëm për transportin ajror ndërkombëtar. /skyweb.al

Artikulli para

“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001

Artikulli pas

Krizë te Mercedes-Benz, kompania pezullon investimet në Gjermani dhe paralajmëron mbylljen e fabrikave! Punonjësve u kërkohet të punojnë më shumë për të njëjtën pagë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit
Ekonomi

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Aktualitet

Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

14 Nëntor, 2026
Ia hodhi SPAK-ut, por tenderi për Rezervuarin e Kurjanit mund t’a riktheje Majlinda Bufin nën akuzë: KLSH gozhdon kryebashkiaken
Ekonomi

Ia hodhi SPAK-ut, por tenderi për Rezervuarin e Kurjanit mund t’a riktheje Majlinda Bufin nën akuzë: KLSH gozhdon kryebashkiaken

14 Nëntor, 2026
Pse ky model avioni bën uljen më “fantastike” krahasuar me të tjerët!
Aviacion

Pse ky model avioni bën uljen më “fantastike” krahasuar me të tjerët!

14 Nëntor, 2026
AI kthehet në kërcënimin kryesor për sistemin financiar, FED ngre alarmin për rrezikun e një krize
Ekonomi

AI kthehet në kërcënimin kryesor për sistemin financiar, FED ngre alarmin për rrezikun e një krize

14 Nëntor, 2026
Krizë te Mercedes-Benz, kompania pezullon investimet në Gjermani dhe paralajmëron mbylljen e fabrikave! Punonjësve u kërkohet të punojnë më shumë për të njëjtën pagë
Ekonomi

Krizë te Mercedes-Benz, kompania pezullon investimet në Gjermani dhe paralajmëron mbylljen e fabrikave! Punonjësve u kërkohet të punojnë më shumë për të njëjtën pagë

14 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Krizë te Mercedes-Benz, kompania pezullon investimet në Gjermani dhe paralajmëron mbylljen e fabrikave! Punonjësve u kërkohet të punojnë më shumë për të njëjtën pagë

Krizë te Mercedes-Benz, kompania pezullon investimet në Gjermani dhe paralajmëron mbylljen e fabrikave! Punonjësve u kërkohet të punojnë më shumë për të njëjtën pagë

Të Përzgjedhura

Mjekët zbulojnë lidhjen, ky trajtim për diabetin shkakton rënien e flokëve
Aktualitet

Mjekët zbulojnë lidhjen, ky trajtim për diabetin shkakton rënien e flokëve

Nga Editor
18 Nëntor, 2025
0

Carol Saffran filloi të përdorte Ozempic një vit më parë për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, pasi mjekimet...

Lexo të plotë
Ndodh në Tiranë! Banorët shtrojnë rrugën pas 5 vitesh pritje, Anuela Ristani u çon rruspat: Do t’jua prishim!

Ndodh në Tiranë! Banorët shtrojnë rrugën pas 5 vitesh pritje, Anuela Ristani u çon rruspat: Do t’jua prishim!

28 Maj, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

Ngadalësohet kreditimi për banesa, zgjerohet huaja për konsum: Bankat tregojnë kujdes te bizneset e vogla dhe të mesme

22 Prill, 2026
Hapet rruga, si bëhet kalimi për në Korçë duke nisur nga sot në mesditë

Hapet rruga, si bëhet kalimi për në Korçë duke nisur nga sot në mesditë

3 Mars, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026

Të Fundit

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

14 Nëntor, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

14 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr