• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ngadalësohet kreditimi për banesa, zgjerohet huaja për konsum: Bankat tregojnë kujdes te bizneset e vogla dhe të mesme

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kredia në ekonomi po ndjek një trajektore të pabarabartë, ku përfituesit kryesorë mbeten bizneset e mëdha, ndërsa individët dhe bizneset e vogla përballen me kufizime të dukshme, sidomos në financimin e banesave dhe investimeve.

Kjo tablo del nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë në raportin “Vrojtimi i Aktivitetit Kreditues për tremujorin e parë 2026”.

Sipas raportit, kërkesa për kredi nga bizneset është rritur, por kjo rritje mbështetet pothuajse tërësisht nga biznesi i madh.

Ky segment ka kërkuar më shumë financim për investime dhe për kapital qarkullues, ndërsa bizneset e vogla dhe të mesme kanë shfaqur kërkesë më të dobët dhe kanë përfituar më pak nga lehtësimi i kushteve.

Kjo tregon një përqendrim të kreditimit në pak aktorë ekonomikë, duke lënë jashtë pjesën më të madhe të sipërmarrjes.

Në të njëjtën kohë, tregu i banesave po reflekton kufizime të qarta në kreditim. Kërkesa për kredi për blerje apartamentesh ka rënë, një zhvillim që bankat e lidhin drejtpërdrejt me vonesat në zbatimin e kuadrit ligjor për vlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe me kufizimet rregullatore në fuqi.

Kjo situatë ka frenuar financimin e pasurive të paluajtshme, duke ndikuar jo vetëm te qytetarët, por edhe te sektorët e lidhur me ndërtimin dhe investimet afatgjata.

Paralelisht, një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rritja e kredive për konsum.

Bankat kanë lehtësuar kushtet pikërisht në këtë segment, përmes uljes së marzheve, rritjes së shumës së kredisë dhe zgjatjes së afateve të shlyerjes. Si rezultat, kërkesa për kredi konsumatore është rritur, ndërkohë që kreditimi për investime dhe për banesa nuk ka ndjekur të njëjtin ritëm.

Kjo prirje tregon një zhvendosje të strukturës së kreditimit, ku ekonomia mbështetet gjithnjë e më shumë te konsumi i financuar me borxh, ndërsa financimi i investimeve dhe i pasurive të paluajtshme mbetet i kufizuar./skyweb.al

Etiketat: investimekredia
Artikulli para

Balancimi si art: Çfarë e afron dhe çfarë e ndan Edi Ramën nga Josip Broz Tito

Artikulli pas

Valë e re infeksionesh me HIV në Shqipëri gjatë 2025, rekord që nga 2016

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Valë e re infeksionesh me HIV në Shqipëri gjatë 2025, rekord që nga 2016

Valë e re infeksionesh me HIV në Shqipëri gjatë 2025, rekord që nga 2016

Të Përzgjedhura

Harrojeni Francën, vera më e mirë në botë prodhohet në një cep të….Suedisë
Turizëm

Harrojeni Francën, vera më e mirë në botë prodhohet në një cep të….Suedisë

Nga SkyWeb
23 Gusht, 2026
0

Suedia nuk është vendi i parë që të vjen ndër mend kur flitet për verëra të nivelit botëror. Por një...

Lexo të plotë
HISTORIKE/ Shitja e makinave elektrike tejkalon ato me djegie të brendshme në BE

Leku letër, shqiptarët importuan gati 10 000 automjete gjatë qershorit

6 Korrik, 2026
Një burrë në Kinë jetoi 170 ditë me mëlçi derri të transplantuar

Një burrë në Kinë jetoi 170 ditë me mëlçi derri të transplantuar

9 Tetor, 2025
28 milion euro, shpallet mega tenderi për uniformat e policisë, kush janë PRETENDENTËT

Dosja e 3 zyrtarëve të AMP-së del ‘Nul’ në gjykatë. Apeli revokon masat për shefin e AMP Korçë dhe dy vartësit…

26 Korrik, 2026
Rama: Pezullimi i Ballukut ka bllokuar fluturimet Shqipëri-Kanada

Rama: Pezullimi i Ballukut ka bllokuar fluturimet Shqipëri-Kanada

3 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr